Fiasko e koalicionit DPS-Forca-PD-UDSH në Ulqin

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi prodhuan një rezultat shumë të ngjeshur në mes dy kandidatëve për president, atij të pozitës Filip Vujanoviq dhe të pavarurit Miodrag Lekiq por që është përkrahur nga opozita. Mbrëmjen e të dieles të dy kandidatët kanë shpallur në një farë mënyre fitoret respektive por njëherazi kanë bërë thirrje që të priten rezultatet e Komisionit republikan zgjedhor. Se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Malit të Zi pritet që të dihet ditët në vazhdim.

Poashtu këto zgjedhje janë pritur me interesim se çfarë do të ndodhë në trupin votues shqiptar. Pasi Komisioni republikan zgjedhor akoma nuk ka dhënë rezultatet, mediat njoftojnë së në vendet të banuar nga shqiptaret ka pasur një numër më të vogël të daljes në zgjedhje se në ato parlamentare të vitit të kaluar.

Siç shkruan Vijesti, kandidati Vujanoviq që është përkrahur nga subjektet politike PDS, Forca, PD dhe UDSH në Ulqin ka pasur rreth 4800 vota më pak se sa kanë marrë të gjitha këto subjekte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 ndërsa kundërkandidati i tij Lekiq ka pasur rritje për rreth 300 vota krahasuar me po të njëjtat zgjedhje. Numri i votave të fituara në Ulqin sipas Komisionit zgjedhor komunal për kandidatët respektiv është si më poshtë:
Filip Vujanoviq – 4804 vota të fituara,
Miodrag Lekiq – 1879 vota të fituara.

Dalje në zgjedhje presidneciale  në qytetin e Ulqinit deri në ora 17 ka qenë rreth 24.01% e votuesve. /Ulqini Online/