Reshjet e shiut shkaktojnë probleme (foto+video)

Reshjet e shiut që vazhdojnë që disa ditë rresht po përmbysin rrugët, bodrumet dhe po shkaktojmë dëme në bujqësi.

Sot reshjet e shiut ishin me intensitet më të lartë, kohë mbas kohe të shoqëruara edhe me breshër, ku për një kohë të shkurtër u përmbysën pothuaj të gjitha rrugët në Malësi. Kalimi nëpër Tuz ishte i vështirësuar dukshëm.
Rritja e nivelit të ujit përpos që po dëmton prodhuesit bujqësor, në rrezik janë fshatrat në afërsi të Liqenit të Shkodrës nga përsëritja eventuale e situatës së para dy viteve.
Sipas meteorologëve, për nesër pritet dobësimi i intensitetit të reshjeve.
Se si dukej sot kalimi nëpër Tuz, shikoni videon më poshtë. /MALESIA.ORG/