Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” në takimin e jashtëzakonshëm me Kryesinë dhe anëtarët e saj ka analizuar gjendjen në fshatin Martinaj të Gucisë pas intervenimit brutal të policisë malazeze dhe arrestimit të 22 shqiptarëve nga ky fshat,lajm ky i plasur edhe “reporteri.net”.
Pogorica ka kohë që ka punuar për të krijuar atmosferë të rëndë e për të arritur qëllimin final të spastrimit të shumë vendbanimeve nga populli autokton shqiptar atje. Spastrime e pastaj kolonizime kanë ndodhur në Malësinë e Tuzit e të Plavë e Gucisë. Edhe projekti djallëzor ngritjes së një deponie të madhe buzë fshatit Martinaj kishte për qëllim që këtë vendbanim shqiptar e atë bukuri të madhe natyrore ta kthente vend që kundërmon dhe kështu t’i detyronte banorët e Martinajve që të iknin nga aty për të lëshuar kështu trojet stërgjyshore. Shqiptarët atje reaguan duke kërkuar drejtësi e mirëkuptim, por e keqja pushtetit malazez nuk ndal këtu. Ata kanë gjetur elemente ultranacionaliste serbe dhe i kanë joshur të shkojnë në fshatin,që me shekuj është i banuar vetëm nga shqiptarët,dhe të kërkojnë ngritjen e një kishte ortodokse në mes të fshatit Martinaj. Banorët e këtij fshati kanë dalë sot për të penguar uzurpatorët, por ultranacionalistët kanë gjetur mbështetjen e policisë malazeze,e cila ka përdorë dhunën dhe ka arrestuar 22 shqiptarë e për t’i dërguar në stacionin policor të Plavës.
Shoqata jonë reagon ndaj këtij veprimi të policisë malazeze dhe i fton institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë që të kërkojnë nga Podgorica zyrtare të respektojë të drejtat elementare të shqiptarëve atje dhe të garantojë e mbrojnë pronën private të tyre nga elementet nacionaliste e fashiste serbe.
Zyra për informim e Shoqatës,
Rrahman Jasharaj