Tharmi i shqetësimit

Edhe pse historia na tregon shumë për tolerancën fetare, prapë se prapë secili nga ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi, sipas shkrimtarit Ismail Kadare: “Harmonia fetare, sa ç’është madhështore si ngrehinë, aq është edhe e brishtë. Mjafton e çara e parë serioze, mjafton radikalizimi i njërit prej besimeve, që ngrehina të shembet”  

Gjekë Gjonaj, Ulqin

Të  gjithë ata që e njohin  të kaluarën e Malësisë kanë thënë dhe thonë se malësorët janë dalluar ndër shekuj për tolerancën fetare dhe për një bashkëjetesë të  shkëlqyer me njëri-tjetrin. Kjo është e vërtetë e pakontestueshme ! Malësorët e shumëvuajtur, si të gjithë shqiptarët, nuk e kishn formuar këtë harmoni fetare dje, e as sot, por është kjo vlerë dhe thesar i çmuar i shqiptarëve që buron me shekuj. Ata tolerancën dhe mirëkuptimin në mes veti e kishin kuptuar si dy gjëra që duhet t’i posedojnë, t’i ruajnë dhe t’i kultivojnë nga brezi në brez. Virtyti i solidarizimit e mbajti gjallë shpirtin e malësorëve dhe atëherë kur ishin buzë greminës. Myslimanë apo i krishterë nga çdo cep i Malësisë ishin një dhe të pandarë. Motoja e tyre kryesore ishte dhe duhet të jetë: Ta duam njëri – tjetrin, si vëllau – vëllanë, si shqiptari-shqiptarin. Po nuk e deshtëm kombin, gjuhën, historinë, flamurin, gjakun e veten tonë, nuk mund të presim se do të na dojë dikush tjketër”. Këtë  parim ata e bazonin në faktin se  për të gjithë shqiptarët, sikur edhe te popujt e tjerë, mbi të gjitha duhet të jetë interesi kombëtar dhe se feja nuk duhet të jetë element ndarjeje në mes të shqiptarëve.

Shembuj të tolerancës ndërfetare ndër malësorët

Dëshmia më e mirë e harmonisë fetare në jetën shoqërore të malësorëve  na vërtetohet  historikisht në shumë raste si  në luftë e në mbrojtje bashkë, në  dasma, në festa, në gëzime, në hidhërime bashkë. Po të nismim dhe të rendisim shembuj në lidhje me tolerancën fetare ndër malësorët gjatë shekujve, nuk do të mundemi t’i përmbledhim me një shkrim kaq të   shkurtër. Por le të jetë kjo një përpjekje modeste për  t’i kontribuar sadopak  tolerancës dhe harmonisë ndërfetare të  malësorëve,e cila  gjatë historisë ka pasur edhe sprovat e veta, që për  fatin tonë të mirë  janë kaluar me guxim e gjakëftohtësi. Nga biseda me personalitetin e nderuar  ish kryeimamin e  Tuzit, Rexhep  Lika, i cili  21 vjet ka shërbyer  me dinjitet si udhëheqës shpirtëror në Malësi  veçojmë këta shembuj:
1. Me rastin e festës së madhërueshme të Kurban Bajramit, në vitin 1967  priftërinjtë katolikë të Malësisë  kishin ardhur  për ta përgëzuar  Likën në shtëpinë e tij.  Kur ata hynë mbrenda  gjetën  vetëm bashkëshorten e Rexhepit, Hatixhen. Ajo nuk   i ka njohur mysafirët, por i ka mirëpritur dhe  shërbyer sipas traditës e riteve  fetare. Në ndarje u ka dhuruar nga një palë çorapë, kurse me ardhjen e Rexhepit në shtëpi e mori veshë se kush kanë qenë mysafirët  për të të panjohur.
2.  Kur ambasadori i Vatikanit  ka vizituar  Kishën e Tuzit kryeimami Rexhep Lika ka qenë i ftuar dhe ka marrë pjesë  në  meshën shejte.  Ai me këtë rast u mirëpritë dhe u respektua nga të gjithë besimtarët. Madje disa besimtarë  të pranishëm në kishë  kanë bërë kryq  në shenjë miradije për pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni fetare.
3. Kryemimami Rexhep Lika  bashkë me 20 besimtarë myslimanë merrë pjesë në Festën e Zojës së Grudës në Qelën e Kishës në  Grudë, ku  për të gjithë  të pranishmit ishte shtruar  dreka.
4. Një ditë, si shumë herë  të tjera, kryeimami Rexhep Lika dhe patër Gjergji    rrinin  së bashku në një kafene të Tuzit. Një malësor i ulur jo  larg tyre  i pyet : “Ju pini kafe bashkë  e dikush  prej nesh  e shikon  njëri-tjetrin me sy të keq ?!” . Patër Gejrgji iu përgjigj: “Të urtit rrinë bashkë e pinë kafe, kurse të tjerët mund të shikohen shtrembër”.

Porosia

Kryeimami Rexhep Lika, duke folur për harmoninë e besimeve  në Malësi  shprehet me krenari se gjatë shërbimit të tij shumëvjeçar në Tuz ka bashkëpunuar ngushtë me priftërnjtë katolikë,  patër Gjergjin, patër Kolën, Patër Dedën dhe patër Zefin, duke shtuar  se nuk ka kaluar   asnjë javë që mos të pijnë  kafe së bashku me ndonjërin prej tyre.  Lika nuk mban mend   të ketë pasur asohere ndonjë situatë konfliktuale ndërmjet dy konfesioneve në Malësi.  Ai  shprehet: “ Të gjithë jemi prej një nëne dhe prej një babai, të krijuar nga një Krijues, i cili ka dashtur që të gjithë të mos jemi të një feje ( besimi), por dallimi të shërbej si afrim e jo përçarje. Nëse e nderojmë atë që është e shenjtë, jetën, nderin dhe pasurinë  e njëri-tjetrin,  nuk ka vend për urrejtje, përçarje e mosëmarrëveshje”. Ky mesazh  mendoj se i duhet sot  Malësisë,  në shekullin e ri , në kohën e zhvillimeve   dhe ndryshimeve të mëdha, kur  shumë vlera tradicionale, historike, kulturore dhe civilizuese    rrezikohen të zbehen, të ftohen dhe të zhbëhen.
Edhe pse historia na tregon shumë për tolerancën fetare, prapë se prapë secili nga ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi, sipas shkrimtarit Ismail Kadare: “Harmonia fetare, sa ç’është madhështore si ngrehinë, aq është edhe e brishtë. Mjafton e çara e parë serioze, mjafton radikalizimi i njërit prej besimeve, që ngrehina të shembet.”
Toleranca dhe bashkëjetesa fetare është një lule e çmuar, por edhe e brishtë, e cila thahet e prishet, po s’u tregua kujdesi i duhur.  Jam i bindur se  njerëzit e urtë të Malësisë,  prijësit fetarë dhe  politkë, do të jenë të vëmendshëm dhe do ta zgjedhin  mosmarrëveshjen   fetare  të inicuar nga armiqtë  tanë,  që ndodhi më 16 janar  të këtij viti në varrezat e Kishës së Shën Mëhillit në fshatin  Dinoshë, e cila  shqetësoi secilin   shqiptarë  të cilësdo bashkësi fetare , i cili ia do të  mirën vetes, familjes dhe kombit. Ky tharmë i shqetësimit  të malësorëve, i mbjellur kush e di se kur  në Malësi,   nuk është asgjë tjetër vetëm  një vrasës i vëllazërimit,  i rrezikshëm jo vetëm  për besime ( fe) , por  dhe  për  ekzistencën  e bashkëjetesën  tonë të përbashkët në këtë truall   të larë me gjakun e lirisë.  Prandaj malësorët duhet të ngrihen mbi ndasitë fetare dhe të jenë të bashkuar. Të ruajnë harmoninë fetare si sytë në ballë. Të mos themi ky është mysliman dhe ai është i krishterë, sespe të gjithë jemi shqiptarë, jemi një fis e një farë. Mos t’i harrojmë  fjalët e At Anton Harapit se  “nuk shpëton, jo, as xhamia pa kishën, as kisha pa xhaminë, por as njena, as tjetra pa Shqipninë… me të gjithë atdhetarët…afrim, dashuri, vllaznim”, e as fjalët  e Haxhi Vehbi Dibrës, drejtuar besimtarëve:”Kristianë e muslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë… Ta duam njëri-tjetrin……t’i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri”.
Zoti na ndihmoftë!

45 Comments

  1. Te komentosh nje tekst shume te paster dhe me sinqeriritet te drejtuar te gjithe malesorve nje hap i pakuptueshem.

  2. Bravo Gjeke, te lumte goja, jekshtu duhet n’se duem me vazhdue per s’marit !

  3. Ndoshta ka asish qe tue me u mundue me rregullue gjerat i ndezin edhe me teper. Mendoj se kjo ska qene krejt problem nderkonfesional tue marre para syshe se aty ka pas bash te fese islame qe kan ofrue shtepit dhe oborret e tyre ne sherbim te familes se ndierit Dedivanaj, pra a esht ky solidaritet. Disa individ kan protestue ne ni menyre te papare deri me tash, me ta duhet bisedue dhe me ardhe deri te ni zgjidhje, nifare kompromisi. Duhet pas me shume respekt per kufomen. ndoshta ky problem esht dasht te zgjidhet me heret. N ato vorreza pushojn te paret tane te dy konfesioneve .

  4. Pergezoj autorin e shkrimit Gjeken duke besuar se ky artikull sadopak do te heq shtresen e pluhurit te fanatizmit ne mendjen e disave dhe te ndikoje ne ruajtjen e tolerances dhe bashkjeteses mes vllezerve malesor.. Bashkepunimi dhe shoqerimi mes te repektuarit Rexhep Lika me prifterinjet e Malesise jane shembuj te shkelqyer edhe per hoxhallaret dhe prifterinjet e sotem, por edhe per njerzit me te thjeshte.. Nje gje duhat ta dime te gjithe, si katolik si mysliman, sido qe te jene marredhenjet tona, te mira apo te keqia, ne jemi vetem vellezer te nje gjaku dhe te nje gjuhe… Para se gjithash kemi qene dhe jemi shqiptar, kemi qene dhe jemi fqinj e me ne fund katolik e mysliman. Malesia ka nevoje qe sa me pare ta flake kete ves te keq qe armiku po mundohet ta mbjelle ne kete treve…

  5. Une nuk e pelqej fjalen tolerance, asht ma mire te thohet respekti nderfetar tek shqiptaret asht i dalluem. Kurgja nuk asht 100%, por ne pergjithsi religjioni nuk asht problem tek ne. Nuk e di pse, por ndoshta shkaku asht se kemi probleme ma me randsi se sa religjioni

  6. Shkrim shum i qedhuar, mjerisht nuk do te ishte nevoja qe te merremi na Malsoret me ket tem, por ja qe hadhi e ban te veten, keto gjera ende jan prezente ne jeten ton.????? pse,pse, pse
    Dikur Fishta i madh shkruente edhe aje nga zemra e plaset duke i par keto ngaterresa fetare
    Shqipetar me vellezer jeni tye u vra,nder 100 ceta jeni shpernda,njeri thot kam fen,tjetri kam din,do thon jam TURK,tjeret LATIN,do thon jem GREK, e SHKIE disa tjere, po jemi te gjith VELLEZER o njerez te mjer.Kjo poezi mjerisht esht edhe sot aktuale. Edhe nje her urime miku ime Gjek Gjonaj.

  7. Besa tharmi prodhohet ne laburatorin e shtetit,dhe ne shum raste kan tentua te na e thartojn qumshtin.Me kujtohet, kur ne gjimnazin e Tuzit disa nxens u kacafyten me njeni tjetrin,dhe te nesermen gazeta malazeze,Vijesti qe eshte e preferuara e malsorvet del me artikullin “potukli se katolici i muslimani”

  8. pershkrim shume i mire i nje situate nder ne shqiptaret. Ndasite kane ekzistuar gjithe jeten edhe nder ne. Dikush tha se Tharmi Prodhohet ne Laboratoret e Shteteve-ka plot te drejt!!! Ndasite ishin ne 1911-kur duhej luftua per clirimin, pastaj edhe ne kohen e te nderuarit R.Lika kur Malesia kishte dy kandidate politik Frluckiq e Gojcaj, e edhe ne 2006 kur menduan se na dhane grushtin e fundit. Por FLM Zotit qe kto raste vec na forcuan me shume…

    • Ne Shqiptaret kemi deshmua se Fe-te(jo Besimet)nuk kane rendesi ne jetet tona por INTERES!!! Nese jemi pasardhes te Ilireve atehere duhet te mos kemi FE fare-ata nuk e kishin, por duhet te kemi besim-ata besuan ne Zotat e tyre: Diellin, si burim i gjithckaje-qe eshte fakt, dhe ne Gjarperin,si mbrojtes-fakt edhe ky, sepse gjarperinjte sulmojne vetem per tu mbrojtur. Kto Fe-te e reja kur u krijuan ishin subjekte politike, u shperndane me dhune, vrasje, djegje, perdhunime, masakra, me qellim marrjen e pushteteve, asgje tjeter…Jezusi e Muhamedi ishin vetem nxites te ketyre dhunimeve dhe udheheqes te subjekteve politike te asaj kohe…

      • Jeky asht shkrim, jeto jane menime. O Zot o Zot, ka kem vojt. Deri tash edhe m’jane pelqye shumica e atyne chi ke shkrua. Po che don ti nofken ashtu. D.m.th. ti ban be per dichka chi nuk ke. Po kush dreqi t’ka rrit ty e ta ka llane at soj edukatet. Me dasht me ba debate pas tashit me ty, tybe ni te tho tjeterqysh vech gjarpno. Simas teje na u dashka me u kthye ne paganizem, e mej lane ata nxitsit e dhunimeve dhe udheheqes te subjektave politike te asaje kohe. E po i lumi Jezusi me ty, po aj e din se chka ka mbi toke, i ka pase edhe ne kohen e tij Juden me shoke ne kajde tate. Mjer gjeneratat e reja me “modela” si ty.

  9. Pasha zotin
    kur asht kenun Rexhep Lika ne malesi nuk ka pas vec mysliman dhe katolik flasim per malesor
    sot per fat te keq kam talibanca ci paguhen ka 300 eura me u vesh si ata me ba si ata keto pun nuk jan perdor as dit qysh se i kan rrezua kudhat binjake ne New york kan nis keto pun se dikush prej nesh ka qit pushk ne emer te shejdhekut qyre cka i bame Ameriks por nuk kan mendua se jan ken edhe 4 malesor te cilt humben jeten kjo asht fe e fliqt sasht per mysliman as katolik por zotria hoxh ne malsi duhet cdriedhit keto pun se Rexhep lika nuk i ka lan as me u permend keto gjera per jata jan kenun mardhanjet mate mira mes njari shoqit politika nuk duhet nderhy ne as nji menyr se ma zi i percan frati e hoxha mir e in kun rrin puna ose goditni punt ose kini me pagua me krye te juaj.

  10. Nuk e kam ndër mend të polemizoj me askënd, por nuk po mundem që mos ti shprehi pikëpamjet e mia në kntekstin e diskutimeve që po bëhen këtu.
    A mendoni se ne malsorët nuk dimë ti zgjedhim problemet tona?
    A mendoni se ne malsorët nuk duam ti zgjedhim problemet për të cilat po flasim ?
    Ju mirë e dini se në këto malet tona dikurë, por jo kaherë pleqët e Maleve, siç i kemi quajtur, pleqnarët, kanë ditur ta ndajnë qimen për gjysëm, siç i thonë një fjale.
    A mendoni se në këto malet tona nuk ka mbetur asnjë njeri që di ta gjejë fillin e lamshit të ngatërruar ?
    Une mendoj se ende ka njerëz që dinë të veprojnë në këso rastesh, Atyre njerëzve u mungon guximi, si nga njëra ashtu edhe nga pala tjetër. Ndikimi i rretheve specifike e bën punën e vet, si tek opinioni i gjerë ashtu edhe tek…

  11. per chka e bani rastin e DINOSHES fetar,aty ka te bej me ligje malesore,ni jane ato probleme te pazhvillueme do te flasim,per ndryshe mos e bani problem fetar se nuk ashte en rregull FLM

  12. Shminka, lexoje edhe nji her: Une besoj ne zotin, sic beson gjithe njerezimi-te gjithe thoni se besoni ne zotin ater e shtoni edhe jezusin me shoke e u bane disa zotna!!! zoti thote ne urdhnimet e tij: tjeter zot mos te kesh vec mejet!!! pastaj ti paske dy zota:Zotin edhe dika pas tij krishtin, a muhamedin-dmth ti kenke pagan e jo une se ti beson ne shume zota-paganizmi, e jo une ,une besoj vec ne nje!!! dhe na jem ata qe ja kemi dhane emnin paganizem sepse kshtu na ka konvenua kur kemi ik nga besimi i vertete dhe kemi kalua ne beimet e rrejshme ku njerezit i kemi zota-jezusi e muhamedi jane kene njerez e jo zota-ne ate menyre duhet edhe me i trajtua!!!

    • Pasha Zotin…

      Te lutem mos shkruaj shum se atehere te gjithe njoftohen me ty se sa din, dhe sa njohuri ke.
      Kjo chka ke shkrua ketu per Zotna eshte nje kapitullim i trunit tand.
      Ti metvertete nuk di asgje per asisen dhe asgje hich kurrfare.
      Ti nuk paske lexuar fare asgje dhe as librin e uratve “Katekizmi i Vogel”

  13. edhe nji gja: nofken e kam PASHA ZOTIN-e jo PASHA KRISHTIN E MUHAMEDIN!!! dmth besoj ne ZOTIN e jo ne disa zota…sjam pagan sikur shumica e njerezve e edhe ti me ta me pas 17 zota!!!, jam besimtar shume i forte bile, por me besua asht dicka tjeter e FE-ja eshte dicka tjeter!!! nese jam i lindur katolik e respektoj Jezusin si prijes i nje religjioni-politike te ciles jam pjesetare(i lindur i tille), por jo ma shume se a!!! gjithashtu kam mundur te lindem Musliman, budist, jahudi, e cka di une se cka-barabar nji ZOT kisha pas dhe ne nJE ZOT kisha besua-duke respektuar tjeret!!!

  14. O gjarpno, dijen e tane botes ta keshe 5 pare te kuqe nuk
    ti vije. E para gja ti rren vetin gjith diten e naten se nuk beson
    ne Zot as ne kurrgja pervech chka sheh me ata “qorranat” tu. N’se
    ti nuk don t’ja dishe per Trinitetin qe asht nje Zot i vetem i
    perbeme prej Atit-Birit-Shpirtit Shejt, shko ne katekizem, asht
    koha te leshe komunizmin, se i doli pahi ma. Sa qesharak del, bile
    se ke idene sa kure thua jam besimtare i forte 🙂 Besimtar i
    chkahje ????????

  15. Ju zoteri me nofken “pasha zotin ” shifet qarte se nuk ke dijeni dhe as kulture fetare.Nje prej dhjete urrnimeve eshte ” mos e merr emrin e zotit per goje bosh” .Te besosh ne Krishtin nuk do te thote te besosh ne shume zota.Nuk do te jap mesime fetare por feja Katolike beson ne nje zot qe eshte trinija , ati e biriri e shpirti shenjte , pikerisht ne TRINI qendron , apo e dallon nga besimet tjera katolicizmin.Kjo nuk do te thote se besimet tjera nuk besojne ne zot , por jane forma te ndryshme te interpretimit .

    • Mos u chudit Lek, se Zotnija ne fjale, me nofka te ndryshme, nuk din, jo se nuk kupton, por nuk don me dijte, prandaje del qesharak. Vetem nje detal nga shkrimi i tij. Thot se beson ne nje Zot (as kta s’asht e vertet) e akuzon ne tjerve se besojme ne shume Zota, e ne tjetren ane, thot n’se jemi pasardhesit e Ilirve, duhet te kthehemi ne fene e tyne, e aj asht besimi ne shume zota. Hajde dreq e kuptoje chka don me thane. M’vjen keq, jo per te, se aj ashtu don, por me dhane shembuj te kqi, asht shkandull. Ky zotnija menon se per qellime pushteti erdhi Krishti ne toke, menon se ishte si keta tash….

  16. Shimnka- i dyzen me ty 😀 ahahah dmth te gjith ata qe nuk e konsiderojne Jezusin si te birin e Zotit, dashkan me u dijeg ne ferr?!! ahhaha Ti paske vojt si ata fundamentalistat islamik, qe propagandojne se te gjithe ata qe nuk jane myslimane, jane te pafe, dhe si te tille do te digjen ne ferr! 😀 aghhahaha o njerez jemi ne shekullin e XXI, ka kaluar koha kur kleriket ishin te vetmit qe dinin shkrim-leximin! U laca me t’mira…:)

  17. Më vjen keq kurë fitni dhe jepni sqarime për besimet dhe Zotërat, as të ishit teologë, leni ato punë ti sqarojnë ata që janë kompetent.
    Tragjedia jonë është se ne të gjithë jemi të urët e të mençur dhe se dimë gjithçka, e kurë e analizojmë punën shofim se nuk dimë asgjë.
    Sikurë të ishim aq të urtë do ti rregullonim punët tona pa tenzione, pa paragjykime, pa nënvlersime, pa urrejtje, pa e randua njani tjetrin, pa e nënçmua njani tjetrin.
    Ta rregullojmë gjithkush oborrin e vet, atëherë është lehtë që së bashku ti rregullojmë edhe punët e përbashkëta !!!!

  18. Kore, mujte me lane nofken qe pate, edhe pse ajo te chpif, edhe na tijert kuptojm ka dich……

  19. HAHAHA, more Shminke, se parit, une kam vec ket nofke dhe mos te shkoje menja se jam korja, lisi a dikush tjeter! se dyti nuk jam tu perhape propagande, por kshtu rrjedhi debati, se treti Iliret sjan ken PAGAN vec na i quejme ashtu sepse regjimi katolik, budist, islam, jehud etj, u konvenon ashtu! cka jane keto besime nese nuk jane PAGANE-kur ka mbi 200 FE-ne bote??? dmth se nese ata ishin pagane-ne sot jemi e njejta-kemi shume FE!!! truri yt e i disave nuk duan ta kuptojne kete por nejse-duhet besa me pas edhe kapacitet prikik me e e kuptua!!! Iliret qe jetonin rreth liqenit t shkodres-labeatet-besonin ne gjarpnin-te na malesoret edhe sot e kesaj dite themi se eshte gjynaf me e myt gjarpnin nese e gjen brenda ne shtepi-sepse eshte mbrojtesi i shtepise!!!

    • Prej te vetmit malsor po tijej se na kenka gjarpni roja e shpise, e n’kjofte se ti e ke pranue, ja pashe hajrin. Po chude burre, keto te mirat sikure besimi ne krisht, nuk te paskan pa lane mbrese, a puna e gjarpnit po. Ti po bazohesh ne histori qe po ndrrohet per nje gjenerat disa here, jemi deshmitar per ket, kurse ne besim qe perterihet per chdo dite e vertetohet per ata qe kane sy e veshe, ajo per ty nuk kenka gja. Po a din ti se gjith “bijt e territ” thone te njejten gja. Te betohem se nuk ta merr menja sa budalle je ne syt e mij. E pra shikjue, ashtu si shohen “bije e territ” ti je shume i menchem. Po e perserit fjalen te djegun, por domethanjen do t’ja kuptojsh nje dit. Une personalisht nuk ta deshiroj, e ti pach vetin ne qafe.

  20. kore-jesusi nuk asht biri i zotit por i jozefit!!! a beson ndokush n bote se fmija goditen permes shpendeve-engjujve nga havaja??? mua mduket se goditen pas nje berje dashurie-sexit!!! Leke Gruda, fol noj urate me ti fal zoti mkatet-por lutju zotit per ket pun se kta tjeret ste ndihmojne te aj!!! UNE BESOJ SI DUA UNE E JO SI DOJN TJERET!!! dhe i respektoj tgjithe tjeret e jo si ju te dy qe kishi me i djeg…Kisha dikur ka pas djeg shkencateret me te njohur n bote!!! por ju shihet se sdini cka asht ata-e ka ba mne qellim per te mos humb pushtetin qe ka, gati gjysmen e botes!!! asht partia ma e forte politike ne toke-asgja ma shume se kaq!!! d

    • O K e di se je besimtar, shume i forte bile, shkrove aty ma nalt, po a sheh sa e perqeshe vetin more i shkret. Krishti asht Biri i Zotit te vertet, kurse nanat e babat godisin edhe mkatar, gabimqar, budall si puna jote. Don te tregohesh i perparuem, edhe tjere para teje deshten, por perfunduen ashtu si e merituen. Mendo per perfundimin tend more i mjere deri sa mos t’jet shume vone.

      • Ky chi ban be ne rrene po kuvet me veti se po i drejtohet kores, e njajta krijese……

  21. As kund dhe as njehere nuk ka shpreh fanatizem fetare.Para se gjithash Ju zoteri “pasha zotin ” nuk e dini ne cka une besoj.Ajo cka shkrova me lart ishte vetem nje sqarimi i shkurter.
    Sigurisht qe edhe une , si te gjithe njerezit e kesaj bote , beje mekate .Sa i perket respektimit nderfetar jam i sigurte se ketu qendroj me larte se Ju.Kete mund ta deshmoj me shume vepra e jo me shembuj apstarkt.
    Sa i perket asaj cka shkruan me larte se ne nuk kemi yte drejte te merremi me fene , se kjo ,eshte e drejte vetem e prijsave fetare jeni plotesisht gamib.Kur beson ne dicka duhet ta dijsh pse beson.

    me nderime leke gruda

  22. Shminka duket sikur e ka nofkën i ka dhe punët, me ngjyra e pa ngjyra, her zi her bardh, ashtu duket edhe i kupton gjërat, sa din aq flet. sa i takon religjinit ti spastrojmë disa gjëra: politeizmi ( besimi në shumë zotra ) ishte i përhapur tek të gjithë popujt e Mesdheut e duket edhe më gjerë, ai qendroi derisa në skenë arritën besimet – religjinet monoteiste ( besime në një zot – perendi ), të tillë ishin edhe ilirët, ashtu dhe të gjithë popujt në rrethinë të afërt dhe të largët. Besimi i parë monoteist që u përhap në këto trojet tona ishte kristianizmi, religjon që me peripeti të mëdha e pranuan edhe ilirët edhe popujt tjerë, nuk e di se çfarë është diskutabile. Islamizmi si religjon monoteist është i lidhur me shekullin VII, tek ne ka ardhur me ardhjen e turqëve,i imponuar me…

    • ,i imponuar me institucionet e sistemit ( dhunë, represion, kërcnime, grabitje, dëbime, marrje të fëmijëve si jeniçerë, detyrime me shkua nizamë – ushtarë, por edhe me dëshirë, për qëllime ekonomike, mirëqenie etj ) e mori kush e mori , e gëzoft dhe ja patë hajrin, gjithkush për vehten e vet ban kryq, lutet apo falet.

  23. . Paganë konsideroheshin shpesh të gjithë ata që nuk kinin fe apo që ritualet e veta i lidhnin me dukuritë, fenomenet dhe proceset natyrore, por që edhe të njëjtat i paraftyronin dukuri të lidhura me fuqë mbinatyrore,. Rituale pagane janë trashiguar deri sot, disa nga to edhe i manifestojmë. Numri i ritualeve pagane është shumë i shprehu, në jetën tonë të përditshme shpeshi i përdorim ato……………………………………………….

  24. Shminka duket sikur e ka nofkën i ka dhe punët, me ngjyra e pa ngjyra, her zi her bardh, ashtu duket edhe i kupton gjërat, sa din aq flet. sa i takon religjinit ti spastrojmë disa gjëra: politeizmi ( besimi në shumë zotra ) ishte i përhapur tek të gjithë popujt e Mesdheut e duket edhe më gjerë, ai qendroi derisa në skenë arritën besimet – religjinet monoteiste ( besime në një zot – perendi ), të tillë ishin edhe ilirët, ashtu dhe të gjithë popujt në rrethinë të afërt dhe të largët. Besimi i parë monoteist që u përhap në këto trojet tona ishte kristianizmi, religjon që me peripeti të mëdha e pranuan edhe ilirët edhe popujt tjerë, nuk e di se çfarë është diskutabile

  25. Vetem vene ate mbrapashtojcen ………pak histori…… te tradhton stili more burri i dheut

    • Zoëri Shminka, nëse po mendon për mua , e ke gabim, se di pse po thue ta vë këtë mbrapashtojcën …pak histori, une as që jam historian dhe as që nuk pretendoj të edukoj apo arsimoj ndokënd në aspektin e historisë – prejardhejs së ndokujt, kjo është gjë presonale, ta dijë apo mos ta dijë origjinën dhe të gjitha ato që e lidhin me të kaluarën e vet në çdo aspekt ( ta gjurmojë gjithkush orighinën dhe historinë e familjes së vet nëse don ta dijë të vërtetën, ajo është punë private ). Une veç bëra një përshkrim historik të religjineve ( fenave ) dhe krahasimin e politeizmit ( paganizmit ) me monoteizmin ) aq sa e njof historinë në përgjëthsi si joprofesionist. Këto mund ti njofë çdokush nëse i interesojnë, pata qëllimin veç që të përkujtohemi të gjithë, nëse dikush është i…

      • ……. prekur e past për hajer, por edhe të tegojë elemente civiulizuese dhe të shprehi tolerancë në çdo aspekt, pra edhe në debatë, edhe se di se për çfarë “tradhëtie ” po mendon, se duket të jan përzie kabllot, ke fitua kontakt të shkurtër duket dhe nuk po di me i diferencua gjërat ????

  26. OK, e di se kto tema sdiskutohen ketu. Pse? Sepse ka shume te atille qe gjerat i dine vec ashtu sic i shohin ata-por shpesh gjerat jane ndryshe…Une spo fyej ne asnji baze fetare-Leka e Shminka po, kjo tregon besimin(timin-tuajin). ne shkrimin e pare ne ket teme kam thane se artikulli asht i mire, por, permenda disa raste te faktueme kur Malesia ishte e percare ne baza fetare!!! nga kto percamje kush kupton-mun te kuptoje se FE-te jane vec Lufte per Pushtet e asgja ma shume, spo e holloj se ne cmenyre arrihet kjo se dihet-kush nuk e kupton, ka te drejte te mos e kuptoje, por sikur te mos ishin ato bota sdo te ishte kaq e percare sa eshte!!! BESIMI asht krejt dicka tjeter nga FE-ja, vec FE-te keqperdorin Besimin per qellime te veta te erreta, dhe ne kete menyre sundojne.

  27. njerezit shpesh ndodh qe betohen PASHA KRISHTIN ne rrene!!! atehere si behet beja e rrejshme ne “zotin”??? sHMINKA, NUK E KUPTOJ KUR E THUA KTA PER gjarprin QE SE KE TIE! KU JETON?? nese jeton ne Malesi e nuk e ke tie kta, atehere del neper varreza te vjetra dhe shiko cilat simbole zoterojne:gjarpni e dielli…del neper kulla te mocme te pareve tane cilat jane simbolet: gjarperi dhe dielli prap…del neper mal-do te gjejsh neper shkembinj: gjarperin e diellin!!! pyet gjyshet e gjyshat per ket pun cka te thojne??? nese sme beson mua-atehere ke mundesine ta vertetosh ne varrezat e vuksanlekajve, ne shkopinjt e pleqeve(te vjeter) koken e kane forme gjarpri, ne varreza ne koje te kucit, tojeq, koder t kishes, ne rraxe, e shume e shume vende neper malesi…tung

  28. perfundimi im do te jete sikur i yti: do te na hajne krimbat ShMINKEEEE…ti menon se shpirtin tat ka me mbrojt Jezusi a dikush tjeter!!! vet nuk besoj ashtu, sepse sbesoj ne rrena te fabrikueme ne libra qe shkruajne per ata njerez qe kane qene analfabete!!! cdo parti ka STATUTIN e vet, kshtu edhe FE-te, bile Krishterimi e Islami, gati te gjitha senet i kane vjedhe nga TALMUDI. ndoshta as per kta ske tije kurr-ta besoj, sepse kjo donmethan se ske lexua kurr n jeten tate per kto sene…por qe ta kuptosh po te sygjeroj: lexo Biblen e Kuranin, gati ne gjithcka jane njisoj!!! PSE? sepse kur bahet nji KOPJIM atehere ai bahet identik, e pas kopjimit ndryshohet nka disa pika, me qellim qe njerezit qe skuptojne ma shume mos me i verejte ngjasite ndermjet tyne..une i kam lexua te dy. kuranin ne…

  29. 95, biblen ne 98: ibrahimi-abraham, jezusi-isaja etj etj…ti vazhdo e beso ne cka te duesh se FE-ja e Besimi jane sipas deshires se njeriut, pra te lira…dhe FE-ja katolike e as tjerat, nuk mesojne me fye dikend sic ben ti, jo vec ne ket koment por ne secilin!!! shko e rrfeju te P.P. se aj ka numrin e telefonit te Jezusit e ti fale mekatet fille…a por edhe frati asht i deleguemi i Jezusit…A din sa absurditete KE NE MENDJE???

  30. Masi chi kenke i apasijonuer mas gjarpnit, dhe po tu llimka koha e paganizmit, gjarpnin maje ne gjinin tand e mos kqyr me helmua edhe tjeret me ta. Ske nevoje te behesh ndots i rrethit me marrinat tua, ndotjen mbaje vetem per veti ne ndergjegjen tande. Mbase qe i paske lexue librat e shejt sikur po thue, te betohem se gja nuk paske kuptua. Thue jane njesoj Bibla e Kurani, po me te cilet sy i ke lexue ti mos mej pa dallimet. Nuk po ti njehi se asht e kot, duhet me pa sy e vesh, e ti ato i ke te okupuera. Chdokush qe mundohet ta mban vetin superior, asht e kunderta e saje. Masi ti i paske lexua ato qe po thue, ska randesi viti, pse mendon se je i vetmi qe i ka lexue. Ndoshta je i vetmi qe kot i ka lexue, ashtu ishe kene ma i sakt. O K, ti vazhdo e helmoje rrethin, por pa mua, vazhdo edhe me…

  31. Te gjitha besimet monoteiste jane universale . Te gjitha besimet kane shume ngjajshmeri , por i kane edhe dallimet ne mes veti.Kjo nuk do te thote se jane ne lufte me njena tjetre.
    Besimet nuk jane si partite politike qe kane qellim pushtetin tokesor.Te gjitha besimet besojne ne jeten hyjnore, por shpjegimet se si arrihet apo meritohet jane te ndryshme.
    Te mos besosh (te jesh ateist ) nuk do te thote se je ma atdhetar se ata qe besojne .
    Sa me shume qe e njef dhe e beson zotin as me shume do ta duash kombin.

    me nderime, leke gruda

  32. Normalisht se besimet monoteiste janë universale, sepse ato predikojnë se universi është krijesë e zotit. Sa i takon luftës, të gjitha fetë – besimet monoteiste luftojnë, jo fizikisht ( përveç sektave që veprojnë në mënyrë të dhunshme ) me qëllim për ta fituar opinionin, për të fituar besimtarë të rinjë, për ta zgjeruar ndikimin, pushtetin – hapsirën e veprimit, për ta zgjeruar ndikimin religjoz…….Sa i takon ateizmit ( mosbesimit në ndonji perendi ) është çështje personale, çështje e bindjes, aty nuk ka asgjë të keqe, e sa i takon patriotizmit: si besimtari ( pa marrë parasyshë fenë që e beson ) si ateisti mund të jenë patriotë, atdhedashës të mirë, sepse si ateistin si besimtarin mund dhe duhat ta lidhi gjaku, gjuha e origjina e përbashkët….

Comments are closed.