Këshilli Shtetërorë i Zgjedhjeve sot shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale për të gjitha vendvotimet në Mal të Zi.
Duke u bazuar në të dhënat e KShZ-së, në territorin e KU TUZ / Malësisë, me 24 qendra votimi, me të drejtë vote ishin të regjistruar 10.418 qytetarë të Malësisë. Nga këta, 5.102 apo 49 % votuan, kurse 5.316 apo 51 % qytetarë me të drejtë vote nuk votuan.
Kandidati i DPS-së, Filip Vujanovic fitoi 4.312 vota kundrejt kandidatit opozitarë Miodrag Lekic i cli fitoi 522 vota.
Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 268.
Nëse bëjmë krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, vërejmë se partia në pushtet DPS, ka ruajtur përkrahjen në Malësi. Megjithatë, bie në sy pjesëmarrja në votime, ku vitin e kaluar në territorin e Malësisë votuan 61.8 % e qytetarëve me të drejtë vote.
Në zgjedhjet e vitit të kaluar ishin 10.152 qytetarë me të drejtë vote. Votuan 6.276 apo 61.8 % kurse 3.876 apo 38.2 % nuk votuan. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 58.
Numër i ulët i daljes në votime veçanërisht dallohet në Ulqin, ku vetëm 38.9 % e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në këto zgjedhje. Vujanovic në Ulqin mori 4804 vota, kurse Lekic 1879. Fletëvotime të pavlefshme kishte 699.
/MALESIA.ORG/