Koreja zbulon planin për sulm bërthamor në SHBA (Video)

Koreja e Veriut publikoi një video propagandistike me planin e sulmin bërthamor në Shtetet e Bashkuara. Sipas “planit të sulmit” të treguar në video, Koreja e Veriut do të nisë katër bomba bërthamore drejtë SHBA-ve.

Caqet që Koreja e Veriut dëshiron të godas në SHBA, sipas xhirimeve, janë Washingtoni, Los Angelesi, Hawaii dhe një vendndodhje e papërcaktuar në Amerikën Qendrore, në shtetin Arkansas.

Videoja, sipas USA Today, të shtunën është postuar në faqen Uriminzokkiri, që është në pronësi të qeverisë, e edhe në YouTube.

Tensionet në gadishullin Korean mbesin të larta. Koreja e Veriut sot refuzoi ofertën e fqinjëve për nisjen e bisedimeve paqësore. Nga Pheniani është thënë se fjala është “për mashtrim të rafinuar që maskon agresivitetin e Koresë së Jugut.”

Burime amerikanë thonë se Koreja e Veriut së shpejti do të testojë edhe një herë sistemin e saj të raketave, por nuk presin teste të reja bërthamore. Koreja e Veriut kërcënon me sulm bërthamor Shtetet e Bashkuara, por amerikanët janë të bindur se Koreja e Veriut nuk ka raketa që mund t’i godasin ata. /Telegrafi/