Vujanovic në Tuz: Referendumi deri në shtator (VIDEO)

Tuz, Malësi (03.04.2013) – Presidenti aktual dhe kandidati për zgjedhjet presidenciale të 7 prillit, Filip Vujanovic, ishte sonte në tribunën parazgjedhore në Tuz të Malësisë.
Ai edhe një herë premtoi se referendumi do të mbahet deri në fund të shtatorit.
Nëse qytetarët e Malësisë do të votojnë për komunë, shteti do ti kryej të gjitha obligimet për formimin e saj sa më të shpejtë, tha Vujanovic, i bindur se atë do ta votojnë shqiptarët.

Vujanovic gjatë tribunës kishte thënë se Krajl Nikolla kishte luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë!!!

Në tribunën në Tuz, përkrahje Vujanovic-it i dhanë edhe përfaqësues të Partisë Boshnjake dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve, raporton RTCG.

Në tribunë foli edhe funksionari i DPS-së, Nikollë Gegaj, i cili kundër kandidatin e Vujanovic-it, Miodrag Lekic e quajti përkrahës i gjenocidit të Slobodan Milosevic. Ai thirri shqiptarët të votojnë për Vujanovic-in.

Kryetari i Komunës urbane të Tuzit, po ashtu nga radhët e DPS-së, Fran Lulgjuraj, ftoi shqiptarët të votojnë kandidatin e DPS-së duke i uruar sukses me fjalët “Avanti sinjore Filip” (Avanti signore) – “Go ahëd ënd gud llak mister president” (Go ahead and good luck mister president), shkruan gazeta Vijesti. /MALESIA.ORG/

foto: Vijesti