Të lënë pas dore sepse janë votues të sigurt të PDS-së
Për shumicën e qytetarëve të Malësisë dhe Tuzit, komuna e pavarur e Tuzit është opsioni më real politik që do të mundësojë dalje nga varfëria dhe kushtet e vështira të jetesës, të përshpetësojë rritjen e prosperitetit ekonomik, të iniciojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe të rriten investimet në sport, kulturë dhe të biznesit privat, shkruan gazeta Vijesti në anketën e tyre.
Banoret e anketuar të Tuzit kryesisht janë të mendimit se një zhvillim i përshpejtuar është i mundur vetëm pasi që Tuzi të fitojë Komunën e plote, por nuk duhet të ngutemi në vlerësim sepse edhe Ulqini është Komunë por nuk ka zhvillim të pritur thonë ata.
Arton Gojçaj e quan fat mundësin për të vendosur pavarësisht për fatin e vet duke apostrofuar se në Komunën e plotë pret përparim ‘’ Do të kishim se pakut policet nga ky vend dhe nuk do të mund të ndodhë që në afërsi të shtëpisë sime të më ndaloje polici nga Zhablaku dhe të më kërkojë dokumentet sepse ai nuk e dinë se unë jetoj aty afër. Në komunën e pavarur besoj se do të organizoheshim më mirë dhe do të menaxhonim buxhetin në mënyrë ma kualitative. Komuna pa ingjirenca nuk na duhet ‘’ ka thënë Gojçaj për Vijesti.
Jasmin Decevic, është trajner i të rinjve të Klubit futbolistik ‘’Deçiq’’ dhe është i mendimit se shumica e qytetareve të Malësisë do të përkrahin Komunën e plote të Tuzit. ‘’ Duhet të jetë e pavarur dhe ne të pyetemi në shtëpinë tonë. Taksat nga sektori privat dhe nga tregu do të derdheshin në buxhetin e Komunës e jo në Podgoricë. Do të krijonim më shumë vende punët për të rij dhe do të rritnim buxhetin për sport sepse është qesharake sa fitohet nga Komuna urbane. Shpresoj se Milo Djukanovic , i tyre do tua plotësojë premtimin dhe do të shpallë referendumin për Komunë’’ ka thënë Decevic. Ai ka shtua se prisat fetar në Malësi nuk kanë ndikim në vendimet politike në Malësi dhe se ajo u takon vetëm politikaneve dhe ‘’premtimeve’’ të tyre. ‘’ Politikanet dhe premtimet e tyre të cilat nuk realizohen ndikojnë në vendimin e qytetareve të Malësisë mbi vehtësimin e Komunës. Ne jemi të lanun pas doret sepse Djukanovic, i ka votat e sigurta në Tuz. Biseda se njerëzit do të kthehen nga Diaspora nëse kemi komunë të plote është vetëm një mashtrim politik ‘’ ka thënë Decevic.
Mëndimin e tij e ndanë edhe Damir Gjokaj, i cili është i mendimit se është më mirë që të kemi komunën e plotë por nuk mund të dihet paraprakisht se do të jetohet më mirë apo më keq.
Eldin Rakic, është i mendimit se vitet e para të mvehtësimit do të jenë të vështira. ‘’ Një lloj sikur fëmijut të vogël derisa mëson me ecë e pastaj nuk i duhet nevoja e kujë. Do të kemi buxhet më të mirë për sport e kulturë. Do të ketë më shumë vende pune për të gjithë’’ ka thënë Rakic.
Vaso Arapoviq, përkrah idenë e Komunës së pavarur të Tuzit dhe është i mendimit se për çdo individ do të ishin kushtet më të mira të jetës ‘’ Sigurisht se buxheti do të ishte më i mirë, do të kishte më rregull në shërbimet komunale dhe komunikacion, do të kishte vende pune dhe krejt çka shkon tash në buxhetin e Podgoricës , do të shkonte në arkën tonë ‘’ ka thënë Arapoviq.
Arton Gojçaj , ka vlerësuar se situata shoqërore është shumë e vështirë dhe se shteti pothuajse nuk bën kurrgjë për tu mundësuar njerëzve që të punojnë. ‘’ Firmat në Tuz, janë duke bankrotuar sepse shteti i shtynë të paguajnë taksa jashtë çdo logjike dhe gjoba, në vend që të krijojë sistemin ku do të punohej më lehtë. Vetëm nëse nga prodhimi ka rënë etiketa të gjobisin me 500 eura. Inspekcionet arsyetohen se u duhet të gjobisin edhe kur për ata nuk ka arsye. Mezi jetojmë kurse ata me ligjin e ri të Policisë dënojnë vetëm për të marrë pare. Askush nuk mendon për popullin dhe si të na ndihmojë që të jetojmë më mirë. Nga Tuzi deri në Podgoricë na ndalin edhe nga 5 patrulla policie. Para do kohe isha në Amerikë dhe askush nuk më ka ndaluar apo legjitimuar sepse polici amerikan i ruan njerëzit nga kriminelet ‘’ ka thënë Gojçaj. ‘’ Ne në Malësi nuk shikojmë shumë në dallime fetare, Kombëtare e tjera marrina. Edhe pse jam katolik do të martohesha më parë me një shqiptare myslimane se me një katolike nga Kroacija. Polonia apo Italia, sepse këtë e kam më afër mentalitetit tim. Dikush nxit marrina , por ne nuk duhet të harrojmë se njeriu është njeri’’, ka thënë Gojçaj. ‘’ Këtu nuk ka jetë , por mësohesh dhe dëshiron të jesh këtu edhe përkundër të gjithave. Njerëzit tanë në Diasporë lehte arrin sukses e këtu është i pa punë nënë shantazhin e politikanëve. Në Malësi të gjithë e dëshirojnë komunën e plote dhe nuk i napim 5 pare se a do të jete në krye të Podgoricës Vojslav Sesel apo Miomir Mugosha. Nuk ka përparim në ato shoqëri ku qeveria nuk ndërrohet. Në sisteme të tilla shteti përmbyset’’ ka thënë Gojçaj.
Sipas paralajmërime qytetaret e KU të Tuzit që kanë të drejtë vote deri në fund të shtatorit do të duhej të dalin në referendum që të vendosin në çfarë Komune dëshirojnë të jetojnë është vendosur në Kuvendin e Kryeqytetit. Ky informacion është kritikuar rënd nga opozita duke e çmuar si te pa bazë dhe se është ni manipulim parazgjedhore me qytetaret e Malësisë.
Kolë Lulgjuraj këshilltar i PSP-së, në Kuvendin e Kryeqytetit ka thënë se çështja e Komunës së pavarur do të ishte zgjedh kohë më parë sikur qëllimet të ishin qenë të sinqerta. Në fund Arton Gojçaj, vlerëson se politikanet nga Malësia nuk i pyet kush gjë. ‘’ Ata janë figura të thjeshta dhe luajnë si u thonë të tjerët . Kurrë nuk do të pranoja të isha si ata ‘’ ka thënë Gojçaj duke e ftuar Kreun e KU urbane të Tuzit Fran Lulgjuraj që të jap dorëhjekje.
Albert Camaj