Letra e plotë e Iniciativës Qytetare dërguar kryeministrit të Malit të Zi

Në adresën tonë elektronike na ka mbërritur letra e plotë (versioni shqip) e IQ-së dërguar kryeministrit Milo Djukanovic.

Arsyeja sipas IQ-së është keqinterpretimi i kësaj letre nga mediet malazeze, ku përmenden subjektet tjera shqiptare, e të cilat nuk qëndrojnë në letrën dërguar kryeministrit.

E lexoni të tërë më poshtë:

Kryeministrit të Qeverisë së Malit të Zi

-Zotërisë Millo Gjukanoviq

Zotëri Kryetar i qeverisë,
Pas tëntimit të pasukseshëm të përcaktimit të datës për mbajtjen e
referendumit konsultativ në takimin e përbashkët të përfaqsuesve të
partive nacionale Shqipëtare në Mal të Zi me përfaqësuesit e PDS, për
shkak të urgjencës për zgjidhjen e çështjes së relizimit të drejtës
në vetëqeverisje lokale për qytetarët e Malësisë , jemi të detyruar
të Ju drejtohemi me anën e kësaj letre të hapur.
Kërkesa vjenë për shkak se kjo çështje mbetet e hapur prej kohës kur
Malësisë me dekret nga ana e qeverisë së atëhershme ju muar e drejta
në vetëqeverisje lokale e me këtë edhe munësia e zhvillimit ekonomik
dhe planifikimi sipas masave dhe kërkesave të popullatës lokale e
njëkohësisht fillon edhe shpërngulja masovike nga vëndlindja.
Çështja e realizimit të vetëqeverisjes lokale për qytetaët e
Malësisë filloi të intensifikohet me vet paraqitjen e sistemit
shumëpartijak në Mal të Zi respektivisht që nga viti 1992, e
veçanarisht nga viti 1997 kur edhe u nënshkrua marrveshja ndërmjet
qeverisë dhe një pjese të opzites për minimumin e parimeve të
demokratizimit të shoqërisë , kur për herë të parë ceket nevoja për
themelimin e komunave të reja.
Prej atëher, vazhdimisht prëmtohet formimi i komunës së mvetësishme (
në vitin 2003, pasë nënshkrimit të marrveshjës së Washingtonit; në
vitin 2005, me nenin 55 të Ligjit për kryeqyte, me mundësin e revidimit
të zbatimit të ligjit në fjalë; në vitin 2007, para aprovimit të
Kushtetutës të shtetit të pavarur dhe në vitin 2010, në prag të
zgjedhjeve lokale në Podgoricë).
Mirëpo, edhe pas arritjes dhe nëshkrimit të këtyre marrëveshjeve kjo
çështje mbetet në nivelin e prëmtimeve.
Në ndërkohë Kuvëndi i Malit të Zi aprovon Ligjin për organizimin
teritorial, normat e të cilit përcaktojnë, në mes tjerash, kushtet dhe
procedurën për ndrrimin teritorijal e si obligim parashihet mbajtja
paraprake e referendumit konsultativ.
Në gjithë këtë procedurë parashihet edhe obligimi i dorëzimit
tëstudimit të arësyetueshmërisë për ndrrimin teritorial respektivisht
elaboratin e arsyetueshmërisë ekonomike .
Për referendumin konsultativ keni folur edhe Ju në tubimin parazgjedhor
në Tuz, me 23.09.2012, me çrast deklaruat:” se me daten kater do të
mbahet mbledhja e kuvëndit të komunes urbane me çrast do të merret
vëndimi për shpalljen e referendumit dhe ju do të deklaroheni se në
çfarë komune dëshironi të jetoni”. Megjithatë, deri më tani kjo
mbetet në nivelin e prëmtimeve për shkak se, si duket Kryebashkiaku i
Podgoricës nuk pajtohet me qëllimin tonë që referendumi (nëqoftëse
duhet të jetë?!) të mbahet njëkohësisht kur edhe zgjedhjet
presidenciale, me çrast dukshëm do të zvogloheshin shpenzimet dhe do të
anashkaloheshin kundërshtimet e mundëshme politike të karakterit a do ta
përkrahim kandidatin presidencial të PDS apo jo.
Kjo pikërisht varet nga Ju dhe politikës suajë ndajë kësaj çështje
si dhe qëndrimit ndaj komunës së ardhëshme të Malësisë/Tuzit.
Nga shkaku se data e zgjedhjeve presidenciale është caktuar, ne jemi të
mëndimit se duhet reaguar shpejtë dhe duhet përmirësuar të padrejten
e shkaktuar ndaj qytetarëve të Malësisë.

Zoti Kryetar i Qeverisë,
Është momenti të JU përkujtojmë edhe faktin se deputetet Vasel
Siniushtaj dhe Genci Nimanbegu , me daten 03. gusht 2012, Kuvëndit të
Malit të Zi i dorëzuan Propozim ligjin për ndrrimin dhe plotësimin e
Ligjit për organizimin teritorial të Malit të Zi dhe njëkohësisht
dorëzuan edhe studimin e arësyetueshmërisë.
Mirëpo, ministria gjegjëse (Ministria e punëve të brëndëshme dhe
administrates publike) deri më sot nuk është deklaruar në lidhje me
iniciativën tonë edhe pse me ligj është dasht të deklarohet në afat
prej 45 ditësh prej ditës së pranimit të inicijativës ( neni 26
paragrafi 3 i Ligjit për organizimin teritorial të Malit të Zi) në
çmënyrë vetë shkelin ligjin në fjalë.
Në një rast tjeter vetëm është marrë vëndimi për realizimin e
referendumit konsultativ edhe pse ky teritor as nga afer nuk i plotson
kushtet e parapara me ligj , kurë krahasohen të dhënat e atij mjedisi me
Malësinë,të paraqitura me studimin e arsyetueshmerisë për ndrrimin
teritorial.
Sot dihen rezultatet e referendumit për Petnjicë dhe Guci ndërsa data e
referendumit konsultativ për Malësi ende nuk dihet edhe pse iniciativa
jonë është dorëzuar para iniciativës së Plavës.
Në ndërkohë, zotëri Gegaj,përmes mediumeve, na paralajmëron datën e
referendumit konsultativ herë gjatë vitit 2014 eherë deri në fund të
vitit 2013.
A thua se edhe kjo zoti Kryeminister, nuk është edhe një dëshmi e
diskriminimit ndaj ne Shqiptarëve, duke harruar këtu parimin juridik “
Më i vjetër nga koha, më i fortë nga ligji” dhe parashtrohet pyetja e
parimit kushtetues të barazisë së qytetarve para ligjit? Mëtutje, me
datën 30.01.2013 në një përbërje të gjërë të përfaqësuesëve të
PDS dhe partive nacioale Shqipëtare, pas më shumë se pesë orë
bisedimesh, nuk arritem të dakordojmë daten e mbajtjes së referendumit
konsultativ për qytetarët e Malësisë .
Mirëpo, duhet pranuar se pas propozimit të konkludimit nga ana e
zotërisë Maroviq, ishim shumë afer marrveshjes ngase i njëjti propozim
ishte i pranueshëm edhe për ne (e citojmë: “Data e mbajtjes së
referendumit konsultativ duhet caktuar para dates së mbajtjes të
zgjedhjeve presidenciale. Kjo nuk është çështje e ultimatumit e as
vardisje e PDS- ve ndaj Shqiptarëve”). Mirëpo, insistimi i serishëm i
kryebashkiakut të Podgoricës për nevojen e shpalljes së tenderit për
punimin e elaboratit të ri, edhe përkunder faktit se ne këtë e kemi
dorëzuar, e që deri më sot nga aspekti i vlerësimit të eksperteve nuk
është kontestuar, e pastaj të pritet ndrrimi i Ligjit për organizimin
teritorial, Ligjit për kryeqytetin, Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe
Ligjin për finacimin e njësive të vetëqeverisjesë lokale dhe tek në
fund të shtatorit të organizohet referendumi konsultativ, për ne
realisht nuk është e pranuashme dhe se një qëndrim i till nuk mund të
arësyetohet. Kjo, për vetë faktin se dimë se Kushtetuta dhe ligjet
duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët njëlloj – si për ata nga
Petnjica dhe Plava, si për ne nga Malësia.

Zoti kryeminister,
Duke patur parasysh rethanat dhe faktet:
– se çështja e realizimit të drejtës në komunë të mvetësishme për
qytetarët e Malësisë/Tuzit, edhe më tutje pa nevojë po tentohet të
zvarritet;
– se të gjitha marrveshjet e deritanishme të arritura dhe të
nënshkruara, në lidhje me këtë pyetje, janë injoruar;
– se egzistojnë indiciet, veçanarisht pas takimit të 30.01.2013 se po
tentohet të arrihet edhe një marrveshje politike e cila nuk ka bazë
juridike, për çarësye shumë lehtë mund edhe të kontestohet dhe
anulohet, ne me këtë rast Ju propozojmë që Ju personalisht, me
autoritetin dhe ndikimin Tuaj nga funksioni i kryeministrit të intervenoni
tek organet dhe institucionet kompetente që Ministrisë së punëve të
mbrendshme dhe administrates publike, në një afat sa më të shkurter, ti
dërgojnë të dhënat e kërkuara për shkak të marrjes së qëndrimit
adekuat ndaj iniciatives tonë (neni 26 paragrafi 2 i Ligjit) dhe më pas
Ministria e punëve të mbrendshme dhe administrates publike të konstatoj
se janë plotësuar kushtet formalo-juridike për ndrrimin teritorial dhe
që kuvendit të kryeqytetit ti urdhëroi që, në pajtim me nenin 54 të
Ligjit për organizimin teritarial të Malit të Zi, të sjell vendimin
për shpalljen e referendumit konsultativ për qytetaret e Malësisë, i
cili do të mbahej në afatin jo më pak se 45 dhe jo më shumë se 90
ditë, duke respektuar në tërësi normat e Ligjit sistemor (Ligjit për
organizimin teritorial të Malit të Zi) dhe lex specialis (Ligjit për
refendum) të cilët, në aspektin kohor të mbajtjes së refendumit, janë
plotësisht të harmonizuar.
Nga kjo, mbetemi me shpresë se në propozimin tonë do të njihni
qëllimin tonë të sinqert që çështja e referendumit konsultativ të
definohet në mënyrë të vlefshme juridike e pastaj Ju, sipas vlerësimit
Tuaj të lirë pa kurrfar ngutje, deri më 31. mars të 2013 të caktoni
dhe publikoni terminin më optimal ligjor për mbajtjen e referendumit
konsultativ, për të cilin afati i fundit ligjor mund të jetë deri më
30. qershor të 2013. Të gjitha solucionet e tjera do të ishte vetëm
politikë pa bazë juridike, e cila edhe mëtutje do jepte mundësinë e
keqpërdorimit dhe mosrespektimit të marrveshjes së re eventuale, e
përvoja e keqe e deritashme në këtë drejtim na paralajmëronë që të
jemi të kujdesëshëm. Megjithatë, ne sinqerisht besojmë se do të hasim
në mirëkuptimin Tuaj për shkak se Malit të Zi, në rrugën drejt
anëtarsimit në strukturat europiane dhe euroatlantike i nevoitet
partneriteti i sinqert me partitë politike Shqiptare të cilat kanë
përfaqësuesit autentik dhe forcimi i besimit të ndërsjellët e jo
“ndeshjet” kush kujt do tja hell. Do të pajtohemi se na duhen
rezultatet të cilat shpejtojnë proceset e decentralizimit të
matutjeshëm të pushtetit e me këtë edhe demokratizimin e shoqërisë,
të cilat sipas nesh sigurojnë edhe kushte më të mira jetese për të
gjithë qytetarët e Malit të Zi, e jo asesi edhe më tutje të garohemi
“në lojen humbes-fituas”.
Në fund, potencojmë gadishmërinë tonë të plotë që me Ju të
dakordojmë dinamiken e mundshme të realizimit të të gjitha pyetjeve nga
Platforma e përbashkët politike dhe Aneksi i marrveshjes politike ngase
për ne realizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë
është më e rëndësishme se vetë pjesëmarrja në pushtetin ekzekutiv,
e nga shpejtësia e zgjidhjes së pyetjes së referendumit konsultativ dhe
problemeve të tjera do të varet edhe qendrimi ynë i ardhëshëm ndaj
qeverisë, amandamenteve Kushtetuese dhe kandidatit presidencial.
Në lidhje me këtë, nëse e shihni si të arësyeshme, mund të
organizoni një takim.
Me rrespekt,

Për Iniciativen qytetare Tuz
Vasel Sinishtaj

Këshilltar në Komunen urbane të Tuzit dhe deputet
i Koalicionit “Forca për bashkim” me gjysem mandati
Telefoni kontaktues 069 068 210
Tel./fax :+382(20)875 262
Dorëzuar:
– Shefit të misionit europian në Podgoricë, zotërisë Mitja Drobnič
– Zyres të konresmenit, zotërisë Eliot L. Engel
– Kryetarit të forces së re demokratike “Forca”, zotërisë Nazif
Cungu

61 Comments

  1. Tash duhet kerkuar vetem dhenje te komunes pa referendum, se ndryshme loja e DPS-it do vazhdoje.. Nuk u besohet me jo premtimeve boshe… Tani vetem me fakte te kryera e asgje me pak…

  2. he…jekta qe jane kunder Vaselit (vrafti zoti se qellimisht e bajne), kan pas thane se Vaselin spo e dvet kush gja, as ne qeveri, as ne koalicion me Forcen!!! qe nga fundi i dhjetorit Vaseli ka dal ne opinion nja 4 here dhe ka bere dsqarimet qe tregojne ndryshe, se fundmi e tha se me qeverine malazeze nuk esht arrit marreveshje per refrendumin, tash po thot se skan lillje partite tjera shqiptare me ket pune, etj etj…mduket po e thot haptazi jekta e askush spo e demanton, e ai po i demanton te gjithe!!! ku do tjene dosoj analiztash e 007, do Luli e do hallata tjere??? mduket po na kqyr dikush jekto dit…bile edhe fort…vazhdo Vasel, vec qendroj edhe ksaj deklarate si tjerave-deri ne fund…kshtu ecet perpara e besa edhe numri i votave rritet…

  3. Mbasi lexova me vemendje letren deri ne fund, e pash se ktu egzistoj dy versione rrenash, nje origjinal dhe tjeteri versioni per shtyp , ose ai qe eshte me i qite pluhur sysh qytetarit.
    Vasel Sinishtaj po mundohet edhe njeher te manipuloj Malsin pasi qe vuri re gabimin qe beri me prenimin e pjesmarrjes ne qeverin shumevjecare antishqiptare, duke e pare se me hyrjen ne qeveri, pervetem interesave te vocla personale, nuk mund te realizohet ceshtja kombetare, sepse si i thone njaj fjales ata kane gurin edhe arren.
    Ata perfitojn ne shume qe kane pjes te egzekutivit shqiptaret sepse ata ngrsin imazhin perpara faktorit te brendshen dhe ati te jashtem si Qeveri gjithperfshirse.
    Koalicioni Nimanbegu Sinishtaj, si ne marrveshje si ne aneksmarveshje, nuk kane ardh te ndonje marrveshje kyce per…

  4. Te ndonje marrveshje kyce per Komunen e Malsis, ne marrveshje me boshnjaket ata nuk guxuan ta permendin emrin komun, ne aneks marrveshje u tha se do behet ” Perpiekje” dhe sote gjoja po i bejn thirrje per ndryshim te ligjit duke i cituar numra nenesh e paragrafesh u bat pjes e qeveris e cila propoyim ligjin tuaj nuk e mori parasysh, elaboratin e punuar nga kushrini jot nuk e mori ne konsiderat dhe tani po kerkoni te gjen i mnyren se si te perkrahni edhe njeher kandidatin per president icili eshte antishqiptar dhe antikushtetues, pra proserbin Vujanovic.
    E dine shume mire se u duhet vota e pakicave per te fituar zgjedhjet dhe kane aktivizuar Demagoget Sinishtaj e F Lulgjuraj qe ta manipuloj votuasin qe te marrin edhe nje madat ne saje te ksaj Komune e cila per qytetaret edne eshte vetem…

  5. Pasha zotin ,ty te nimoft zoti e kurrgja e keqe mos te gjete se pasha zotin Vaseli pa ty nuk kishte me e pas kollaj e nuk kishte me i rta ra ndermen per politike.Ne kete portal nuk kishte me viejt kurrkush kendin me e fye e as me e neme por me ba komente ashtu si kujt ia merr mendja se keshtu thote rregulla e shprehjes se mendimit te lire atu ku ka demokraci por per fat te keq nje pjese e madhe e komentuesve ne kete faqe e ka shum veshtire te shkputet nga e kaluara kur nje person apo politikan ka mendue per te gjithe.

  6. Analisti ti po thua se jan dy verzione te letres. Vet njarin verzion, interpretim te letres e kam lexuar ne medie malazeze, por jo letren origjinale se ajo nuk asht publikua askund qe kam kqyr.
    Kjo po thot se asht origjinali i letres, por i perkthyem en shqip.
    Ku e ke lexuar ti origjinalin e letres ne srbisht qe po thua se jan dy verzione?
    A thua i ke lidhjet aq te mira ti qe origjinalet qe i dergohet Millit ti nis kopjet edhe ty, apo vertet eshte publikuar diku letra origjinale?

  7. Shqiponja keta analistat 007 jan se pakut tre qe e perdorin ket nofk,keshtu qe ka mundesi se njeni punon per U.D.Ben malazeze dhe i din sekretet

  8. Ju zotrinj nese nuk doni komentoni shkrimin e Vaselit e mos u merrni me analizua ata qe kam shkrua une se ju nuk keni kapacitet per me kuptua komentet e mia me ba me punua per UDBen Vaseli kishte me dite, por ai e dine se nuk jam pjes e saj ater u fut ju me mbrojt, une thash kam lexuar versionin orgjinal edh ate per shtyp ate qe u pa ne gazeta ditore.
    Une as nuk punoj ne UDB as nuk kam mashtrua Malsine ndonjeher, as nuk kam qen ndonjeher pjes e qeveris antishqiptare, as nuk kam perkrah Medojeviqa, as vujanovica as dasmat e djemve nuk i kam ba me muzik sllave jam shqiptar 24 karatesh, nuk jam njeri dy ftyrash ata qe ja di dikuj ja them edhe Vaselit edhe shokut te ti Millos.

  9. haha, se parit, ajo nuk asht fyemje por nje mendim i imi!!! me duket se vet the “rregulla e shprehjes”-mos me te rrejt e para here qe po degjoj per ket term!!! kam degjua “Liria e Shprehjes”, ndoshta kete e mendove? nese po-atehere kam te drjte te mendoj si dua une e jo si don ti!!! dhe une jam i ri ne moshe, keshtuqe jam i shkeputur plotesisht nga e kaluara qe po thua ti-une se mbaj mend ate periudhe!!! tung…

  10. analisti pse shkrua kur na skem kapacitet met kuptua? a kukja…..
    sna kaxove ku e ke lexua origjinalin? kush ta ka ba forward? se kurrku ne medie sla dal.
    ti je i madh 🙂
    i ke shokt e fort. stankoviq, kavariq & co 🙂

  11. Vasel Sinishtaj mos o lodhe shum se cka flasin, se sigurisht se thon 100 vet kan 100 mendime, por ti vazhdo si mendon se esht me se mirit per Malsi. Tani ky 007 po te kritikon se po vepron mir, perpara te kritikonte se po vepron keq, hajde dreq e dije ket pun. Nuk dim si kishte me veprua ky 007, sikur te ishte ne pozitat e Vaselit. Megjithat respekt edhe per ata qe nuk pajtohen se ashtu mendojn dhe ske cka ju thua, keshtu e ka fjala e lir dhe mendimi i lire. Vetem puno se edhe kritika do te kesh zoteri deputet, por jam i sigurt se nuk do ti zhgenjesh votuesit qe te dhan voten.

  12. Pasqyra e ngjarjeve qenke avokat i vasilaqit ti , ne mos je ai vet.. Po na nuk po ta prishim , mos ki frik, por po japim mendimet tona he mashkull..

  13. E more 007 , duhet me u chua ne kam kur me e permend Vasel Sinishtaj e posacherisht jeten dhe aktivitetet e tij politike. te shkruash per vaselin ti e shoket tu qe shaheni e gjaheni cdo 2 dite neper kaffe e qitni njari tjetrin ne.gjygje asht barre e gjynaf. Ma barre asht kur permend dasma e muzika qe jan gjana private e te paguara me pare personale-te veta. Po cka.duhet me fol na ather per ju qe nuk keni lan ka pa mashtrua as pa rrejt , qysh ne amerik e ktej , merrni paret per protesta e kundra ligjit per flamur e ne anen tjeter rreni malesin e diasporen edhe veni flamurin malazes. Por u falet se ne protest nuk u kan pas ardhe as ropt e shpis…ktu ska malsore ma se juve nuk asht hak me u lan as me pi kaffe per tuz. Ju jeni mashtrueste rrezikshem per shoqnin…

  14. Sinqerisht edhe un sinqerisht po te them se njesoj e kemi, Vaselin si un si ti, kur flietet per Malsin duhet te shiqohen gjerat ne rrafshin e interesave te perbashketa kombetare. E kush me kanin shkon ma mir si person, ajo asht dicka krejt tjeter, dalim e pim dhe ham e shetisim me njani tjetrin ne menyr personale ajo ska lidhje me interesat e perbashketa. por une mendoj se per momentin Vaseli po punon me se shumtit dhe po i kryen do pun me se mirit, prandej duhet inkurajuar dhe ndihmuar, e jo ta sulmojm nevoj e pa nevoj. TUNG ti i SINQERTI

  15. zotni xix nuk e di se cka ke dasht me thane ti, por per jata qe po flet se kattrohen per kafe keta te FDIse, aio asht ni shpifje alla Vaselce, se ata nuk katrrohen e as nuk shahen, nese ka agzistua dikush mrena ati grupit qe ka tentua me mashtrua e me plackit si Fdi si Diasporen ai eshte largua edhe vet e ka kuptua se ai ma fort e ka vendin me Vasel Sinishten se me FDi. E Vasel Liberalci icili beri dasmen me muzik malazeze, ishte pjes e partis se knajzit qe kerkonte kufinit te ura e Milotit.Ishte hera e pare kur komisioneret e PDS u larguan nga pikat e votimit duke than futni vota ne kutia sa te doni per Vaselin,sepse ata e dini se eshte produkt malazez. Grupi qe ka FDi eshte i paster, nje qe u largua mundet te bashkohet me vaselin e do ishin tandemi numer ni per genjeshtra, mashtrime e…

    • mund ta dim se cili nga grupi i fdi u largua dhe i cili tentoi te plackiste , pasi po i dike mir gjerat e fdi a mund te na tregosh kush ishta aj dashakeqi juaj i cli u dha rezultata negativ ne zgjedhje.

  16. sa mir e dite analisto se per ka asht fjala?
    apo vec ja fute pas gjaset se ata shahen per kafe?
    eee kqyr se mat mirin prej jush e keni qit

  17. hahahah, MAKI, plac ishalla(mke ba me plas qeshunit)…FDI- zhdukuni more virusa, pse ja leni fajin nji jeriut kur thuajse te gjithe keni vjedhur, genjyere, mashtruar e manipuluar me 300 veta n Malesi dhe me 6 ne SHBA??? Rujuni se V.C. ju qet n gjyqe per kso muhabetesh, bile i ka edhe dy avoketen t’mir: Arangjellkoviqin ktu, edhe Jozefinen n SHBA. E Besniku thone nuk i ka ba kto pune si ju tjeret se gjithmone kur ju asht lypt asht ken unt-as me hager si njerezit se keni lan-barre per ju…Antonin mos e permetni se ska koh per kso punsh tash-asht to provua makinen e re, e ka ble me rroge qi ka!!!

  18. I pytuni ne uje munohet me u kap per shkumesh. Skini chka me tha tjetet, e me tha dichka u duhet, ater kapi per dazmet. Po i cilli prej Malsijet kure te baje dazmen nuk ka dikanin prej Podgoricet te afert me thirre ne dazem. Se besoj se ka, se na deshtme apo s’deshtme, me ta na duhet me jetua. E kure te vine ne dazem e te zehen sadopak prej pijet apo atmosferes se dazmes, a don meu tha pshilnje e mos knoni ? E ruena Zot prej inadit e urrejtjet. Po kure asht kene Vaseli liberallc, ju chi po terrtakatni, chka ini ke tye ba a chka ini ke apor asgja te vijejshim. Ne ven chi kush ja don te miren venit te vet me perkrah pak ata i cili din e don me ba noj sen te mire, ju e sulmoni pa baza vech sa me fole keq. Te dini pra se per te gjitha qe i folim keq, kemi me llane pergjegje, se chpifjet jane…

  19. O cuna mos u msoni me rrej si msuasi juaj, se mundeni edhe me ja kalua jekshtu sic ja keni nis. 🙂

  20. Analistiko paramendoje met pas ty msues!!!!!!!! Aq kishim dit me viedh e me rrej chi kishim formua parti ater aq shum kishim viedh e rrej chi ishim katrrua aty ktu.
    Kur Vaseli asht ken ne partin liberale ju shum para atyjt jeni ken ne reformista qe asht nana e liberalcave.
    Kur Vaseli ne dazem te djalit e pati 1 kang serbisht, ai nuk e kishte flamurin malazez por vetem shqiptar edhe pse ju e promovuat ne Tuz per tparen her ne histori. Ishalla jeni edhe tmramt shqiptar qe e promovoni. Panje en shpi prej ka e keni marr e ne mos na e promovoni ma. Por sigurisht e keni pas urrdher nga Milli permes Kavariqit e Stabkoviqit e Pajoviqit

  21. More Analistat007% per me dasht me ken patriota si ini ju disa duhet me i pas gjyshet nga nana ose nga baba shkina hahaha

  22. Analist007, shoqerisht po te them; ndryshoje nofken se per ANALIZA ske lillje, e si AGJENT s’je tu ba punen mire!!! ta rekomandoj nofken PSIKOPATI…

  23. atehere me ket nofke prezantoju nja 3,4 muaj deri ne zgjehdje lokale qe jane ne vjeshte, kur te kaloj kjo, kur ti keni rreth 110 votash, nje dy jave pas shko tek PSIKIATRI me u shendoshe pak…po ta them sinqerisht, nuk ta dua te keqen as ty, por me te vertete degjo kajher se mund te dale ne te miren tande…PSIKOPATET zakonisht nese nuk sherohen perfundojne me vetevrasje, keshtuqe bjeri vetes mrapan e hiqu Vaselit se aj mduket mua e ka punen mirbodh…

  24. Mosni se e chart kyt 007 , po kti thafti krahi po pse merret me kto pune kur e din mire se nuk e duan as ropt e shpis.

  25. Une u pata rekomandua mos u msoni me rrej si msuasi se po ja kaloni, Tuz malsia ne dasmen ka pas ma shume se ni kang srbisht, per pune te flamurit skam cka te them se ti nuk e kupton barabar, per pune te stankoviqiit ai ka ken pjes e reformistave, qe kane ken kunder konceptit “serbi e madhe”, ndersa Liberalt Kane pas konceptin”Mali i zi deri te Ura e Milotit” qe Vaseli e ka perkrah.Ky pasha zotin asht nje katerdhet e kusur vjecar i pa martuam ati i ka ra hakrria se sdin c flet,e per ty xix, ti pe shef vet se Vaseli e ka kuptua se ju nuk ini te zot ja ose dy me qit me mua e u ka angazhua en numer ma te madhe, por kote e kini se as Vaseli me Maliq ………. e me krejt Iniciativ skan njohuni politike sa 10%em 🙂

  26. Analisti em fal, sigurisht kapas ma shum se 1 kang srbisht. Ti sigurisht se din ma i miri, sigurisht ose ke kcye me to, i ke porosit ose ije ken diku ne sherbim sekret.
    Stankoviqi paska ken kunder “serbi e madhe” por jo “mali i zi deri ne Milot” apo e? Ti paske ken me shkije tmir qe i duen shqiptart heheeh Stankoviqi, Pajoviqi e Kavariqi. Ata sigurisht jan per “Shqipni te madhe” apo?
    Ti me CO je pionir i promovimit te flamurit malazez ne Malsi. Do te mbetsh ne histori. Ishalla shqiptart, organizatat, subjektet shqiptare, dasmort etj nuk kan met nigjua me valvit flamurin malazez ne Malsi. Ishalla ajo mbet me Tuzjan (boshnjak) dhe me DPS qe kan te njajtin mision si ti dhe CO.

  27. Analisti hehehehhe “njohuni poltike” hehehehehe
    paramendoje kur personi ja vlerson vetvehtes njohunin!!!
    me shkenc e vertetuar, sa ma budall qe esht personi, me i menchun i duket vehtja. sigurisht nuk e gjen vetin aty per arsye qe i shkrova.

  28. jo jo nuk asht Analisti edhe aq budall, ai ka misionin e tij. Misioni i ti asht qe te shkatrroj cdo subjekt politik shqiptar. DPS dhe votat e DPS nuk i prek, por votat shqiptare don me ja nis Pozitivnes, pjedhes se DPS-it dhe ne ket mnyr ky e kryen misionin qe i eshte besuar.
    Per me shkatrrua nuk duhet me pas edhe aq shum shkathtsi, vec duhet me ken i mrapsht dhe i prishun se instrukcjonet i merr nga shefat

  29. A din dikush me me kallxu cka u ba me REFERENDUMIN per Komunene e Malsis ne bisedimet qi ipaten kta te mdhajt me DPS(PDS-ne)…Nigjova Gjeken qi tha se Vasel Sinishtaj asht fajtori kryesor qi nuk jan marr vesht!!!!!Per cka asht fjala a di kush gja!!!….-pasha zotin-.. na trego dicka a ka te drejt Gjeka qe akuzon haptas

  30. Tuz malsia jektu ke te drejt kur thua se Tuzjant e boshnjakt kane me perdor flamurin boshnjak en dasma, e kangtar kane me marre jata qe e ka pas marr Vaseli en dasem djalit, e me ba me ken diku en festa a po sic asht Dita e Tuzit Vaseli kite me muj me va knua edhe Himnin Malazez se te dine me mire se Vujanovici e edhe se Milli se kta te dy jane kene proserb kur Vaseli ka kene promalazez. Keta msyshin Dubrovnikun e Vaseli me Malazez thote Idemo u Skadar. edhe i gja kam harrua me u dvet a e keni devt Vaselin a don me perkrah Velovicin se Vucinicit ja ka pas dhan voten ati shefit UDBs ci e ka shok Vaseli. 🙂

  31. Anali sti nuk paske dit me lexua me gjithse boll thjesht e shkrueme. Nuk kje fjala per flamurin boshnjak por per at flamurin qe e keni promovua ju en Tuz. At kuq e verdh. Ju jeni tpart qe e keni promovua. Mesazhi juaj ka ken qe me perdor tash e mrapa ne cdo bashkim, si qef si pa qef, en dazma e protesta. Por shyqyr zotit malsort nuk po u nigjojn, bile as Vaseli nuk e ka valvit ne dasem flamurin e shkijeve ashtu si keni propozua ju.

  32. Vaseli asht ken ne parti malazeze por duket e ka pa gabimin dhe e ka permirsua. Ju ini ken me
    Stankoviqin e Markoviqin. Tash ini me Pajoviqin e Kavariqin. Bile i keni pagua me punua per ju. Jan ken lodh shum se i keni pa 200 vota e asht dasht me va ruejt. Ju ini ken me shkije e ini edhe sot ne sherbim te tyne bile ata haptas.
    Kan ka me votua Vaseli sigurisht ke me dit ti para neve. Ajo asht puna jote me disa fisfiriqa tu.
    W.C. asht ftyra ma e prishun en Malsi

  33. Hana , eshte shume e vertet se Vaseli ka qen kundra se ai nuk pranon cka ti servohet. Si kam lexua ne gaxet Vaseli ka kerkua rrespektim te afateve ligjore e jo me ua rrezua gjygji neser vendimet per komune . Ai qe paska “akuzua” Vaselin ne tv teuta nuk merr er ne kto pune aspak. Ai nuk din cka asht ligji as politika. Hane une di me ta than nji gja , mos me e pas Vaselin e mjera Malesi do ke ishte ne perfaqesim politik karshi podgoricet. Se kta tjert i ke si bruma , godisin prej tyne cka te don . Kurse me Vaselin u has sharra ne.gozhd.

  34. 007 , me ty nuk dua me debatua ma se asht.njejt si me bush uj ne fuci pa fund . Nji pytje e kam per ty 007 , A munesh me na kallxua pse nuk bashkon A….i ma pare ne kish te Tuzit ?? Se po kuvesin gjicfar muhabetesh..

  35. I lexova keto komente dhe, po pyes vehten, a eshte e mundur se ky eshte niveli i kultures politike te Malesoreve?
    Deri dje, te njejtit komentuase kerkonin qe te sulmohet PDS-ja per politikat antishqiptare, te sulmohet Ferhat Dinosha, qe ishte pjes e tij, e tani po aresyetohen Vaseli dhe te tjeret qe pas 23 viteve te diktatures sundimit mafioze dhe antishqiptare u ben pjes e atij koalicjoni!
    Kjo tregone se Malsoret ose jan crodit ose i ka tejkalua koha ose jan para kapitullimit kombetar, perndryshe, si mund te aresyetohet kjo tradhti historike qe partite”shqiptare”ua ben zgjedhesave te tyre!
    Dhe per mua nuk esht problem se keta kaluan ne anen e Diktatorit, sepse kete e kishte paralajmerua FDI, dhe kjo ishte e pritur nga cdo kushi qe e njifte moralin politik edhe te Vaselit edhe te…

  36. Sot po ajo FDI sulmon dhe sulmon vetem shqiptaret, cdo politikan dhe cdo subjekt shqiptar, asht mundua me i fundos. Por DPSn nuk e prek. Por ka plotsuar qellimet e tyne qe edhe ne Tuz ne bashkime shqiptart te valvisin flamuri malazez. Kjo eshte nisma e FDIs.
    Pozitivna, partia ma e re malazeze, per tcilen cdo njeri ne ket shtet e din se e ka prodhuar DPS. Sot asaj parti i eshte bashkangjit FDI. Ne ate parti sot jan antar themeluesit e FDIs qe njikosisht funksjonojn ne te dy subjektet.

  37. FDI perpos ksaj ka organizuar nje protest te tyrpit ne te cilen per tparen her ne Malsi nga shqiptaret u promovua flamuri malazez. Ata edhe punsuan shkjaun Kavariq qe te perfaqesoj partine tyre ne zgjedhje. Fituan 500 vota te tyrpit ne krejt Mal te Zi. Me shume vota fituan ne Nikshiq, Budva, Cetij se ne Ulqin, Plave e Guci.
    Heren tjeter nuk i marrin as ato vota te tyrpit.

    • Eshte e cuditshme me cfar injorance komentohet ne kete forum, por si eshte vendi behet kuvendi.
      A ka dikush mundesi me ma spjegua, si ketu sulmone FDI, I cili I vetmi sulmoje PDS, por elle partite, qe po I quani shqiptare(per mua ato jan parti te disa individeve, sherbetor te PDS),e nuk po jepni sqarim per tradhtin e hapur qe I bene votuasit partit “shqiptare”.
      Po nxam se FDI eshte ashtu si po thoni ju, na aresyetoni koalicionin e partive “shqiptare” me PDS-n?
      A mendoni se me cpifje jeni duke kontribure ceshtjen kombetare?
      Tyrp!

  38. O Guri i kuqe mireserdhe ne kete portal dhe u bere pjes e komeneteve tona ne lidhje me temat qe kane te bejn me Malsin dhe me problemet me te cilat perbadhen shqiptart e nje nder problemet shume serioze eshte edhe aio qe e ceket kalimi i partive “shqiptare” ne anen e dikatatorit. Ju100 % e kuptoni se flamuri malazez ne protest simbolizon shtetin ne te cilin jetojm dhe nga i cili i kerkojm te drejtat, Flamuri i BE simblizon bashkimin e shteteve pjes e te cilave duam te behem, Ai i SHBAve eshte simbol i aleatit me te madhe te shqiptareve ne BOTE dhe ai i Shqiptar simbolizon kombin te cilit i takojm e ne sherbim te cilit do te jem per jete e MOT.

  39. Si mendon ti o Guri i kuqe se a eshte me Fatale shkuarja e Vasel S ne bruksel per te lobuar, qe Mali te zi ti jepet statusi i kandidatit per ne BE, a mendon se eshte me fatale qe Vasel Sinishtaj ka votua per Boro Vuciniq ne parlament pasi qe ANBeja ka terorizuar Malsin ne aksionin Fluturimi i shqiponjeS.A eshte me fatale aio qe Vasel S shkatrroj Ash dhe pengoj bashkimin e faktorit politik ne Malsi, e more more hapni more une DPS i njoh se kush jane por nuk i kam njoft keta qe bene pjes e koalicionit tyne.

  40. Qenjt lehin e karvani iken , Vasel Sinishtaj vazhdo ne mbrojtjen e te drejtave te malesoreve e shqiptareve ne mal te zi e per 007 me shok mos u merzit se ata nuk kan tjeter pune vetem me prish se jan mesua.

  41. Pse po i jepni kaq “rendesi” 007 ket duhet injorua,ky s’meriton pergjigje, lenje ne vetmi mos komunikoni me te,eshte i pa vler,ne fund te fundit eshte gjalles e kot e pa vler,si thot nje fjal
    S’esht as mish as peshk.

  42. analisti jeni promalazez, dhe jeni pjes e tyne me Kavariqin, Stankoviqin e Pajoviqin.
    Ju e keni nxan vendin tuaj kaher, nuk jau nxen askush.
    leni ato evropjanizma diku tjeter.
    shqiptaret ne maqedoni nuk protestojn duke promovuar flamurin maqedon, as ata ne lugine te presheves me te serbis e as ata te kosoves me flamur shtetnor kosovar edhe pse jan me se 90% shqiptar dhe asht flamuri i tyre. por vec ju promovoni flamurin e okupatorit malazez

  43. HANE: F.Gjkea asht prodhim i F.Dinoshes. Veprimtaria e tij: UDSH i ka skadua periudha politike sepse ka mbet pa lider, DPS e ka kuptua kete pun. Ulqini ne rrezik, DPS anon kah Gjeka dhe i premton atij gjithcka nese merr persiper rrolin e F.Dinoshes. Ai, i hyn vetja ne qef dhe ne bashkepunim me makinerine e sherbimeve sekrete ja fillon punes-qellimi shkatrrimi i FORCES ne Ulqin dhe mbajtja e pushtetit pasi Dinosha iku e Hajdinaga kompromitoi pushtetin qendror-Afera Kelmendi…

  44. menduan se ja arriten ne Ulqin dhe Gjekes i dhane detyren e re-shkatrrimin e subjekteve shqiptare edhe ne Malesi-u lidh me ASHne e Gj. Camaj i cili ne 2008 kishte shkuar te Mugi me ju lut me shkarkua Maliqin nga posti i kryetarit te komunes Tuz-e ishte ne koalicion me te..kte Mugi e ka thane ne Boin ne 2009-askush ska guxuejt me demantua-sigurisht MUGI ka fakte per kta se se kishte thene jo…Nga kjo veprimtari e Gjekes shihet sa te drejte ka aj, por kjo do ti kthehet ne zgjedhjet ma te para sepse populli ka kuptua kto lojera shume shpejt ksaj here…e Vaseli asht e vertete se ka qene fajtor ne kto bisedime-a din pse? sepse ka kene i vetmi ato dite qe ka kundershtua marreveshjen qe kane ofrua Maroviqi me shoke, dhe do ta kundershtoje bile sdo ta pranoje krr…Pyete Gjeken cila ka qene…

  45. O Vasel Qenet tu po Lehin e ti ec perpara, me Karvanin tand O Guri kuqe nuk jane partit ” Shqiptare” te individve qe jane shebtore te pushtetit por jane te disa Grupeve kolektive qe jane sherbtor te pushtetit. Rrok shqiptaret e Presheves derdhen gjak per t5e drejtat e tyne ne ate shtet ku jetojm, po ashtu te Maqedonis Kosova eshte shtet se skem cka flasim, Mali i zi eshte Shtet i themeluar nga ShBA dhe BE ai nga Faktori nderkombetar po ndihmohet ne rrugen drejt BE dhe Natos Shqiptaret kane Votua per te e Une JO,Ne Mz nuk pati luft pervec Fluturimit te Shqiponjes

  46. oferta!!! FDI asht e Dushko Markoviq-ne 2010 ka thane se ne Malesi shpejt do kemi edhe nje subjekt te ri…D.Abazoviqi, sulmon shqiptaret,DPS ka thane haptas se Pozitivnen e kane krijua ata-para dy ditesh pozitivna vendosi mos me kandidua presidentin sepse ne ket rast Vujanoviqi ska shansa aspak bile, ne Nikshiq opozita pati fitua POZIIVNA spranoj me ba pushtetin…tash ti HANE e edhe dis atjere nxjerrni vet konklusionet, ater ne vjeshte votoni IQ-Vase…n referendum e voton edhe DPSi edhe Boshnjaket se u urdhnon DPS…UDSH nese nuk e voton i duhet me dal nga skena politike me ju bashkua FDI e ASH, Lillja ka vdek tash sa vjet…metet vec VASELI…MWAH

  47. Mnyra e Organizimit te Protestes nga FDI ka qen mnyra me demokratike, Malazezet nuk mund te ju paraqisnin si rrebel, nacionalista dhe ekstremista ju shqiptaret qe muart pjes ne protest sepse ne mesin e flamujve kishin edhe Flamurin e shtetit, por sikur te protestohej me flamuj UCK ashtu si ba me 2006 do prodhohej edhe nje fluturim Shqiponjet.
    Vaseli pati thene se asht i gatshem me derdh gjake per flamur, pse se derdhi? Pati thane se nese Parlamenti do te aprovoj ligjin mbi org teritorial do te jap dorhiekje, pse se dha?
    Ju po beni mkat te madhe qe po mbroni shkatrrimtarin e Malsis dhe dieni se per kete gje do te ju qortojn gjeneratat…

  48. ma mir me shkua me lobua per dicka qe mund te na sjelle dicka te mire se si disa “shqiptare” te tute qe fotografohen ne Bruksel ater kur vijne ktu thone jem takua me eshton, sarkozine, berlluskonin e na kane thane kshtu duhet sic bani ju e sasht gja sitit…dvetne Albin Kurtin cka u ka thane ne Ulqin n lillje me punen e veprimtarine tuaj…citoj: “Rre seicili qe thote e A.K. ju ka thane me marre flamurin e Malit t Zi ne proteste. Une se pranoj Flamurin e Kosoves qe esht shteti im”…

  49. 007 , nuk mu pergjigje ne pyetje …. hiqu politiket djal se ke deshmua se nuk je per at pune. Ke deshmua se ne malesi ke marr 300 vota , as ropt e shpis nuk u kan votua . Me ken si ti kisha me e u marr me jat shkolle e me u hjek ktyne punve , se barabr malesia nuk te don . I konobaric prej nikshiqit qe punon ne Tuz tee kishte dal ne vota I kishte marr aq vota sa ke marre ti.
    Ti nuk e din se njeri kur asht ne politik I dalin te lamet e te palamet…

  50. Cfar injorantash!
    Cpifje dhe genjeshtra!
    Zotrinje, nese doni me u mundua me kerkua Te verteten, ateher, merruni me fakte, folni per ate qe e dime, sepse nga supozimet tuaja po dele se, shumica ketu po bashkepunuaka me ANB.
    Kush kanin ka themelua, eshte e veshtire te dihet , keto quhen spekulime, dhe nje njri serioze, nuk merret me to.
    Sipas teorise se “konspiracjonit”, mund te konkludojme, se te gjitha partite i ka themelua UDB-ja?
    Nese duam te jemi serioze ,ateher le te debatojm, per pasojat, le te konkludojme, per rezultatet, dhe se fundi, te kerkojme, pergjegjesine, nga ata qe ua dham voten.
    Ketu nuk shof as nje dhoje serioziteti ne debatim, ketu shof nje propagande, jo parimore, te damshme, e permbushur me genjeshtra, dhe e nje niveli shume te ulet, me perjashtim te Analistit…

  51. Guri ose ja ke nis sot me lexua ose je Analisti.
    Ky burri krejt kohen shkruan sesi tgjitha partit shqiptare jan te udbs.
    Kta e thot edhe neper Tuz.
    Ky krejt kohen flet per info te sherbimeve sekrete.
    Na po flasim per pozitivnen e tij per tcilen opinjoni malazez thot se e ka krijua udba, nuk e shpikem na. Kurse ky flet per tgjitha partit shqiptare nga infot qe posedon ky.
    Kush asht ky e si vjen deri te ato, vlersoje vet.
    Del se ose asht ky sherbtor sekret ose genjeshtar.

  52. Na ketu duhet te komentojme per partit “shqiptare” dhe pasojat negative dhe pozitive qe ato prodhuan gjat ketyre 23 viteve.
    Mendoi qe do te dakordohemi se pozita e shqiptareve eshte ma e keqe sot.
    Nese fillimisht LD ne Male te zi edhe pse nuk e kishte sufiksin, shqiptare , ajokishte fituar Afro 90% Te votave te shqiptareve, sot Te gjitha partit se bashku nuk e kan 50%.
    Pse votuasit shqiptare e humben besimin tek ato?
    Pse dhe kush i themeloi te gjitha keto parti?
    Pse u nda dhe kush e ndau UDSH-n?
    Pse dhe kush I ndau Malesoret, ne baza fetare?
    Pse dhe kushe e ndau IQ?
    Pse dhe kushe I drejtoi te gjithapartite Te I bashkangjiten politikes se deshmuar antishqiptare, e quajtur PDS dhe PB?
    Etj, etjj……….!

  53. Ti pasha zotin e puth Vaselin edhe munesh me puth ku te duash edhe mrapa po deshte, se ti e din mire se cka ini tye ba em kujtohet kur keni pa ardh ti e Novak Kilibarda Vaseli e Nikoll Gega en tuz me marre votat e Malsis, asaj Lidhje qe po thua ti se ka dek,ja keni pa prish tubimin se e keni pa en te njejten dite, e kjen revoltua ata Cetinjajt taj kur e pane Flamurin tane Kombetar, sepse ata ishin pasardhsit e atyne qe kan dasht me marr shkodren e Lezhen deri en Milot. Pasardhsit e atyne qe i kane lane eshtnat en rraxa te shkodres e ne tarabosh. E ju ishit ata qe ishi ne anen e tyne, Une as nuk jam FDI dhe as nuk kam lidhje me te por aio eshte e vetmja Forc e sinqert en Malsi deri sot per mendimin tim.

  54. se parit, situata e shqiptareve nuk eshte me e keqe por me e mire;po ju jap disa kritere: Lejohet shkrimi shqip-ne dokumente, lejohet perdorimi i flamurit-nevoitet te merret leja perkatese, lejohet studimi jashte vendit dhe pranohen diplomat, lejohen mediat-shkrimet publike, lejohet pjesemarrja ne institucione etj..tash ku asht problemi-ka shume konkurrente-interesxhi dhe pak kuadro!!! kte mund ta vertetoni ne “BIRO RADA”…Ket problem e kan shume vende e jo vec na-BE per vendet e lindjes ka perckAtua nje kriter-FORCIMIN E ADMINITRATES…FDI-lideri A.L. pati deklarua se ka kuadro per krejt Malin e Zi!!! ne kerkesat e BE per ket ceshtje Malit te Zi i duhen mbi 5 mije persona me profesione te caktuara e FDI ka rreth 120 votash!!!-absurd total

    • …mos harro se lejohet edhe frymemarrja e thelle me hunde ,pastaj lejohet edhe ne toalet te shkohet pa pyetur kryeqendren,lejohet dhe me sha e fye shqipetari shqipetarin etj. etj.. shpejt filuat me mbrojte pushtetin qendrore more burra dhe ata pa pike nevoje…pse ??!!!!

  55. sa per e tha se disa ktu akuzojme partite shqiptare si puntore te ANB-nje sqarim: une detajisht ju pershkrova deklaratat zyrtare ne lillje me kete, ne adresa te sakta qe kane ndodhur gjate 3-4 viteve te fundit…kto i dime te gjithe dhe ne baze te ketyre deklaratave dhe zhvillimeve qe kane pasuar del se ato deklarata qe jane zyrtare, e theksoj ZYRTARE, se disa prej tyre me te vertete jane te tilla…une dhe njerezit mendjeshendoshe logjikojne ne baze te fakteve e ngjarjeve e jo ne baze te enderrave e inateve sic bajne 007 e disa tjere…Guri i Kuq, te gjitha pergjigjet ne pyetjet tua i ke ne komentet mia me siper, madje mendoj se ti e din kete nese jeton ketu ne Malesi kto 6 vitet e fundit!!! problemi asht se njerezit jane mesua te marrin nga 50e, nje vendpune, nje thes kollomoq per…

  56. Guri nese u beson informatave sekrete ose genjeshtrave te Anal istit ater i ke tgjitha pergjigjet.
    Ai ka celsin e udbs dhe i ka etiketua tgjitha partit shqiptare si pjes e udbs, pervec fdis qe promovon flamurin malazez, e cila brenda e ka Kavariqin dhe njerzit qe njekosisht jan pjes e fdis dhe partis malazeze pozitivna, e cila sipas malazezve asht krijes e udb-dps.
    tash vlersoje vet

Comments are closed.