Partia Boshnjake: Në pikëpyetje përkrahja e kandidatit presidencial

Partia Boshnjake ende nuk ka vendosur se cilin kandidat do të përkrahin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, deklaroi për MINA kryetari i kësaj parti Rafet Husovic.

Ai theksoi marrëveshjen e koalicionit qeveritarë, në të cilën obligohen për mbështetje të kandidatit të DPS-së, megjithatë sipas fjalëve të tij, a do të përkrahin kandidatin e DPS-së, partia e tij do të vendosin brenda 15 ditëve.

Nimanbegu dhe Gjeka të vendosur

Në anën tjetër, deputet e dy koalicioneve shqiptare, Nimanbegu dhe Gjeka kishin deklaruar se do të përkrahin kandidatin Vujanovic nga radhët e DPS-së.

Deputeti Genci Nimanbegu nga Forca kishte deklaruar se ata do të përkrahin kandidatin presidencial nga radhët e DPS-së dhe se nuk duhet kushtëzuar por të bisedohet me partnerët, duke theksuar marrëveshjen e nënshkruar për formimin e shumicës me DPS-në, e cila i obligon të përkrahin kandidatin e tyre.
Ndërsa Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare, e cila është pjesë e koalicionit shqiptarë “Forca për Bashkim”, njëkohësisht edhe pjesë e koalicionit qeveritarë, kishte deklaruar se përkrahja e kandidatit presidencial të DPS-it duhet kushtëzuar me përcaktimin e datës së referendumit për statusin e Komunës së Tuzit. /Malesia.Org/

2 Comments

  1. ketu dicka po berzihet duket e sdin as meu marr vesh keta shqiptar me njeri tjetrin, shihet qart se mosmarrveshje ska. Keta dy depuetet ne dy vitet e para Genci e Fatmiri thone se do e perkrahin pa kushte kandidatin e dps , nga ana tjeter shihet se vaseli i cili do vijne dy vite mas deputet pa kushte sdo e perkahin Vujanovicin, poashti sic po flitet mosmarrveshje ka edhe brenda lidhjes demokrtike pjes e koalicionit shqiptar qe do e ken deputetin edhe ata mas dy vitesh ne zavendesim te fatmirit, sic shihe ld nuk eksponohet per media ende dhe thone se bardhi don perseri te bashkepunoj me deg te malesis e plaves e keto dy te fundit ne asnje menyr duket sdo e perkrahin kandidatin e dps, le te shohim ca po na bjen koha.

  2. O s’na tradhtojn ne “vellezerit ton” boshnjak,ska mundesi qe ta perkrahin Vujanoviqin.

Comments are closed.