Nimanbegu i pakënaqur – Forca, braktisë qeverinë?

Pas daljes së përkohshme të Partisë Liberale nga koalicioni me partinë më te madhe qeveritare DPS-në, nuk përjashtohet mundësia që nga kjo qeveri të dalin edhe ndonjë parti e pakicave, duke aluduar në Forcën e Re Demokratike, shkruan gazeta DN.
Si shkak për këtë, shkruan po i njëjti burim, është se DPS nuk respekton premtimet e dhëna të cilat janë nënshkruar në krijimin e shumicës qeveritare.

Deputeti Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike) në një intervistë për gazetën e përditshme ka thënë se deri me tani nuk ka progres kualitativ në lidhje me marrëveshjen e koalicionit dhe që së shpejti do të bashkohet kryesia e partisë për të vendosur për vendimet e ardhshme lidhur me pjesëmarrjen në qeverinë malazeze.
Do të analizohet çfarë është bërë deri tani dhe pastaj do të merret një vendim për pjesëmarrjen në koalicionin qeveritar.

“Pesë muaj më parë ne kemi nënshkruar një marrëveshje dhe ende nuk ka përmirësime cilësore në bashkëpunim. Procesi po ecën shumë ngadalë”, ka thënë Nimanbegu.

Pas zgjedhjeve në muajin tetor të vitit të kaluar DPS ka siguruar shumicën qeveritare duke ju falënderuar marrëveshjes së nënshkruar për formimin e koalicionit pas-zgjedhor me partitë e pakicave, koalicionit shqiptare “Forcës për Bashkim” (Forca, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizjes Perspektiva), Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Kroate. Në shumicën qeveritare gjendet edhe koalicioni tjetër shqiptar i kryesuar nga Partia Demokratike, pjesë e të cilës janë edhe Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare.

Marrëveshja e nënshkruar me Forcën, Partinë Bonjake dhe Iniciativën Kroate parasheh përmirësimin e statusit të pakicave në Mal të Zi, përmirësimi i cilësisë së jetës në komunat e pazhvilluara, përshpejtimi i integrimeve evropiane e euro-atlantike.

DN shkruan se shqiptarët nuk do të presin shumë gjatë që DPS të respektoj premtimet. Duke gjykuar fjalët Nimanbegut, ata nuk do të veprojnë si liberalët duke i ofruar DPS-it një afat për zbatimin e marrëveshjes.
Ai sqaron se është muaji i pestë që nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe se afatet janë në rrjedhë. /MALESIA.ORG/