Në Michigan përkujtohet 102 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë (foto)

Shkruan: Pjeter Jaku

Para se të vinim te mbrëmja

Në Bibkliotekën e Kishës së Shën Palit, e cila dalngadalë po merr profilin e një biblioteke funksionale me shtimin e rafteve dhe fondin e librave, Don Fran Kola kishte thirr një drekë në nderim të mysafirve të ardhur për Kryengritjen e Malësisë. Veç të ftuarve kryesorë, të cilët do përmenden në këtë shkrim për pjesën e aktivitetit kryesor, kishte edhe aktivistë të njohur nga komuniteti shqiptar në Michigan, si Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Michigan, Ekrem Bardha, Kryetari i Degës së Vatres për Michiganin, Pishtari i Demokracisë Alfons Grishaj, Kryetari i Shoqates “ Malësia e Madhe” Pashko Gjokaj, aktivistë të njohur Julian Çefa, Kujtim Qafa, Toni Jynçaj, Donika Bardha, bisnesmeni Paulo Shkreli, Mondi Rakaj, Petrit Doda etj.

Gjatë drekës biseda u përqendrua në problemet e komunitetit si dhe në ato të vendit prej nga vijmë. Forma bashkëbiseduese qe më shumë afër një dialogu të Ambasadorit me të pranishmit, i cili mori pyetje dhe sugjerime nga Dr. Gjon Buçaj, Kryetari Ballit, Adriatik Alimadhi, Don Fran Kola, Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, Kujtim Qafa, Alfons Grishaj, Donika Bardha e ndonjë tjetër.

Mbrëmja festive

Pashko Gjokaj
Pashko Gjokaj

Të dielen me 07 Prill 2013, në Sallën “ Gjergj Kastrioti” të Qendrsë së Shën Palit, nga ora 7:00 Pm deri afer ores 01:00 Am u përkujtua 102 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë, një nga ngjarjet më të njohura të historisë tonë. Mbrëmja festive në përkujtim të kësaj ngjarje ishte nën kujdesin e Shoqatës Patriotike-Atdhetare “ Malësia e Madhe” dhe Këshilli i Kishës së Shën Palit. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Kryetari i Shoqatës, Pashko Gjokaj, pasi më parë kishin hyrë flamurtarët, në krye të të cilëve printe veterani i njohur Vasel Ujkaj, pas hymneve të flamujve Shqiptar dhe Amerikan, që u interpretua nga e njohura Ermelinda Paparisto, dhe pas mbajtejes së një minuti heshtjeje në kujtim të rënëve në këtë betejë.

Moderator të këtij aktiviteti ishin Ndue Gjekaj dhe Eliza Lulgjuraj, një e re e lindur në Amerikë, por që fliste për t’u pasur zili gjuhën shqipe.

Moderatoret, Ndue Gjekaj dhe Eliza Lulgjuraj
Moderatoret, Ndue Gjekaj dhe Eliza Lulgjuraj

Mbrëmjen përkujtimore e nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Gilbert Galanxhi me zonjen e tij si dhe atashetë ushtarak Albert Mullai dhe Everest Haxhi, Konsulli i Përgjithshëm në Amerikë, Dritan Mishta me zonjen e tij, Kryetari i Federatës Panshqiptare “ Vatra”, Dr. Gjon Buçaj me zonjën e tij, Kryetari Ballit Kombëtar Shqiptar, njëkohëshëm Zevendës Ministër i Transporteve të Republikës së Shqipëris, Adriatik Alimadhi me një ekip të partisë së tij, etj… Nga përsonalitetet amerikane ishin Majori i qyetit Sterling Heights dhe menxheri i Shelby Township.
Pas fjalës së mirësardhjes përshëndeti Don Fran Kola, famullitar i Kishës së Shën Palit dhe , Dom Ndue Gjergji nga Kisha katolike “ Zoja Pajtore” në Michigan. Don Fran Kolaj pasi falenderoi pjesëmarrsit në përkujtim të kësaj ngjarje historike dhe bekoi darken, ndër të tjera tha:

 

Don Fran Kola
Don Fran Kola

“Nuk janë malet e vrazhda, as jeta e vështirë, që e bëjnë malësorin në veçanti, e shqiptarin, në përgjithësi, guximtar e të fortë. Jane virtytet e Nderit, Burrerise, Beses,Urtise,Drejtesise,Bujarise, Trimërisë dhe Mikpritjes, që ia forcon zemrën, ia mbush syrin me shkëndija e shpirtin me guxim, aq sa të mos i trembet asnjë armiku, asnjë rreziku, as luftës, as gjakut, as vdekjes! Pra, jane virtytet qe ia mbajnë njeriut moralin lart ne çdo rast;e bëjnë krenar, e nxitin t’i besoj vetes dhe t’i beje ballë çdo së keqeje.”

Gërshetimi i programit muzikë dhe përshendetje ishte realizim i bukur, sidomos me vallet e fëmijeve interpretuar mjeshtrisht prej tyre nga puna e koreografes së njohur, Joli Paparisto. Fjalën kryesore për këtë ngjarje historike e mbajti Lekë Camaj, malësor përndryshe me banim e punë në Kosovë, një nga shqiptarët e nderuar në lidhje me çeshtjen e Kosovës, të cilin serbët e kishin pasur gjithëmonë në shenjester.

Lekë Camaj
Lekë Camaj

Ai i dhuroi Shoqatës “ Malësia e Madhe” një vepër arti ( pikturë), ku ishin portretet e Dedë Gjo Lulit dhe Kolës ( të birit), realizuar sipas një fotoje të Marubit.

Dr. Gjon Buçaj
Dr. Gjon Buçaj

Takimin e përshendetën Ambasadori Galanxhi, Kryetari i “Vatrës” Dr. Buçaj, Kryetar i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, Majori i qytetit Sterliung HTS, menaxheri i Shelby Twp.


Simon Sinishtaj recitoi një fragment nga “Lahuta e Malësisë” e Gjergj

Adriatik Alimadhi
Adriatik Alimadhi

Fishtës, ndërsa në fund folën edhe Lulash Palushaj e Rrok Doka Junçaj. Përkujtimi i ngjarjeve të tilla, sidomos për brezin e ri, është me të vërtetë arritje e edukimt atdhetar në diasporë, kjo më së shumëti meritë e qendrave fetare dhe veçanërisht qendres së Shën Palit, e cila ka marrë rolin kryesor në këtë fushë të rëndësishme. Nuk ka asnjë aktivitet, duke përfshirë edhe dasmat e ditëlindjet, aktivitetet kulturore, ngjarjet historike, deri tek takimet në dukje jo të kësaj rëndësie, që në këtë qendër të mungoi Flamuri, kënga patriotike, vallja e bukur shqiptare e deri tek pijet e gatimet tradicionale të një cilësie shumë të mirë.

 

 


Fjala përshëndetëse e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gilbert Galanxhi

Gilbert Galanxhi
Gilbert Galanxhi

I nderuar z. Pashko Gjokaj
President i shoqatës shqiptaro-amerikane “Malësia e Madhe”
I nderuar Don Fran Kolaj
Drejtues i komunitetit katolik të Kishës së Shën Palit
I nderuar z. Ekrem Bardha
Konsull i Përgjithshëm Nderi i R.Sh. në Michigan
Të nderuar pjesëmarrës dhe të ftuar,
Motra dhe Vëllezër,
Ju sjell përshëndetjet më të përzemërta dhe vlerësimet më të larta
të qeverisë shqiptare dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme të sapoemëruar
z. Aldo Bumçi, për punën e palodhur dhe përkushtimin
shembullor në ruajtjen e historisë, traditave, gjuhës e kulturës sonë
të lashtë.
Gjithashtu, më lejoni t’ju falenderoj nga zemra për mundësinë që
më krijuat mua dhe bashkëshortes time, si dhe stafit të
Ambasadës, për të marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore,
mbresëlënëse dhe kuptimplotë, në përvjetorin e 102-të të
Kryengritjes së Malësisë së Madhe – djepit dhe kështjellës së
shpirtit liridashës të kombit shqiptar.
Ashtu siç është cilësuar nga shumë studiues, patriotë e shtetarë,
Kryengritja e Malësisë së Madhe ishte preludi i Pavarësisë, ishte
kushtrimi mbarë-shqiptar i brezave liridashës për t’i dhënë fund një
herë e mirë pushtimit dhe zgjedhës otomane; sa bukur e ka
përshkruar At Gjergj Fishta këtë kushtrim:
“Se me sodit emni i Zotit,
Ç’ka jemi nipa t’Gjergj Kastrioitit,
E shqiptarë që i thom na vetit,
Ma duva nuk i mbajmë mbretit”.
Të nderuar pjesëmarrës,
Sot ne përkujtojmë me nderim të thellë emra fort të ndritur që i
dhanë jetë, gjak e motiv Kryengritjes; përkujtojmë Dedë Gjo Lulin,
Mehmet Shpendin e Isa Boletinin, Çun Muçën e Baca Kurtin, Ndue
Gjonin e Hilë Mosin, Risto Siliqin e Luigj Gurakuqin, e shumë e
shumë të tjerë që me pushkë e penë gdhendën historinë e lirisë;
nderojmë Grudën e Hotin, Kastratin e Shkrelin, Plavën e Gucinë,
Kelmendin e Tuzin, Shkodrën e Nën-Shkodrën, që ndezën
shkëndijën e lirisë për gjithë Shqipërinë.
Lavdi të përjetshme të gjithë këtyre emrave pishtarë për Lirinë e
Pavarësinë e Kombit Shqiptar!
Në 24 mars 1911, burrat e burrneshat e Malësisë së Madhe ndezën
shpresën e shqiptarëve që Flamuri i Kastriotit të valëvitej sërish i
lirë mbi çdo oxhak shqiptar; që gjuha jonë e lashtë dhe e bukur
shqipe të flitej e shkruhej në çdo cep të trojeve shqiptare; që një nga
popujt më të lashtë të Ballkanit, populli shqiptar, të kishte shtetin e
vet, të lirë e të pavarur.
Historia dëshmoi se përpjekja titanike e filluar në 24 mars 1911 i
dha zemër gjithë trojeve shqiptare, që njëra pas tjetrës bashkuan
zërin, mendjet, pushkët e gjakun, për të kurorëzuar në 28 nëntor
1912 shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Për të ndeuar historinë, më lejoni të falenderoj Kishën Katolike
Shqiptare për kontributin dhe rolin e pamohueshëm historik në
dobi të kësaj kryengritjeje, por edhe të pavarësisë së Shqipërisë në
tërësi. Mendjet e ndritura dhe patriote të klerikëve katolikë
shqiptarë të kohës, me vetëdije e largpamësi, me qartësi politike dhe
diplomaci bashkëkohore, arritën të ngrihen mbi interesat e një
grupimi fetar për t’i dhënë jetë idealit shumë-shekullor të mbarë
kombit shqiptar që kurrësesi nuk mund të hiqej nga kujtesa
kombëtare shqiptare, idealit që jetonte për çdo shqiptar në Heroin
tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në sallën e të cilit
edhe sot jemi mbledhur.
Të nderuar pjesëmarrës,
Historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se shqiptarët kurrë nuk
kanë bërë as edhe një luftë të vetme pushtuese; në të kundërt, ndër
shekuj kanë luftuar vetëm për lirinë dhe nderin e tyre. Nuk është e
rastit që Zoti e bekoi kombin shqiptar me Nënë Terezën, nënën
shenjtore shqiptare që e nderon mbarë njerëzimi. Ndër shekuj kemi
pasur dhe vazhdojmë të kemi heronj, të shpatës, pushkës e penës,
por mbi të gjitha, të fjalës së Zotit.
Vëllezër e Motra,
Jemi krenarë që jemi shqiptarë, sepse kemi me Çfarë dhe me Kë të
krenohemi. Sot, të mbledhur këtu në këtë sallë të shenjtë, me
mijëra kilometra larg trojeve shqiptare, në këtë vend të bekuar që
quhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi që të gjithë
dëshmitarë se dashurinë për Atdheun e mbajmë të gjallë, se
zakonet, gjuhën, traditat e kulturën shqiptare kemi ditur ta
përcjellim nga njeri brez tek tjetri, se patriotizmin shqiptar dimë ta
mbajmë gjithmonë ndezur dhe do ta trashëgojmë tek brezat që do
vijnë, në trojet shqiptare, por edhe kudo ku shqiptarët jetojnë e
punojnë.
Zoti ju bekoftë!
Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe diasporën
shqiptare që jeton e punon këtu!
I përjetshëm qoftë emri dhe kujtimi i Heronjve të Kryengitjes së
Malësisë së Madhe!
Ju faleminderit.

Foto nga aktiviteti:

Preke Gjokaj duke pritur Ambasadorin dhe atasheun ushtarak Everest Haxhi
Preke Gjokaj duke pritur Ambasadorin dhe atasheun ushtarak
Everest Haxhi

Hyrja e flamujve
Hyrja e flamujve

Grupi i valleve te Kishes se Shen Palit
Grupi i valleve te Kishes se Shen Palit

Pamje nga salla
Pamje nga salla

 

Nga e majta ne te djathte: Gjeto Ivezaj, Kujtim Qafa, Donika Bardha Dhe Nikoll Pepa
Nga e majta ne te djathte: Gjeto Ivezaj, Kujtim Qafa, Donika Bardha
dhe Nikoll Pepa