I ftuar nga Lidhja Demokratike e Shqiptarëve , dega e Plavë-Gucisë , z. Beci , së pari u takua me Perfaqsuesit politik te Shqiptarëve të Krahinës , në sallen e madhe të Komunës , ku pati dhe një numër të qytetarëve Shqiptarë nga këto vise .
Mbledhjen e hapi mikëpritësi i takimit , z. Bujar Hasangjekaj , kryetar i LD në MZ , dega e Plavë-Gucisë , duke i dëshiruar mirëseardhjen Ambasadorit Shqipëtar ne këtë Krahinë dhe duke i percjellë Ambasadorit shqetësimet e popullit Shqiptarë të kësaj Krahine , për një numër të konsiderueshëm problemësh , me të cilat ballafaqohet ky popull.
Më pastaj , fjala iu dha edhe kryetarit të UDSH-dega Plavë-Guci , i cili përshëndeti Ambasadorin dhe poashtu ngriti shqetësimin për një sërë problemësh me të cilët ndeshet ky popull.
Në vazhdim , fjalën e mori Ambasadori Shqipëtar , i cili tha se kupton të gjitha shqetësimet e Shqiptarve të këtyre trojeve dhe në pergjithësi dhe se do përpiqet që në mardhënjet dypalshe të ngreh dhe shqetësimet e banorëve të Krahinës së Plavë-Gucisë.
Ai , siguroi të pranishmit se rruga që lidhë Plavën me territoret shqiptare përtej kufirit , përmes Vermoshit , do të përfundoj shumë shpejt dhe se do ndikoj me autoritetin e vet që të vihët në jete dhe nisma për rrugën që lidhë Plavën me Deçanin , në mënyrë që Komuna e Plavës të mos mbetet më një zonë e izoluar.
Pas kësaj , fjalën e morën dhe një numer qytetarësh , të cilët folen poashtu për problemet e Shqiptarve në këtë Krahinë të izoluar dhe diskriminuar skajshmërisht nga (pu)shteti malazez. Shqetësim i veçantë për banorët paraqiste dhe përpjekja e një grupi përsonash për ndarjën e Krahinës në dy komuna , e cila (sipas tyre) do të minimizonte faktorin shqipëtar dhe Krahina shumë shpejt do zbrazej nga Shqiptarët , të cilët edhe poashtu kan mbetur në një numër të vogël në këtë Krahinë.
Ambasadori kuptoi dhe u pajtua plotësisht me këto shqetësime .
Vizita e Ambasadorit Shqipëtar vazhdoi në zyrën e Kryetarit të Komunës së Plavës , z. Shahmanoviq , tek i cili ngriti shqetësimet e Shqiptarve dhe kërkoi që bashkërisht të zgjidhen të gjitha këto probleme .
Kryetari i Komunës , z. Shahmanoviq tha se ” ne jemi një popull , me histori e tradita të perbashkëta dhe që sëbashku do i zgjidhim të gjitha problemët “.
Ai , gjithashtu theksoi se , më askush nuk do mund ta mbajë Plavën të izoluar dhe askush më nuk mund t’i shkeputë lidhjët infrastrukturore e ekonomike, si dhe ato kulturore , në mes te Plavës dhe Republikës së Shqipërisë, duke vënë theks të veçantë në rrugën që lidhë Plavën me Republikën e Shqipërisë , përmes Vermoshit .
Më vonë u shtrua dhe një drekë në Guci , për nderë të Ambasadorit Shqipëtar.
Skender Hasangjekaj