Sot është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë. Nënshkrimin, me iniciale e kanë bërë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se negociatat kanë përfunduar, tekstit i janë vënë inicialet nga të dy kryeministrat.
“Dua t’i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohimt ani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës”, u ka thënë Ashton gazetarëve në Bruksel.
Për marrëveshjen në të cilën i kanë vënë inicialet e emrave të tyre, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, kanë folur para gazetarëve në Bruksel.
Kryeministri Hashim Thaci ka thënë se marrëveshja e arritur garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Sipas tij, kjo është njohje de jure e Kosovës nga ana e Serbisë.
Thaçi ka thënë se pret që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë, duke shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e OKB’së.
Ndërkaq, Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se ekipi serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë kreu shtetërorë i Serbisë gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.
Dacic ka thënë se Ashton rreth pranimit përfundimtar të marrëveshjes do të njoftohet të hënën në mëngjes.
Pika kontestuese për palën serbe, ajo me numër 14, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas Blic, është riformuluar dhe parasheh që Serbia dhe Kosova mos ta bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e integrimeve europiane.
Tekstin i kësaj marrëveshjeje:
1. Do të ketë një Asociacioni/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër nëse anëtaret aktuale pajtohen.
2. Bashkësia/Asociacioni do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3.
3. Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave Serbe, si Presidenti, zv/president, Kuvendi dhe Këshilli.
4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre bashkërisht në krejt Asociaionin . Asociacioni/Bashkësa do të ketë mbikëqyrje për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.
5. The Asociacioni/Bashkësa do të ketë të tjera kompetenca që mund ti delegohen nga pushteti qendror.
6. Bashkësia/ Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në Këshillin konsultativ për komunitete. Në ndjekje të këtij roli parashikohet një funksion monitorues.
7. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.
8. Pjesëtarët e strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare.
9. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.
10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formoj një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.
11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të jenë të vendosur në Mitrovicën veriore, ( Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.
12.. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së në koordinim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.
13. Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit.
14. Janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajoj të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së.
15. Një komisioni i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së. /REL/ – /MALESIA.ORG/