Tuz, Malësi (03.04.2013) – Qëndrimi i Këshillit Qendror i Unionit Demokratik të Shqiptarëve tashmë dihet, dhe ai përkrahë kandidatin presidencial të DPS-së, Filip Vujanovic.
Mirëpo, kryetari i Kuvendit të KU Tuz dhe funksionar i lartë i UDSH-së, Fadil Kajoshaj për portalin Malesia.Org, duke theksuar se flet në emër të tij personal dhe jo si zyrtarë i UDSH-së, u shpreh se është krejtësisht indiferent dhe i ftoftë ndaj zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
“Unë personalisht, dhe qytetarët e Dinoshës në përgjithësi, do të jemi indiferent ndaj këtyre zgjedhjeve, sikur ato nuk ekzistojnë fare”.
Kajoshaj sqaron se për të, këto vota nuk ekzistojnë por se ai nuk fton askënd të dalin apo ti bojkotojnë zgjedhjet, pasi për atë ka vëndosur Këshilli Qëndror i partisë. Sipas tij votuesit do të vendosin vet a do të dalin në votime apo jo.
Ky qëndrim i Kajoshajt vjen si pasoj e situatës së fundit e krijuar rreth varrezave në Dinoshë, situatë e cila siç sqaron ai, shkon në dëm të shqiptarëve në përgjithësi, pa marrë parasysh konfesionit.
Kjo ngjarje, e cila sipas tij është mirë e parapërgatitur dhe e skenuar nga dikush me prapavija politike, e që është çështje e shtetit ta zbuloj, bëri që ai të marrin këtë vendim ndaj zgjedhjeve presidenciale.
Ai sqaron se të njëjtin qëndrim kanë edhe shumica e qytetarëve të Dinoshës.
Kajoshaj pas ngjarjes në Dinoshë pati akuzuar pushtetin aktual për fuqizimin e ndasive në mes shqiptarëve. /MALESIA.ORG/