Megjithëse disa parti nacionale shqiptare kohët e fundit thanë se ata janë të pakënaqur me mënyrën se si Partia Demokratike e Socialistëve, nuk respekton premtimet e dhëna të cilat janë nënshkruar në krijimin e shumicës qeveritare , kështu që nuk përjashtohet mundësia që nga kjo qeveri të dalin edhe ndonjë parti e pakicave, kjo gjë, siç qëndrojnë gjërat tani, nuk do të ndodhë, shkruan gazeta “Dnevne Novine”.
Deputeti Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike) në një intervistë për gazetën e përditshme ka thënë që beson se marrëveshja do të zbatohet, pasi që për ketë ka diskutuar me Drejtorin Politik të DPS-së Tarzan Millosheviq.
“DPS i ka hetuar pakënaqësinë tonë dhe këto do të ndryshojnë. Unë nuk shoh asnjë qëllim që ata të justifikohen”, deklaroi Nimanbegu.
Ai thotë që problemi nuk është vetëm se nuk janë bërë ndryshimet kadrovike të cilat u takojnë sipas marrëveshjes së nënshkruar, por gjithashtu janë të pakënaqur edhe me realizimin e marrëveshjes lidhur me qellimet programore në objektivat e programit të punës.
Albert Camaj