Duke qarë gjithmonë hallet me vëllezërit tonë në trojet etnike Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” edhe një herë , duke mos pasur mundësi të tjera, reagon kundër fashizmit sllav, i cili po lulëzon pa u penguar nga Evropa kudo në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Viktima të këtij shfrenimi e të kësaj urrejtjeje janë vetëm shqiptarët, që as edhe një herë nuk u gjenden të mbrojtur sa duhet as nga Shqipëria e Kosova e as nga Evropa dhe qarqet tjera të vendosjes.
Shoqata vlerëson se është bërë e vështirë të jesh shqiptarë në trojet tua sepse Evropa dhe bota ngritën në këmbë edhe nëse një lider yni në atmosferë feste flet për historinë dhe dëshirën natyrore që shqiptarët të jenë të bashkuar. Kryeministri shqiptar foli për këtë dëshirë tonën të përbashkët dhe gati krisi kiameti. Zyrtarë të lartë të Evropës u nisen me vrap e me mllef drejt Tiranës dhe kritikuan kreun e shqiptarëve pse po rikujton historinë dhe pse po flet për dëshirat e shqiptarëve. Evropa e di se trojet shqiptare me bekimin e saj janë vjedhur. Evropa e di se edhe sot e gjithë ditën shqiptarët jashtë kufirit të shtetit amë nuk gëzojnë as të drejtat elementare dhe se janë kthyer në caqe të gjalla të shfryrjes së urrejtjes dhe fashizmit sllav dhe heshtin. Edhe pamjet e tmerrit në rrugët e Shkupit kur banda kriminale e fashiste maqedonase turreshin kundër fëmijëve, pleqve e rinisë shqiptare tregojnë se fashizmi atje po lulëzon. Evropa i pa këto tmerre . I tha dy a tri fjali shkarazi dhe hiq asgjë.
Shoqata jonë nuk ka mundësi tjera për të qenë më afër vëllezërve tanë në Maqedoni, por edhe një herë u tregon shqiptarëve atje, shqiptarëve në Malësi dhe Kosovën Lindore se ne jemi me zemër e shpirt me ta dhe se do të bëhemi edhe zë i tyre për të vajtuar apo për të kënduar se vërtetë vaji i burrit qenka kënga. Shoqata jonë edhe me këtë reagim i drejtohet Evropës për të satën herë se fashizmi sllav në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni po lulëzon dhe ky fashizëm po e rrezikon dhe do ta prish këtë paqe në Ballkan, që është e brishtë dhe po ruhet në kurriz të shqiptarëve. Evropë, deri kur kështu ?
Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”