Shënimi i 6 Prillit – 102 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptarë, e sidomos për ne malësorë. Të parët tonë luftuan për çlirimin nga pushtimi osman dhe pavarësinë e Shqipërisë, treguan fqinjëve dhe Evropës se shqiptarët janë një komb që kërkon liri dhe pavarësi.

Ishte ky një hap që i parapriu Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, një vit më vonë.
Megjithëse të parët tonë për këtë tokë luftuan deri në pikën e fundit të gjakut, ne sot nuk japim kujdesin e duhur ndaj tyre, duke mos iu kushtuar kujdes të duhur datave të rëndësishme historike.

Ishte 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku Malësia u dallua nga të gjitha trojet ku flitet shqip. U dallua për pasivitetin e saj. Në të gjitha trojet shqiptare u ndie festimi. Në Malësi, pothuaj kaloi pa asnjë organizim të nivelit që duhet të kishte kjo festë.
Pa ndonjë organizim të përmasave që meriton, kaloi edhe 6 Prilli; 102 vjetori i ngritjes së Flamurit Shqiptarë në Bratilë në kuadër të Kryengritjes së Malësisë.

6 Prilli në Malësi u shënua në disa organizime të vogla e të ndara. LDnëMZ Dega e Malësisë e përkujtoj këtë datë duke vizituar Bratilën, Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit dhe Muzeut Etnografik të Malësisë në Lekaj.
Forumi Rinor i Alternativës Shqiptare organizoj një mbrëmje festive me këngëtarin Adrian Lulgjuraj.
Iniciativa Qytetare vizitoi Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit dhe Muzeun Etnografik të Malësisë në Lekaj.
Shoqata Kulturo-Artistike “Dedë Gjon Luli” organizoi pritje në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit.
Sipas informatave që posedojmë, këto ishin të gjitha aktivitetet në kuadër të 102 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe. /MALESIA.ORG/

Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Dega e Malësisë vazhdon traditën e vet

Më 6 prill 2013 LDnëMZ-Dega e Malësisë, në vazhdën e aktiviteteve të veta programore, bëri homazhë në Bratilën legjendare, me rastin e 102 Vjetorit të Kryengirtjes së Malësisë. Me këtë, kjo Degë vazhdon traditën e vet të filluar që në prillin e vitit 1991 dhe që atëherë në forma të ndryshme ka shënuarë këtë datë dhe që atëherë, aktivistët e sajë, çdo vit u ngjitën në Bratilë.

Kësaj radhe aktivëstët dhe simpatizantët e LD-së, përpos homazhit në Bratilë, vizituan edhe Shtëpinë Muze të Ded Gjo Lulit dhe Muzeun Etnografik të Malësisë në Lekaj. Të pranishëmve në Bratilë u drejtua Kryetari i Degës Malësisë z.Nikollë Camaj, i cili duke i përshëndetur dhe falenderuer pjesmarrësit u tha se me këtë aktivitet LDnëMZ dëshiron të shërbejë si urë lidhëse midis atyre që dhanë jetën për liri dhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kryetari Camaj, duke polemizuar me pohimin e Filip Vujanoviq se Shqipërinë e ka çliruar Mbreti Nikollë tha se mu kjo luftë është dëshmia më e madhe se Malësinë dhe Shqipërinë e kanë çliruar Shqiptarët. Sipas Camaj është e pa pranueshme që shqiptarët që ishin në sallë i duartorkitën një pohimi të tillë të Filip Vujanoviq.

Të pranishëmve u drejtua edhe z. Gjelosh Ivezaj i cili ishte kandidat për deputet i kësaj partie dhe aktivistë i dalluar derisa migroi në SHBA. Ai falenderoi organizatorin për kujdesin që po tregon për shënimin e datave të rëndësishme nga e kaluara jone, për çka, siç u shpreh ai “kjo Degë meriton çdo lëvdatë”.

Si edhe çdo herë tjetër edhe sivjet, vendasi, pinjoll i fisit të Dedë Gjon Lulit, Martin Dedvukaj, kishte përgatitur një koktei për pjesmarrësit e këtij homazhi.

Shtëpisë Muze të Dedë Gjon Lulit, aktivistët e rinjë, Teuta Gjokaj dhe Shtjefën Gjonaj i dhuruan dy libra nga biblioteka e LDnëMZ, me qellim që edhe kjo të bëhet tradicionale dhe të pasurohet biblioteka e këtij Muzeut.

Në Muzeun Etnografik, në emer të LDnëMZ të pranishmit i përshëndeti anëtari i kryesisë z.Albert Camaj, ndërsa poezinë e vet kushtuar flamurit e recitoi z.Lekë Nikprëlaj.

Shërbimi informativ i LDnëMZ