Mbi 800 veta në dasëmën e Dedvukajt – stërnipit të kryetrimit DedGjoLulit
NEW YORK CITY : Në Detroit dhe New York, ku jetojnë edhe pjesa më e madhe e komunitetit shqiptarë, atyre që kan emigruar nga Malësia në Amerikë, dasëmat e malësorve bëhen madhështore. Dasëma më e vogël tregojnë shqiptarët e Amerikës, e malësorëve, ka të paktën 500 vetë, dhe, më e madhja mbi 1500 vetë. Kjo, është një traditë e kahershme e këtyre malësorëve, të cilët këtë gëzim e hare, në çdo mënyrë duan t’a ndajnë me të gjithë farefisin e tyre, miqt, shokët e dashamirët.
Dasëmorë nga te gjitha trojet shqiptare nuk mungojnë në këto dasëma dhe gazmende, ndërsa nuk ka dasëm malësore, pa bajrakun siç e quajn ata flamurin kuq e zi. Në çdo dasëm në ballë të saj – qëndron flamuri Kuqezi dhe ai Amerikan, të cilin e mbajnë dy djelmosha veshur me kostume popullore të kësaj treve. Pastaj hynë çifti i ri i shoqëruar nga çifitet e reja të veshura bukur dhe plot shije, mes këngëve e valleve dhe fëmijëve të luleve.
Një miku im në këtë dasëm, më tha : “Nese jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth dasëmave te malësorve, për të parë një festë martesë të vërtetë, ashtu siç mund të keni dëgjuar, urojë që t’ju bie rasti të jeni i ftuar në një mundësi të tillë të mrekullueshme, si kjo e dasëmës, së djalit të Kolë Mirit, dasëm tipike e malësoreve.”
Dasëma – Malësore, nisë qysh nga zbukurimi me simbolet kombëtare të shtëpisë, pritjen nga të zotët e dasëmës, prej tek porta, gostitjen sipas zakoneve, e rite të tjera ku çdo gjë është shqiptare. Festa martesore vazhdon me ceremoninë fetare, e cila mbahet në ambjentet e Kishës, në Altar, aty ku bëhet bekimi dhe kurorëzimi i çiftit. Natyrisht, që çdo gjë kulmon në mbrëmje zakonisht, duke e ndezur më në fund lokalin – ku mbahet dasëma . Të zotët e dasëmës janë ata që do të bëjnë, me respektin që tregojnë, ndaj çdo mysafiri, tavolinë më tavolinë, të kalosh çastet më miqësore dhe më të gëzuar të jetës suaj.
Çka pa dyshim do t’ju lë një kujtim të çmuar, për ju dhe të gjithë mysafirët e kësaj dasëme. Guzhina dhe menuja janë të zgjedhura sipas traditës, ku nuk mungon mishi i pjekur në hell, mezeja e bollshme dhe rakija e bërë vetë. Këngë e valle popullore të kësaj treve, ku dallohen këngët kushtuar heronjëve dhe ato të kreshnikëve të këtyre anëve, ose ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, të gjitha së bashku plotësojnë ambjentin e hareshëm, gazmor e festues të kësaj feste martesore, dasëmen mbresalënse.
Mirëpo, ngaqë çdo dasëm shqiptare, sidomos këto që bëhen këtu në diasporë, ka edhe të veçantën e saj – e vogël apo e madhe qoftë ajo, nga Veriu, Shqipëria e Meseme apo Jugu, janë dasëma tradicionale shqiptare, që të kënaqin zemrën.
Kurse, Dasëma e Dedevukajve, lidhet edhe më atë të tragjedisë së 11 shtatorit 2001, ngjarje, e cila kjo tashmë, është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë, mbasi 11 Shtatori 2001, është bërë simbol i bashkimit, dinjitetit dhe krenarisë, së çdo qytetari në SHBA.
Djali i Marash Kolë Mirit, Simon Dedevukaj – stërnipi i kryetrimit DedëGjoLulit, i cili udhëhoqi kryegritjet e para për pavarësinë e Shqipërisë, është një nga tre heronjët shqiptarë që vdiqën më 11 shtator 2001.
Ai, vdiq në moshën 26 vjeçare, duke u bër një prej viktimave të sulmit terrorist,12 vjet më parë, teksa po punonte në katin e 95- të, të Kullës veriore në Qëndrën Ndërkombëtare të Tregëtisë , tragjedisë, ku humbën jetën afro 3 mijë njerëz të pafajshëm. Në ndërkohë, që të shtunën familja Dedvukaj, në New York, pas atij kumti – 12 vjet më pasë, pati një gëzim të madh – martoi me një dasëm të madhe, djalin e tyre – Kolë (Calin) Dedëvukajn .
Vatë Marashi Dedvukaj, në emër të babës së dhëndrrit Marash Kolë Mirit Dedvukaj me vëllëzër e familjen e gjerë iu drejtua mysafirëve të shumtë, me një ftesë ku thuhej se, pjesmarrja e çdo njerit prej tyre në dasëmën e djalit të tyre, u a shtonte atyre gëzimin familjarë, dhe ua rritëte nderën si thonë malësorët. Në ftesën e tyre, ata për këtë dasëm, thonin se :” Kemi nder dhe kënaqësin të veçantë që në emën të Familjes së Kolë Mirit, t’ju ftojmë të merrni pjesë në martesën e djalit tonë Kolë(Calit), i cili me këtë rast fillon jetë të re bashkëshortore, me zonjushën Valbona. E bija, e të nderuemit Zef Marash Kolës Sinishtaj(Malësi)”
Dasëma e madhe e Dedvukajve, nisi simbas zakonit të tyre fetarë, të cilit çifti i mrekullueshëm i përket, atij Katolik ” Kunora dhe Mesha e Shejtë”, të cilat, u celebruan në mesdrekë, të shtunën më 11 Maj 2013, në orën 2:00 – PM (pasdite) në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, nga i përndershmi Dom Viktor Dedaj
Ndërsa ceremonia e dasëmës filloi në orën 7:00 PM (në mbrëmje) në lokalin e njohur për dasëma e gazmende të shqiptarëve në këtë qytet, “Eastwood Manor” në Eastchesters Bronx – New York, me një bekim të ushqimit dhe lutjes fetare nga i përndershmi Dom Nikolin Pergjini. Grupi muzikor me këngëtarët e njohur nga Malësia, Liria Dedvukaj dhe Lek Dedvukaj e bënë edhe më të hareshme dhe më të gëzueshme këtë dasëm karateristike e Malësorëve në Amerikë.
Ciftit te ri u deshiroje, shendete jete te gjate,trashigimi,dhe suksese ne cdo lami dhe fushe te jetes se tyre bashkeshortore.Eshte nje krenari kure martohen me Kombesi te vete dhe tradita Shqiptare ne mergime.Eshte nga nje familje e njoftur e Malesise se Madhe,Mirash Gjeli babai i Mark dhe Kole Mirit qe i njefe Historia shqiptare dhe fqinjet perrrethe,le te shpresojme qe mose te shlyhet kjo shtepi dhe shume tjera ne Malesi qe kane mbajtur gjadhe keto troje,me vertytet me te larta njerzore,bujari ,heroizem,bese,atedhedashuri.Marashit dhe Vitores tu sherohen plaget e zemres sa ma shpejte me pasardhese te ciftit te ri .Pershendetje te perzemert kushurinvet………..?
skan faj kur thon se jem menjemdheq!!!!
po ku qitet dasma familjare ne medie?
po nese ky eshte sternip i Ded Gjon Lulit ater qenkan nja 1000 sterrnipa tjer.
Deda nuk pati lan pasardhs sa di vet.
Respekt per familjen Dedvukaj por kjo asht e teprueme
“Djali i Marash Kolë Mirit, Simon Dedevukaj – stërnipi i kryetrimit DedëGjoLulit, i cili udhëhoqi kryegritjet e para për pavarësinë e Shqipërisë, është një nga tre heronjët shqiptarë që vdiqën më 11 shtator 2001” Ky djalosh nuk asht hero por viktim e terorizmit. Mos e teproni se edhe te vertetave u hup vlera.
Jekyt tekst kush e ka shkrua,paska pa pi raki rrushit e keka ke ba ….,osé nuk dika gja per vete i shuomi,ciftit te ri urime e trashigime
Kjo darsem ceremoniale,gurgullon,plot lavdi,me mikpritje e bujari.DEDVUKAJT E HOTIT,oxhaqet legjendare te Marash Dok Lanit (krenare qe i kam vellezer e kumare),Kol Mirit e Mark Mirit,kane qe gjithmone pararoje e furkes se Hotit.Aty ku ka qene,edhe ka me qene; Ded Gjo Luli,Gjelosh Nika e Baca Gjeka,,Gjelosh Luli,Marash Uci legjendar,i cili ne dhjetor te vitit 1918,krahperkrah me Pjeter Zekun,Prek Gjokun dhe djemnine e Traboinit u filluen pushken shovinisteve serbo-malazez qe ishin nis me ba Hotin shkrumb e hi.Kush thot se ketyre trimave s’duhet tju ndertohet Permendore ne Qafe Te Kishes? “nese na lejon shkjau?”.Pushka e Pare e Oxhakut te Ded Gjo Lulit ne Traboin dhe e Oxhakut te Uce Keranit ne Rapshe kane qene dembabadem hijemire per Hot.
….Thuhet nga te moshuarit se Has Hoti i merrte perkrah vehtes burrat e ketyre dy Oxhaqeve me u fillue pushken gjakepiresave te pabese malazese….
Rexhep Qosja i Madh,ka thene se,ne New York kam takuar dy burra me mendje te holle,ete pashkolle,- Kol Mirin dhe Gjergj Ucin Vulaj,duke i lane pershypje te salduara ne koken e ketj kolosi te letersise shqipe.I trteti qe i ka lene mbresa te forta Qoses,ishte i ndjeri prof.Zef Marku Camaj.Keto mi ka thene personalisht Qosja ne Detroit,ne nje takim privat,mbasi i kam bere publikisht mireseardhjen ne kishen e ShenPalit.Jam ma se i bindur se keta emra jane te shenuar dikun ne volumin emadh te dorshkrimeve te Rexhep Qoses..Personalist mue sot New Yorku ma se 20 milion banore (ku Zoti thone se e ka ndertue rrexuxullimin per 6 dite,kurse New Yorku…
Urimet e mia ciftit te ri, mirepo, me falni te uruar, sepse une, nuk po e kuptoj logjiken e ketij lajmi!! Cka paska ketu per t’u mburrur? 800 veta ne dasem, kjo nuk do te thot asnje gje, pervec mendjes se madhe me te cilen ushqehemi vazhdimisht. 800 te ftuar, 800 zarfa – dhe cka u muar vesh? Eshte per t’u menduar mire para se te shkruajm gjera qe nuk kane asnje vlere. Ku eshte dallimi i kesaj dasme, me nje dasem modeste te Traboin, koje apo Triesh? Nese ata qe mbahen per cakshiret e Dedes, nuk kane asnje menyre tjeter me u “be lajm”, pervec me numrin e te ftuarve dhe zarfave”, nuk e paskan punen mire. Te vdesesh ne vendin e punes, eshte fatkeqesi, pikellim, dhembje, por jo heroizem. Eshte njesoj si te rrshqasesh nga skelja e ndonje ndertese… Ka kalua koha e Shkurte Pal Vates o te…
Urime çiftit te ri.
Dasem e malle,po ne te ftuarit a ishin familja e Mark Mirit?
Ankesa,qareje,kritika,gabime,faje,shkelje ligjit! – Dreq o pune!? krinkum-krankum.Darsma e dedvukajve na qenka ne qender te vemendjes,me pune te ngaterruara e me mendje te madhe! – lesh arapi, thote naleti??? Po,a dini more te gjore se Dedvukajve te Hotit u ka pas hije edhe mendja e madhe!e kane bajte ata vete me krenari.Ne kete rraport simbas ketyre kritikanave,ulokeve e galamashave;qenkan bere gabime duke permendun fjalen “heroj”,duke qite zarfat,duke u kapur per cakshiret e Dedes etj.etj.Pse more gjithmone shifni zi e ndjellni zi…!,kurre mos pafshi bardhe!Juve qe u pengojne zarfat;gjasat e mira jane se ikni nga darsmat edhe pa pague…?
….Po nusja eshte fale gjithmone more te shkrete,edhe ne Malesine tone ne kohen e Austro-Hungarise kur populli starvonte nga uria,e hante kelkaza.Mos te flasim per ketu ne hambarin e botes…Qysh more,Dedvukajt edhe Hoti na u mbajkan per cakshire te Dedes!? Po ti “Arjeta” gjuhe gjata e mend paka,qe kurre nuk te mshelet goja mose …. e turtullit,perse mbahe!? a ke makine automatike apo me marrsha?Zhgenjime,veshtiresi,vuejtje e mundime,te rrehura me vaj e me uthull,vaj kur pengesa me e vogel ta prish qetesine? – Uh,u bera tere kacabunj,dola me pi nje Marlboro,le te me dale pak ky dufne kete mengjes pranveror,pershendetje – une Kosove Rexha Bala.
o Zot, kur do te lirohemi prej kompleksit te primitivizmit dhe despotizmit?????????????