Përfaqësuesi i koalicionit shqiptarë “Forca për Bashkim”, Vasel Sinishtaj, ka kërkuar nga kryeministri, Milo Djukanovic që me autoritetin e vetë të ndikoj në organet kompetente dhe deri në fund të marsit të shpallet data e referendumit në të cilin qytetarët e Malësisë do të vendosin për statusin e Malësisë, njofton RTCG.
Sinishtaj në letrën e hapur drejtuar kryeministrit ka theksuar se nga shpejtësia e zgjidhjes së çështjes së referendumit konsultativ do të varet raporti i mëtejmë i partive shqiptare ndaj Qeverisë, pastaj ndaj ndryshimeve kushtetuese në pjesën e gjyqësorit dhe ndaj zgjedhjeve presidenciale.
Sinishtaj i ka përkujtuar Djukanovic-it, se në fushatën parazgjedhore në Tuz ka premtuar mbajtjen e referendumit për Komunën e Malësisë.
Në letrën dërguar kryeministrit, Sinishtaj përkujtoj se klubi i partive shqiptare në gusht të vitit të kaluar ia ka dorëzuar Kuvendit propozimin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial dhe njëkohësisht ka propozuar studimin e qëndrueshmërisë për Komunën e Malësisë. /Malesia.Org/
Poti vaso ashe se ulqini nuk i intereso malsia vetem naj ka marr jato vota e tash luajn me ne cic mic e skem chka bajm por mir na e kan ba , ti vaso nuk ije fajtor munohe sa much e sa dvete ,per fat te keq dvete shum pak !!!
0 Vaselano, nuk i besohet me Gjukanit JOOOO! Pra duhet kerkuar statusin e komunes pa kushte , pra edhe pa referendum.. DPS do te vazhdoje me premtime edhe metutje, sepse pas zgjedhjeve presidenciale do mbahet ato per komunen e PODGORICES. Pra loja e Gjukanoviqit do vazhdoj o Vaselano, prandaj kujdes ti dhe shoket e tu e mos bini ne rrjeten e marimanges se DPS -it si shume here deri tash… KUJDES>!!!
Si e kuptoj une ,referendumi konsultative eshte mundsi qe malesin ta leje pa komune.Komuna e plote eshte e mundshm te fitrohet vetem , permes kerkesave legjitime te bazuara ne ligje pozitive te Malit te Zi per reoarganizime teritorijale dhe vetqeverisje lokale.Ky projekte eshte i mundshem te realizohet v etem permes presioneve te faktorit nderkombtar te inicuar nga shteti ame dhe qeverija e kosoves,
Organizimi i referendumi eshte forma ma demokratike e shprehjes se vullnetit te qytetarve se ne cfar komune deshirojne te jetojne .Shtrohet pyetja cka po qe se referendumi per status te komunes se plote nuk e merr masen kritike te votave te nevojshme per ce gje gjasat jane shume te vogela duke pas parasysh qendrimin anti komune te nje numri bukur te madhe te banorve te…
-kesaj treve si dhe disponimin e PDS i cili pushtetni ne kryeqytet e siguron me vota te votuesve nga treva e Malesise.