Në vazhdën e aktiviteteve të veta programore dhe obligimeve statutare dhe vendimit të Kryesisë se LDnëMZ si dhe vëndimit të kryesisë së Degës, të shtunën,më 16 shkurt, në Shtëpinë e Kulturës në Plavë, u mbajt Kuvendi zgjedhor i LD në MZ, Dega e Plavë-Gucisë, i gjashti me radhë, në të cilin u shqyrtua puna e kësaj dege mes dy Kuvendeve zgjedhore. Delegatët e Kuvendit zgjodhën Kryesinë e re dhe Kryetarin e saj në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Prezent ishin 27 delegat të cilët përfaqësonin të gjitha lokalitetet ku banonin shqiptarët në Plavë e Guci. Për ta përshendetur dhe përcjellur punën e Kuvëndit prezent ishin edhe përfaqësuesit e Degës së Malësisë z. Nikollë Camaj dhe ai i Rozhajës z. Haxhi Lajqi. Poashtu ftesës ju pergjigj edhe kryetari i UDSH Dega Plave-Guci z. Fadil Ulaj. Kuvëndin e hapi ushtruesi i detyrës së kryetarit të Deges z. Ismet Gjonbalaj, dhe i përshendeti të gjithë të pranishmit. Pas rreth 4 orëve punë Dega e Plavë-Gucisë, zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve, ku 8 janë antarë të rinjë të cilët nuk ishin më parë antarë të kryesisë së Degës, e prej të cilëve 6 intelektual të rinjë ndër ta edhe një vajzë. Në kryesinë e re janë : Sadri Balidemaj, Shpresa Kukaj, Gani Kukaj, Zeqir Haxhaj, Faik Kukaj, Shaban Prëlvukaj, Ahmet Gjonbalaj, Ismet Gjonbalaj, Skender Qosaj, Arif Çelaj. Më në fund për Kryetar të Degës u zgjodh një intelektual nga radhët e të rinjëve z. Bujar Hasangjekaj, Magjistër i Ekonomisë me koncensus të plotë dhe pa asnjë votë kundër. Mbas zgjedhjes së këtyre organeve kuvëndin në bazë të propozimeve dhe diskutimeve miratoi edhe këto perfundime:
– LD në MZ Dega Plavë – Guci është kundër jetesimit të parkut nacional i cili vlersojmë se është në dëm të interesave të shqiptarëve të kësaj treve.
– LD në MZ Dega Plavë – Guci është kundër formimit të Komunës së Gucisë, duke vlerësuar se poashtu kjo iniciativë për formimin e një komunë të till është në dëm të shqiptarëve, qoftë në aspektin politik, ekonomik dhe kulturor.
– LD në MZ Dega Plavë – Guci do të bëj përpjekje që të jep kontributin e saj maksimal për jetësimin dhe realizimin e projekteve rrugore që lidhin vëndin tonë me shtetin amë dhe me Kosovën, gjegjësisht rrugën Guci – Shkodër, Plavë –Deçan dhe Plavë Bajram Curr.
– LD në MZ Dega Plavë – Guci do të angazhohet maksimalisht që plani hapsinor të hartohet në atë mënyr që të kontribon në mirqënjen ekonomike dhe në zhvillimin ekonomik të shqiptarëve në Plavë e Guci, plan i cili do të kontriboj në zvoglimin e migrimit dhe shperguljes së shqiptarëve nga këto troje, dhe do të jetë kundër mënyrës së hartimit të planeve hapsinore që janë në dëm të shqiptarëve
– LD në MZ Dega Plavë – Guci do vazhdoj ta përkrah me gjithë forcat e saja tubimin tradicional “ Alpet Shqiptare” i cili mbahet në Vuthaj, dhe do bëj perpjekjet e saja maksimale që ky tubim të jetë sa më madhështor.
– LD në MZ Dega Plavë – Guci do të thelloj bashkëpunimin e saj me shtetin Shqipëtar, Kosovën dhe dijasporën, qoftë në aspektin politik, ekonomik, kulturor etj.
– LD në MZ Dega Plavë – Guci dëno ashper ngjarjet e fundit ndaj shqiptareve në Guci, dhe kërkon nga organet kompetente shtetërore që të marrin masa ndaj veprimeve të tilla.
– LD në MZ Dega Plavë – Guci do të angazhovet dhe do jap kontributin e saj maksimal që sa më parë të organizohet Kuvendi i parties në nivelin qëndror.
Shërbimi informativ i Kuvëndit (LDMZ)