Iniciativa qytetare Tuz – REAGIM

Reagim ndaj shkrimit të publikuar me 18.02.2013 me titull: “Forca nuk do të kushtëzojë mbështetjen e kandidatit të DPS-së

R E A G I M

-Si subjekt politik që veprojmë kryesisht në trevat Shqipëtare në Mal të Zi jemi të detyruar të reagojm në disa anomali gazetareske që kryesisht po i bëjnë mediumet Shqipe kur është fjala për deklaratat tona.
Për çfarë bëhet fjalë: – Në shkresat tona që i kemi bërë kohëve të fundit si Letra dërguar kryeministrit Gjukanoviq dhe deklarata e djeshme për Agjencinë “Mina” dhënë nga Zotëri Vasel Sinishtaj opinioni njoftohet sipërfaqësisht duke i anashkaluar argumentet kryesore të qëllimeve tona politike.
Kjo sipas mendimit tonë bëhet duke mos e konsultuar tekstin bazë e që kanë mundësi ta marrin të tërësishëm.
Tekstet merren nga interpretimet e mediumeve malazeze respektivisht ato të Radiotelevizionit të Malit të Zi të cilat sipas nesh janë tendencioze dhe kryesisht i njëjti interpretim i këtij mediumi përkthehet dhe publikohet i tërësishëm, e që shpesh bien ndesh me qëndrimet tona.
T’u përkujtoi se në tekstin e djeshëm me 18 02 2013 dhënë agjencisë “Mina”që disa nga ju nuk e muaret aty, në rënd të parë keqinterpretohet fjala “Kushtëzim” dhe “Kushte” për pakicën Shqipëtare që ne kërkojmë dhe të njëjtat deklarata na shkojnë në dëm të qëllimeve dhe subjektit tonë.
T’u përkujtoi juve dhe qytetarët Shqipëtar në Mal të Zi se ne nuk  tentojmë të mësojmë dikë se si të punohet në gazetari, por duam të jemi real dhe t’u tregojmë se nuk kemi kapacitet të kushtëzojmë pushtetin për shkak se populli nuk na e dha këtë të drejtë, por duam t’u bëjmë me dije juve dhe qytetaret se nuk do të bëjmë asnjë hap në dëm të popullatës sonë,dhe nuk ka kurrfarë posti e as ryshfeti që ne do ta pranojmë për ti kënaqur epshet politike të tjerëve në dëm të popullit Shqipëtarë.
Sa i përket përkrahjes apo qëndrimit tonë lidhur me kandidatin Presidencial të pushtetit ne varësisht nga plotësimet e kushteve e jo kushtëzimeve tona, do të marrim qëndrim adekuat dhe për të njëjtin do t’u informojmë me kohë.

Për Iniciativën Qytetare Rexhep Çunmulaj 
Tuz me 19.02.2013

Furra Tahiri