Intervistë ekskluzive me z. Ilir Qorri, specialist i marrëdhënieve me BE-në

Intervistë ekskluzive për “Malesia.Org” me z. Ilir Qorri

Ilir Qorri është specialist në drejtorin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian në Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Neni 8, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë:
Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
Çfarë saktësisht nënkupton kjo? Në çfarë mënyre Republika e Shqipërisë i mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar jashtë kufijve? Kemi ndonjë rast konkret ku Shqipëria duke respektuar Kushtetutën, i mbrojti të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve të saj?

Ilir Qorri: Në fakt kjo është një pyetje që u përket strukturave të cilat merren me të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve. Pra, janë institucione të tjera dhe jo enkas institucioni apo drejtoria ku unë marr pjesë, që merret me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por, gjithsesi unë dua të them që Shqipëria ka strukturat e saj, strukturat institucionale të vendosura të cilat janë përgjegjëse për të drejtat e minoriteve në vendet ku ato ndodhet. Pra, siç janë Mali i Zi, Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimorë. Nuk mund të ju jap një përgjigje të saktë për këtë gjë, një përgjigje konkrete për arsye se merrem enkas me çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian.

Mendoni se kjo pikë e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë vërtet respektohet në nivelin dhe mënyrën e duhur?

Ilir Qorri: Mendoj se po bëhen të gjitha përpjekjet për këtë gjë, por, patjetër ka vend për tu përmirësuar. Mendoj se janë të gjitha përpjekjet, po të shohim situatën ku ndodhet sot shqiptarët, në vendet ku jetojnë, është gjithmonë duke u përmirësuar. Të paktën për pjesën në Mal të Zi, mund të them se situata është duke u përmirësuar. Nuk mund të them se kjo është situata më e mirë apo situata më e keqe, por është në përmirësim e sipër.

Zyrtarë të Shqipërisë shpesh deklaruan se Shqipëria dhe Mali i Zi janë shembull për marrëdhënie ndërshtetërore. Si e komentoni këtë kur dihet se shqiptarët janë të diskriminuar që nga të drejtat më themelore e deri te punësimi, arsimi dhe në të gjitha fushat tjera?

Ilir Qorri: Aktualisht Shqipëria vërtet i cilëson marrëdhëniet me Malin e Zi si nga më të mirat. Po të marrim para sysh këtu vizitat e zyrtarëve të lartë ndërmjet dy vendeve, madje një nga zyrtarët më të lartë të vendeve që rrethojnë Shqipërinë që mori pjesë në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishte dhe vet presidenti i Malit të Zi. Pra, u ndodh në Tiranë vetëm për të respektuar këto marrëdhënie të cilat ekzistojnë në mes të dy vendeve dhe për të respektuar edhe minoritetin shqiptarë në Mal të Zi. Pra, ka pasur intensifikim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe kjo shprehë atë vazhdimin e bashkëpunimit dhe afrimin e dy shteteve në mes tyre.

Si e shihni ju pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi në përgjithësi?
Ilir Qorri: Unë mendoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë që shqiptarët brenda Malit të Zi mund të kenë mundësinë për tu përfaqësuar denjësisht në strukturat e Malit të Zi, qoftë në ato qendrore apo ato lokale. Pra, mund të organizohen dhe mund të kenë përfaqësuesit e tyre në çdo institucion, por gjithmonë kjo ndodhë brenda vullnetit të shqiptarëve të Mali të Zi. Pra, duhet që të jenë ata nismëtarët për këto pozita.

Sa jeni të informuar me statusin e territorit të Malësisë me qendër në Tuz. Zvarritja shumëvjeçare e dhënies së statusit të Komunës, vetëqeverisjes lokale. Është kjo mbrojtje e të drejtave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufirit dhe çka bëri diplomacia shqiptare në këtë drejtim?

Ilir Qorri: Për këtë nuk mund të ju jap një përgjigje për arsye se nuk kam informacionin e nevojshëm për këtë përgjigje.

Si e komentoni ligjin e ri i cili sanksionon përdorimin e simboleve kombëtare? E konsideroni këtë si ndër të drejtat themelore kombëtare, e cila shqiptarëve po i shkurtohet? 

Ilir Qorri: Unë dua të ju them që përdorimi i simboleve kombëtare është një ndër të drejtat më themelore për të gjitha minoritetet, jo vetëm për shqiptarët në Mal të Zi, por për të gjitha minoritetet që ndodhën në shtetet e Ballkanit. Në secilin prej shteteve tona ka minoritete të caktuara dhe është një e drejtë e tyre për tu përfaqësuar dhe për të pasur simbolet kombëtare dhe për ti shprehur lirshëm ato.

Në Mal të Zi sa i përket simboleve kombëtare të minoriteteve, me ligjin e ri që hyri në fuqi me 23 dhjetor 2011, përdorimi i simboleve kombëtare dënohet edhe me burg deri në 30 ditë. Pra, të drejtat themelore të shqiptarëve jo se janë në avancim, por në të vërtetë ato po u shkurtohen.

Ilir Qorri: 
Në qoftë se vet popullsia shqiptare në Mal të Zi e ndjen që kjo e drejtë e tyre po u shkurtohet, atëherë duhet ngritur zëri për të fituar ato të drejta për të cilat vet populli i sheh si të drejta themelore, në të gjitha kanalet që ekzistojnë.

Si e konsideroni propozimin e Kryeministrit Sali Berisha për dhënien e nënshtetësisë të gjithë shqiptarëve kudo që gjinden? Është diçka reale dhe e arritshme apo…?

Ilir Qorri: Unë mendoj se është e arritshme për derisa Kryeministri shqiptar e ka bërë këtë deklaratë, atëherë janë të gjitha mundësitë që ky projekt të realizohet në të ardhmen.

Integrimi i Malit të Zi në strukturat të BE-së dhe shqiptarët? Çfarë dobie mund të kenë shqiptarët nga këto integrime.  Mali i Zi është kandidat dhe në fazën e përmbushjes së kërkesave evropiane, megjithatë pozita e shqiptarëve është ndjeshëm më e keqe se vite më parë.

Ilir Qorri: Brenda strukturave të negocimit me Bashkimin Evropian sugjeroj që të vendosen kontakte edhe me popullsinë shqiptare në Mal të Zi, në mënyrë që ata të shprehin lirshëm të gjitha mendimet, opinionet, idetë e tyre se si mund të integrohen sa më mirë në kuadrin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Pra kjo është një mundësi e mirë për shqiptarët e Malit të Zi për tu organizuar, shprehur idetë dhe opinionet e tyre gjatë procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

Malesia.Org