Referendumi konsultativ deri në muajin shtator

Kuvendi komunal i Podgoricës e miratoi sot informatën për iniciativën e shpalljes së referendumit konsultativ për statusin e Komunës urbane të Tuzit/Malësisë, i cili duhet të mbahet më së largu deri në fund të muajin shtator të këtij viti, raporton televizioni shtetërorë i Malit të Zi.

Sipas kësaj informatë, ndërkohë duhet punuar studimi i arsyetshmërisë i cili do të zgjidhet përmes tenderit me 14 mars. Më pas ky studim duhet ti prezantohet qytetarëve dhe ti dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme për miratim.

Pastaj Kuvendi komunal i kryeqytetit, brenda një periudhe jo më pak se 45 dhe jo më shumë se 90 ditë, duhet të shpallin referendumin, shkruan në mediet e sotme.

Vendimi u mor me votat e këshilltarëve të DPS0së, Partisë Liberale, Partisë Boshnjak dhe një këshilltari të pavarur.
Të përmbajtur ishin këshilltarët opozitarë SNP, PZP, NSD, DSS kurse këshilltarët e SDP, si parti e pozitës nuk morën pjesë në votim.

Këshilltarët e partive opozitare këtë veprim e quajtën si joligjor dhe jo legjitim dhe e vlerësojnë si një marketing politik për të përfituar simpatinë e shqiptarëve në prag të zgjedhjeve presidenciale. /MALESIA.ORG/