Arrestime masive në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë

Vazhdojnë provokimet ndaj fshatit shqiptarë Martinaj të Plavë Gucisë. 

Sot rreth orës 11:00 në Martinaj të Plavë Gucisë kanë ndodhur dhjetëra arrestime të shqiptarëve nga ana e policisë malazeze. Arrestimet duken se kanë ndodhur pasi shqiptarët e Martinajve kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe në tokën e cila ishte kontestuar shqiptarëve të këtij fshati.

Në Martinaj arritën numër i madh i forcave speciale të policisë malazeze, të cilët kishin ardhur me pretekstin për të i mbrojtur ultranacionalistët ortodoks serbo-malazez të cilët më ndihmën e aparatit shtetërorë malazez në vazhdimësi po provokojnë popullatën shqiptare të Plavë Gucisë, e në veçanti fshatin etnikisht të pastër Martinaj, shkruan Fondacioni Plavë e Guci në faqen e tyre në FB.

Incidenti në fjalë duket se i ka fillet ditë më parë kur rreth 50 civil serbo-malazez të shoqëruar me rreth 20 polic kishin shkuar në fshatin Martinaj për të pastruar themelet e një Kishe ortodokse e cila kishte filluar të dertohet në vitet 30 të shekullit të kaluar, por e cila nuk ishte përfunduar kurrë. Sipas vendasve kjo tokë i ishte marrë me dhunë familjes Prelvukaj ku dhe kishin filluar punimet e një kishe ortodokse serbe. Në atë vend kurrë nuk kishte Kishë ortodokse dhe se këto veprime janë thjeshtë provokime ndaj popullatës autoktone shqiptare, sqarojnë vendasit e Martinajve.

Grup civilësh serbo-malazez duke se edhe sot kishin shkuar me qellim për përgatitjen e punimeve të kësaj Kishe, gjë që po provokon vendasit shqiptarë të cilët protestuan, e me ç’rast policia malazeze ka arrestuar një numër të madh të tyre.

“Është tronditëse kur informacione të tilla marrim nga vendlindja, është shokuese kur shteti më dhunë tenton të shkel mbi të drejtën elementare të qytetarit të vet, është jo demokratike dhe antieuropiane që shteti të mbron uzurpatorin dhe jo pronarin, ky shtet po shkon drejt rrugës së vjetër të urrejtjes së shqiptareve. A thua vallë këtij shteti ne shqiptaret ia paskemi dhanë votën e shtetformimit, a thau valle kjo është rruga evropiane që gjason në rrugë Milloshoviqiane”, shkruan në reagimin e FPG.

Po i njëjti burim publikon emrat e te arrestuarve shqiptare ne Martinaj, te cilët po mbahen në qendrën policore në Plavë:
1. Isuf Balia Balidemaj ne moshen 80 vjecare
2. Selim Kameri Hasangjekaj ne moshen 74 vjecare
3. Sherif Lani Hasangjekaj ne te 70 –at
4. Bujar Hasangjekaj
5. Naim Prelvukaj
6. Lis Naimi Prelvukaj
7. Shaban Syla Balidemaj
8. Skender Hasangjekaj
9. Flamurdon Hasangjekaj
10. Hasan Prelvukaj
11. Valon Prelvukaj
12. Fatos Prelvukaj
13. Shaban Prelvukaj
14. Sadri Smajli Balidemaj
15. Ibish Balidemaj
16. Rexhe Balidemaj
17. Bali Rama Hasangjekaj
18. Sadik Rama Hasngjekaj
19. Luan Bajram Balidemaj
20. Martin Hasangjekaj
21. Ali Zeqiri Prelvukaj
22. Bekim Hasangjekaj

/MALESIA.ORG/

73 Comments

  1. Ujku s’parit e shperda grigjen ashtu sikur jemi shpernda na, mandej tjerat I realizon lehte…..

  2. Uroj qe sa ma pare te lirohen keta te burgosur dhe keto provokime mos te perseriten me ndaj popullates autoktone shqip[tare..Martinajt nuk dorezohen lehte..Jane atdhetare te vertet…Ju lumte

  3. Me fjale tjera : shqiptaret e besimit islam kundeshtojne ndertimin e kishes ne Martinaj …
    Dicka e ngjajshime me rastet e fundit ne Dinoshe …

    • Lej kto pun fill se kjo ska asnji lidhje me incidentin ne Dinoshe. Ne ket rast shkijet me besimin ortodoks provojn me e ndertua kishen ortodokse ne nji fshat plotsisht e banueme me shqiptar te besimit musliman. Ajo kish ska cka lyp ne at ven. Ajo tok ku munohet te ndertohet kisha asht ken e familjes Prelvukaj po shkijet e paten okupua me dhun para 100 viteve.

      • “…provojne me ndertua kishen ne nji fshat te banuem me shqiptare te besimit musliman” – po cka thashe une pra ?
        Flm qe e vertetuat ate qe thashe une . Klm.

        • Nuk ka lidhje a jan te krishter a jo. Nese i ken kish shqiptare nuk ish ba potera. Shkijet nuk i durojm.

          • Po per kishen e Shen Mehillit ne Dinoshe a kje ba potera qe I ndjeri Pater Gjergj kure deshti me rindertue iju deshti te shkon ne Beograd me gjet dokumenta e tapi per te vertetue se asht toke e kishes shume shekuj perpara ?

    • a te vjen barre ty me than ashtu? sigurisht jo se sje shqiptar.
      nuk duhet me i lejua me ndertua kisha ortodokse ne martinaj e ti dhurojav token tande e ndertonje bashk te shpija jote.
      as ne martinaj as ne tuz tgruds as ne hot

    • o ti me nikun `@Une` ketu nuk ka fjal tjera, se te marresh pak shembull ne tivar qe e ngriten ate objekt te metalt (po thuajse i perngjet nje kishe ortodokse (serbo-malazeze)) ne maje malit te rumis ajo esht njesoj sikur qe po behet ne kyt vend apo fshatin martinaj , ateher tivari para 100 vjetesh ndoshta e din se e kujna a ken dhe cfar kombit an ke en tivar.

  4. Martinaj , Vuthjanet dhe te gjithe banoret shqiptar te Pave -Gucise jane atdhetar pa hile. Ata nuk jane fanatik por shqipetare te vertete. Fatmiresisht sindromi i fanatizmit nuk dominon tek kjo popullate…..Kete e deshmon edhe po ti shikosh emrat e te burgosurve te sotem… Shikoni emrin Martin Hasangjekaj… Po ku ka ndonje emer ne Malesi Martin tek besimtaret myslimann.. Pra ndera dhe respektu ju qofte o atdhetar te Plav; -Gucise….

    • Sa injoranta qe jeni po kun ka ba vaki me qen kisha serbe ne troje shqiptare edhe ata ne prona te shiptareve. Vetem edhe nje e vertet Martini nuk eshte Martin Hasangjekaj por ne te gjitha dokumente e ka Martin Gjeka edhe pse eshte i besimit islam perse ja paskan shkrua keta te fondacionit hasangjekaj se di por e vertet eshte e ketille si po thom une. Perndryshe ne keto arrestime shihet se jan te arrestuar funskionar te LDneMZ si Sadri Balidemaj, Shaban Prelvukaj, Martin Gjeka, Veton Prelvukaj, Skender Hasangjekaj, e nder ta edhe Kryetari i LDneMZ-Dega e Plave-Gucis Bujar Hasangjekaj te gjithe atdhetar te vertet.

  5. Keto provokime te banorve te Martinajve po vazhdojn te shqetesojne te gjithe Shqiptaret kudo jane.Mendoj se pushteti i Malit te Zi ne krye me Gjukanoviqin duhet te mendoj qe te gjith banorve te ju siguroj jete te qete.

  6. Mos u brengosni, asgjë e tmerrshme s’ka ndodhë, thjeshtë kanë qenë të ndaluar për prishje rendin dhe qetësinë publike. Zgjidhja e të drejtës së pronës duhet të jetë e drejtë për gjithë shqiptarët në gjykatat me kompetencë territoriale dhe lëndore, apo në Gjykatën e Strasburgut. Mirëpo edhe me protesta, por pa përleshje dhe provokime policore.

  7. E vetmja gje qe ky rast mund te kujtoje ne Dinoshe eshte se shteti Malazez kur eshte per bythen e tyre sllave funksjonon shpejt dhe efikas edhe ne te shtrembet ne Martinaj, ndersa ne Dinoshe shteti nuk funksjonon por i acaron dhe i polarizon mardhenjet midis shqiptareve kur dihet se kujt i takon toka (toke e kishes katolike me qindra vjet).

  8. Kjo seshte asgje tjeter vetem vazhdim i kolonizimit sllav te trojeve shqipetare.

  9. Martinaj,me ju eshte tere Dinosha ni asht nevoja,se jem ken burra e kem me vdek burra ni asht nevoja per vllazer,e nuk e lam shkjaun me na shkel…E ti me nikun — Une–hajde en Beqaj e godit kish,ater shofim si dahesh more idiot…

    • Lum vellezerit ne Martinaj per ty ci te kan kaq “trim” dhe kaq “burre” , por ma ii lum une ci nuk te kam kurrgja 🙂
      Trimeria dhe solidariteti ndaj vellezerve tregohet me vepra e jo me fjale !
      Shko dhe shpetoji vellezerit e mos u thuej “ni asht nevoja” .
      Nese nuk eshte nevoja tash , kur mendon ti me u ndihmua , kur t’i vrasin ?
      Edhe nje gje tjeter : nuk mundem me garantua se nje dite nuk do ta punojme kishen edhe ne Beqaj ! Kalosh mire dhe qetesohu pak . Trimeria permes shkronjave mund te krahasohet me trimerin e lepurit kur e bon zagari 🙂

  10. Ju kisha lutun qe mos te berzieni fene ne keto gjana shkjau ashtte armiku i komit Shqiptar pa marre parasysh a je musliman apo katolik .Ketyne burrave te fshatit Martinaj ju lumet per kete gjeste kurre nuk duhet mu lane ni kishe ortodokse serrbe mu ndertue ne mes te fshatit ku jane vetem shqiptare .Rasti i ketidh ne fshatin Martinaj me ata ne Dinosh ka shume dadhime se ne dinosh shkau ka dashte me ngatrrue katolikt e musliman se te kishte dasht 50 polica si kan qen aty i kishte shpernda per 5 minuta edhe kurre gja nuk ishte ba ate dit ne Dinosh pore armiku ashte per me shkaterrue e jo me goditun.

  11. Dje shqiptaret katolik. Sot shqiptaret musliman. Percaj e sundo. Me te vertete mali i ZI.

  12. Vëllezër kishat sllave ka kohë që nuk janë shtëpi të Zotit

    Shoh e lexoj se si janë mjegulluar kokat kudo ka shqiptarë. Disave u mjafton fjala hoxhë apo xhami dhe turren të shkruajnë e ta mbrojnë hoxhën. S’ka lidhje nga vjen ai qerrata hoxhë dhe çfarë flet ai. Nga ana tjetër dalin koka tjera të mjegulluara dhe po u përmend kisha nuk lexojnë tutje e kujt është ajo dhe pse po ngrihet, po vrap e për ta mbrojtur. O komentues unë njoh shumë nga ata që policia malazeze i prangosi në Martinaj, por edhe mos të përmendeshin emrat e 22 malësorëve të arrestuar, por vetëm emri i njërit, e që e gjithë Kosova dhe trojet etnike e dinë dhe e respektojnë për dashurinë ndaj kombit, do të duhej të kujdesemi çfarë po themi. Ai 1001 herë është angazhuar…

  13. Ai do të reagonte edhe nëse dikush do të vendoste themele të një xhamie në pronën private të shqiptarëve atje. Ai me bashkëvendësit reaguan sepse Podgorica deshi të ngrit kishë sllave atje e në mes të fshatit në mënyrë që pastaj shkije nga gjithë vendet të shkojnë aty e të dehur të këndojnë këngë se si kanë vrarë e prerë shqiptarë. Martinajt nuk janë kundër kishës sikur ajo të ishte e vëllezërve tanë të besimit katolik, po janë kundër kishës sllave që duan ta ngritin aty çetniket.

    • Chdogje ne rregull dukagjini, por kem nje pyetje per ju ? A reagou personi ne fjale ne Dinoshe ku mohohet e drejta e mbajtjes se ceremonies mortore ne oborrin e kishes se vet. A reagove ti personalisht ? Pse u paska pa dasht me veprue policija e Podgorices armike mbasi qe jemi vllezer. N’se Martinajt nuk jane kundra kishes katolike, pse jane dinishjant kundra qitjes se hatrit ne vorret e te parve ? Pres pergjigjen tuej. Me respect.

    • Kam respect per ju Dukagjini, por Desha te dij si reaguet ju ne cheshtjen e Dinoshes, a bate ndonjesend qe gjanat te rregullohen dershe vllaznet, sepse ne shkijet nuk I kem vllazen po anmiq dhe prej tyne nuk presim asgja te mire. Por vehet pyetja, pse u deshti qe policija anmike te nderhyje qe te kryhet nje ceremoni mortore te kasha e vet ne mes te Malesise ?

  14. Kisha të tilla ky soji i shtrigave nga Karpatet kishte ngritur kudo në Kosovë në kohët e okupimit, e në to kishte vend për hordhitë e Arkanit e Sheshelit,që popët i bekonin në mësymjet e tyre gjakatare për të vrarë e prerë shqiptarë.
    Vëllezër të jemi në mbrojtje të vëllezërve tanë në Marinaj .Ata janë malësorë ,pra janë shqiptarë.

  15. Esht kolonizim i trojeve tona stergjyshore,tok e lar me gjakun e te pareve tone. Duhet nje kushtrim kombetar dhe duhet sa ma shpejt te organizohet edhe mergata jon neper bot,dhe ne vecanti ne Sh.B.A qe te behet nje demonstrat e fuqishme pran OKB dhe te kundershtohet fuqishem kolonizimi i ri sllavo malazias i trojeve tona. Po si te ndertohen kishat sllave ne troje ku te gjith jan shqiptar. Sa me par shqiptaret pa dallim, ne New York ne kushtrim,bijet dhe bijat niperit dhe sternipin e Ali Pashes e Jakup Ferrit duhet te sakrifikojm se bashku si shqiptar pa dallime qe te ju vim ne ndihme, ju fidhojen dhe ne jemi me ju,si dikur per Kosoven tani per shqiptaret e trojeve ne Mal te Zi.Presim qe sa ma shpejt te jepni kushtrim per bashkim ne mbrojtejen e trojeve tona…

  16. Ashtu si e kuptova une, aty paskan pase qene themelet e kishes shume ma heret. Si ka arll deri te levizja e populates nuk e dij, por nje asht e sigurte: Shkijet se lane asnje gram dhe pa e marre n’se u jepet rasti .

  17. Pas ngjarjeve ne Malesi, kur gjate te ashtuquajturit “Fluturimi i shqiponjes”, policia malazeze ushtroje dhune te papershkruar, tani ne shenjester kane trojet autoktone ne Plave-Guci, aty ku banojne shqiptaret. Ky terror bene pjese ne luften speciale qe ka objektiv per t’i frikesuar shqiptaret qe jetojne ne trojet e veta shekullore, per te ushtruar terror psikologjik mbi ta, qe ata t’a ndiejne veten si popull i pushtuar, kunder te cilit pushtetmbajtesit mund te bejne cka te duan ata me fatin e tyre. Por shqiptaret duhet t’a kuptojne se ku eshte qellimi i kesaj fushate, e ketij presioni, dhe duhet te mesohemi s’i ta perballojme ate, duke mos treguar frikesim, por mosbindje, qendrese dhe mosperkulje. Ne keto momente duhet te ushtrojme solidaritetin, vigjilencen, bashkimin dhe…

  18. Eshte imperative mos te tregojme huti, pasiguri, lekundje dhe mosbesim ne vetvete se ashtu deshiron pushtuesi. Kjo rruge e pakrye e pushtuesit eshte destinuar te perfundoje ne disfate. Ata mund te germojne gjoja per te gjete dicka nga trashigimia e tyre per te legjitimuar pushtimin. Por ajo toke ruan varret e te pareve tane prej antikitetet ne kohen ilire deri ne diten e sotme. Kjo eshte dicka qe njihet mire, qe deshmohet dhe eshte reale ne driten e fakteve qe deshmon historia.

  19. Dukagjin,mir e ke vetem emri i S.Hasangjekaj,eshte boll te permendet,ai i cili esht shembull i kombit,trim,burr,njeri i urte i Fort,zemrok,boll vec ai qe eshte permend,me ate duhet te ngtiten te gjith shqiptaret kudo qe jane dhe te mbrojn Martinajt nga idiotet sllave,dhe tu tregojn se skan cka te kerkojn aty,mbaju Martinaj se Shqiptarija esgte me ju,pershendetje dhe Inshalleh Zotin e kemi me veti…

    • Po inshallah e kan Zotin me veti, se ti fikret ke probleme tjera, mes tjerash me mbrojt Dinoshen nga ceremonite mortore te malsorve…..

  20. O prderisa Martini asht ba Hasan, e kushedi neser do te bahet edhe Millan, gja per fill nuk kemi….por te mesohemi me gjera te ktilla vetem mos te bijem pre e anmikut

  21. Dalja ne skene e rrymave islamike si ne Kosove si ne Maqedoni vitet e fundit e kane demtuar rende ceshtjen dhe bashkimin kombetar. Evropa dhe bota perendimore sado qe kjo te duket e pabesueshme ceshtjen shqiptare kane filluar ta shohin me mosbesim ashtu si para 100 vitesh kur ata na ndane (ashtu si ndane Bosnjen para 8 vitesh). Jo vetem se eshte shkaktuar mosbesim te të huajt por mosbesimi asht aq me i madh kur ai shkaktohet midis vellezerve te nje gjaku (katolik dhe musliman, rasti ne Dinoshe).
    Sllavet malazez jane ne perfundim te asimilimit te krishterve shqiptare. Problem per ta do te jete boshnjakzimi i vendit te tyre. Sot ata jane kunder shqiptareve ne Martinaj por botes ata i thone se ne jemi kunder rrymes islamike dhe jo vetem se kam frike por shprehi bindjen se ata do te shikohen…

  22. Sllavet sot ata jane kunder shqiptareve ne Martinaj por botes ata i thone se ne jemi kunder rrymes islamike dhe jo vetem se kam frike por shprehi bindjen se ata do te shikohen midis gishtave dhe do te kene perkrahjen e perendimit ne veprimet e tyre antishqiptare (gjoja anti islame).
    Shqiptaret ne Mal te Zi (per boshnjaket, turqet, arabet etj nuk me interesojne fare) duhet te kene shume kujdes qe mos te ndahen ne baze fetare dhe problemet e veta mos t’i shikojne permes prizmit fetar se keshtu vetem ndarje dhe mosbesim (si dje ne Dinoshe) do te shkaktohet.
    Ju kujtoj se Kosova u fitua vetem se Rugova ishte pro perendimor (orjentimi islamik as nuk paramendohej) dhe gjeti perkrahjen e te gjitheve brenda kombit shqiptare dhe me vone edhe perendimit mosbesues.

  23. Duke u pajtuar plotesisht me personin me nik Drejtesia, çtoj edhe sa vijon: Personalisht i njoh djemtë e Martinajve dhe shumë burra shqiptarë te Plavë-Gucisë dhe te ta nuk ka asnjë pikë fanatizem fetar. Perkundrazi, shume nga ata kanë ndihmuar ndertimin e kishes katolike si faltoren e të parëve dhe te vellazerve te vet. Natyrisht se është e drejta e tyre te mbrojnë tokat e veta nga uzurpuesit dhe te protestojne kunder tentatives per t’i asimiluar. Ne Martinaj ska cka lyp kisha ortodokse edhe pse i ka aty do themele nga koha kur knjazi donte t’i sllavizonte dhe t’i kryqzonte me zor boshnjakët e shqiptarët. Ky pushtet, nese nuk eshte ne vazhden e planeve te knjazit, duhet te ndalojë ndertimin e kishes sllave në pronat e shqiptarëve, e jo te arrestoje mbrojtesit e tokes dhe të lirisë….

    • Besa more Nikolle, n’se kisha ortodokse I ka themelet aty, ata do ta realizojne qellimin e tyne e do ta ngrisin perseri….anmoku vetem anmiqesi ban

  24. Drejtesija, nuk ka chka t’i shtohet as t’i merret, vertet jane te gjitha te verteta, por mjerisht, nuk mendojne te gjith vllezrit ashtu. Don Zoti dhe u vine mendet, perndryshe, punet nuk jane mire, kjo u vertetue ne Dinoshe…

  25. Pershendetje te gjitheve.Si gjithmon disa ini te ngarkuar per te keq dhe mundohi ne secilen tem me paraqit problemin si ceshtje fetare. Problemi i kesaj kishë nuk ka asnje lidhje me incidentin ne dinosh pasi qe ketu ne Guci duan me godit kish serbe ne pronë shqiptare te uzurpuar dhe ska asnje lidhje me fe ,pasi qe keta djelmoca jan shume me atdhetar se te gjith ju qe komentoni pa lidhje.Pothuajse te gjithe te arrestuarit une i kam shok dhe kam mesuar me Veton Prelvukaj dhe me Martin Gjeken te cilet qe nga dita e par e der me sot as si kena shikua se cils fe i tokojmë por jena ken si vllazer edhe do jemi. Se nuk jan gucjanet anti fetare e kan kallzue vehten ne shume raste dhe gjitheher kem festua bajram e pashk bashk, ndersa sa i perket kishes serbe aty ska vend dhe jam kunder ndertimit…

    • jam kunder ndertimit saj ne cdo cep te tokes shqiptare e jo ma asaj qe eshte e uzurpuar. Prandaj tu japim perkrahje te gjith qe e nijejm vetin shqiptar.

  26. –Une–pa urrno idiot,e hajde en Dinosh pase qenke trim,e godite “kyt t’emin”…more cash…Ruoju se je tye lyp lepurin e drua se e con harushen..

    • Nese dine , pergjigju ashtu si t’u pergjigja une ty ketu me lart …
      Nese nuk dine , atehere me mire -HESHTE!
      Heshtja eshte flori per ata qe nuk dine te flasin !
      Komentet e ulta (mos te shprehem ne nje menyre tjeter) nuk I komentoje …
      Klm

    • Po cha lepuri e cha harusha more hajvan po me chka po levdohesh e me deshtimin tend e te atyne qe jane si ti qe deshtet te ndaloni njerzit te kryejn ritet mortore ne tempullin e fese se vet. Por mbas deshtimit tuej, ju lanje vetin e hajt nimonju atyne qe i ka trazue anmiku, se ata kan perkrahjen e te gjithve e jo si ti me shoke qe kini da me u ba “trima” me vllazen tuej. Edhe ske turp te thrrasesh: hajde ne Dinoshe, mjer Dinosha me ty

      • Haha , ky don me na chkaterrua me “trimerine” e tij permes shkronjave .
        Mua pra nuk ma lejojne as edukata familare , as morali , as feja … me ofendua tjetrin , kurse ktij fikretit ia lejojne te gjitha nga ato …

        • Fikretin nuk ka chka ta pengoi ne at drejtim, chka nuk ka, ska ku e merr. Fikreti tja merrte rradakja, ki me vijej me u turpnue per aktin e turpshem qe ka ba aj me kompani, ne Dinoshe tue me e dijte perfundimin e keq per ata qe menduen se mujn me I dale mban aq lehte. Ne na duhet nje jetese vllazerore ne Malesi, por fikleti e ka mendue ndryshej, edhe pse pa sukses

  27. Drejtesi,e vertet ata qe the se si Rugova beri me Kosoven,aj e beri ate se ne kosov Jane 90%te fejes Islame,e jan trima,zemrok e jo si ky niku –une- me shoqni e me kryesi te mrapsht e frikacak qe i kemi ne mal te zi…

  28. Dakort jam me Albertin,por edhe me Nikollen kur thot se jan trima te urte ne Martinaj e nuk dallojn fene,e jo si en malsi qe beni percamje fetare..Pra Nikoll ndihmojuni Martinajve konkretish si malsor te vertet e jo me fjal boshe…ku jan kryetaret e udheheqesit e partive shqiptare qe nuk reagojn,tyrp…

  29. Fikret nuk po arrij me kuptua pyetjen tande por mund te them se Rugova u perpjek per krejt popullin e Kosoves pa dallime feje e te tjera. Ai ishte boll largpames sa nuk “luajti ne letren” islamike e cila asgje te mire historikisht kombit shqiptar nuk i ka sjell.

    Nuk eshte mire qe t’i luvdojme bukurine e brienave te krapollit kur fale tyre ngatrrohet neper gerdhate (shkurre) dhe e hane ujku.

  30. Fikret, me ket qe I drejtohesh drejtesise e ke treguar vehten fun e maje. Dmth. ti po thrret frigacaket te vijne ne Dinoshe e te maten me “trima te fort” e blla blla. Nikolla paska ba mire qe ka thane se Martinajt kenkan trima te urte, kurse ky po u sherbyeka me fjale boshe dhe kenka nje turp I vertet. Po a din ti no pak chka flet, a por ma mire me thane nuk flet ti por urrejtja jote. A din kure ke me kene ti malesor I vertet ? Qe, te tregoj vete ! Askurre. Hajde ti e godit ne Dinoshe thua, po aty asht e goditun dhe kshtu do te jete gjithmone, kurrgja nuk do te ndryshoi pa marre para syshe urrejtjen tande. Inshallah nuk ke shume shoke, (se ke ska dyshim) !

  31. Kjo ngjarje na thrret per bashkim, per solidaritet me njeri tjetrin pa marre para sysh perkahsine fetare, krahinore apo partiake. Pushtuesit malazeze na urrejne si shqiptare dhe duan t’na zhdukin si etnitet autokton nga trojet e te pareve. Pse rroki kunder njeri tjetrit kur situata dhe momenti na thrrasin per bashkim si nje grusht i vetem. Malazezeve s’u inereson ajo kishe se kisha kane bolle, por kane marre si shkas “ato themele” per t’na shqetesua, per t’na irritua, provokua dhe corientua Kjo bene pjese ne luften speciale per t’na preokupua dhe terhjeke vemendjen nga gjerat jetike dhe te rendesishme per jeten tone dhe per te drejtat tona legjitime. Sigurimi i shtetit te tyre ka aftesi t’i gjeje pikat me te cilat ia arrin qellimit te vet, por edhe ne duhet te kemi strategji…

  32. dhe aftesi t’u bejme balle ketyre provokimeve te here pas hershme. Te njejtin provokim kane bere edhe kur vendosen kishen metalike ne maje te malit ne Kraje. Edhe serbet te njejten metode kane perdoruer ne Kosove. A u kujtohet kur paten filluar ndertimin e kishes ne token e Universitetit te Prishtines e cila as sot s’ka perfunduar, por qendron si objekt i kontestuar.

  33. I pa pun,ty vet niku te tregon se je njeri bosh pa pun e pa mendje.kaq…en Dinosh dvetna dinoshjant,ashtu ci mundesh en oborrin e vet me godit cka duesh vet..

  34. Fikret , te them te verteten cdo shqiptare pa dallim feje duhet te tyrperohet me shkrimin tend. Ti me siguri je Fikret Ferhati qe asgje atdhetare nuk keni vetem interesin dhe karrigen… Po si nuk turperohesh me e perdore fjalen INSHALLEH , apor don te provokosh ne baza fetare. Po si nuk turperohesh me kercenua nje shqiptar katolit …. O i mjer a e din se katolik e mysliman jemi te nje gjaku e nje gjuhe… Anadollaket nuk e ke asgje….Sa u perket shqiptareve te Martinajve dhe te Vuthajve, jane atdhetare te kulluar si loti, jane sheembulli e atdhetarit te vertet dhe te palekundur..

  35. Sikur paraardhesit e ketyre djemve qe jane arrestua te kishin kundershtue edhe osmanlive,ateher si kishim pas keto probleme e percharje qe i kemi sot.

  36. Po ku jeni more vellezer shqiptar,po si jemi verberuar keshtu he na plaqin syte e ballit te gjithve pa dallim feje e partije.Gjersa disa shqiptar ne Martinaj ngriten dhe i mbrojne tokat e tyre te stergjyshve te tyre,ne disa thirremi ne fe dhe bejme krahasime te pa qelluara.Kisha sllave ka dallim nga kisha katolike.Me shume e respektojme pushtuesin se vellain e besimit tjeter fetar.

  37. Po Ukshin kjo qe thue asht e vertet, po ku ishe gjate ksaje kohe qe nuk reagove per rastin Dinoshe, ndoshta gabohem por nuk kam lexue te keshe kritikue ata qe mbajne kufomen e njerzit e shtepise ne mes te rruges ne shi e mot te lig e nuk lejojne te mbahet ceremonija ne varreza e Kishe te vet, por lypet te reagoji policija anmike per cheshtjet e vllazerve te disa brezave. Hapi syte pra edhe ti !

  38. Desha te them se ne Dinoshe per kishe katolike ishte fjala

  39. Sinqerisht,pse nuk reagove ne fillim te komenteve,ku ju vet filluet me e berzie punen e Martine me Dinoshe,e jo kur u tregova une se ini gabim,po’ ma len mua fajin,tyrpnojuni ju nga marrinat qe i shkruani dhe i bani,se ju vet e ….. me … ater doni me la me …..,ashtu nuk shkon…Rrnofshin Martinajt se ata jan Shqiptar te vertet e jo si ju…

  40. Po ti merrcho merrcheni ku ije, a me martinaj a me Dinishjan. Kush pot ndalon tu ndihmojsh vllaznet qe I ka mesy anmiku, e jo u shet trimni vllaznet malsore, se ti je asi kalibrit qe kurrkun nuk pason, as me malsoret trima e te ndershem, as me martinajt e mire. Ti je egjra e mijell priher me grune !

  41. Edhe pse nje perosi si ti nuk meriton te debatohet, per hire te vertetes une qe ne fillim kam reaguar dhe kam thene qe Martinajt jane atdhetare te vertete dhe nuk jane fanatik por shqiptare pa hile.. Madje per ta deshmuar kete kam marr si shembull emrin Martin, per tu treguar disave se ne treven e Plave-Gucise nuk ekziston sindromii i fanatizmit…. Fikret,nese ke problem me shikim apo nese je i verbuar nga fanatizi dhe nuk don te lexosh te vertetet ,arsyen kerkoje tek vetvetja, Uroj qe ne emer te atdhetarizmit dhe me ndihmen e zotit do te kthjellohesh dhe se shpejti do i bashkohesh kauzes shqiptare e jo anadollake…

  42. rindertimi i kishes nuk behet se besimtaret ortodoks-serbomalazez nuk kan vend ku me i zhvillua ceremonit fetare ,nese kta nuk kan ven le ta deshmojn e ma gzoshin kishen.dihet mire se edhe kishat qe i kan nuk i mbushin dot se jan ne fryme te fundit.ky rindertim behet per zaptim territori ashtu si i kan zaptua manastirin e decanit,kishen e prizerenit qe ishin kisha shqiptare.cdo her kta vec zaptojn kur te vjen puna me ju than shqiptarve cka doni ju ktu na jemi vendas .sic kan ba me tivar .rumi etj.prandaj duhet me ndal me cdo ksuht ket rindertim se nuk eshte nevoj e tyne per qellime te fes por per zaptim territori

  43. Sinqerisht—ti e ke nikun gabim,me sa shof une nuk ka te ti as S prej sinqeritetit,kaq…

  44. E ku jeni more shqiptar si nuk u vjen marrej ju disa ketu .vllezrit tan Martinaj po mbrojn tokat e veta e ju po folni e shahij per fe..po a se dini more te gjore se te dyja kto fe i kan rranjet ne arabi e na po duem me u vra rreth tyre chi jemi vllezer ..turp dhe gjynah per disa si ju qe e queni vehten shqiptar..ma mir shkoni ne arabi e benju priften e hoxha se prej atej kan ardhe tedyja. Turp per ju..

  45. Fikret ty te vret realiteti, per ate edhe ke kete mendim, po uroj qe do te kthjelloje zoti mendjen dhe do ta kuptosh.klm

  46. Sinqer…vete e kam mendjen e kthjellet,por ty e-une-va paska marr Allahu xh.sh.e ska hoxhe as pater Pashk ci muj me u ndihmua…

  47. Po more Agim dikush duhet me i shkunde kure i mjegullon fanatizmi, n’mos tjeter pendreku ban pune, aj kjofte bekua…

  48. uroj qe mos te jene shume te kthjellet si cje ti fikret, mund ta kesh te kthjellet per talibana por sa i perket ceshtjes shqiptare je i verbuar, por uroj qe zoti ta kthjellofte mendjen …..

  49. Sinqerisht, perktheja Fikut ne gjuhen arabe se vetem ashtu te kupton 🙂

  50. Kurë tentoj qeveria e malit të zi me ja u marrë tokat ne Vuksanlekaj pak pashë përkrahje ,tani po shof se flitet shumë,dhe paska shumë ankesa për tokat në Martinaj,a nukë po e shifni sot ndodhë tek ne, e neser tek ju,Pra ju thomë çounju nga gjumi dhe përkrahuni të gjithë Shqipëtarët ku do që janë,se jemi nje gjakë,mbroni si të ishin tokat tueja përsonale,mos i harroni dhe vllazërit taj në Vuksanlekaj

    me rrespekt

Comments are closed.