FDI ka përcjellë me kujdes situatën jo të volitshme të krijuar në fshatin Martinaj të Plavë e Gucisë. Burgosja e 22 shqiptarëve të cilët nuk bënin asgjë tjetër, përveç mbrojtjes së pronave të tyre, është përgjegjësi e organeve shtetërore dhe duhet ndëshkuar. Kjo situatë mund të krijojë destabilitet, për shkak të burgosjes së personave në moshë mbi 70 vjeç dhe fëmijëve të cilët ende nuk kanë zotësi të plotë juridike për të vepruar të cilët janë nën moshën 18 vjeçare, fillon reagimi i FDI-së.
Është më se e dukshme që tentativat laboratorike të pushtetit shtetërore, për të destabilizuar shqiptarët, si në Malësi, poashtu edhe në Pavë e Guci, janë të pandalshme dhe tepër poshtëruese. Dhuna e përdorur nga organet policore kundër protestuesëve paqësor, duhet dënuar nga organet kompetente. Është e pafalshme që në momentin e avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian, Mali i Zi ushtron dhunë ndaj qytetarëve të vetë. Mbrojtja e pronave është një dukuri jo e rradhë dhe e detyrueshme në Mal të Zi nga grupet etnike. Shteti tregon mungesë të instrumentave dhe kapaciteteve të veta për mbrojtjen e pronës private. Kjo sjell ndërtim të objekteve të ndrysme në prona të pronarëve të cilët nuk janë kompensuar as nuk kanë ndjekur rrugën ligjore për shpronësim.
FDI u bën thirrje të gjitha rrjeteve mediatike dhe elektronike të cilat e kanë dhënë këtë lajm, që të kenë kujdes në titujt që i etiketojnë lajmit. Nuk është e vërtetë se fshati Martinaj kundërshton ndërtimin e “kultit fetar”, por e vërteta qëndron që Martinajt po mbrojnë pronat e tyre.
Ne kërkojmë që situata të tilla, të infiltruara nga qasje të zakonshme në dëm të shqiptarëve, duhet të menaxhohen me gjakftohtësi. FDI, pas shqyrtimit të këtyre situatave dhe mbledhjes së jashtëzakonshme, del me këto kërkesa publike:
1. Kërkojmë unifikimin e zërit të përfaqësuesëve politik për situatën e krijuar në Martinaj;
2. Kërkojmë që të ndëshkohen të gjithë ushtruesit e detyrës së trupave policorë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj personave në protestë paqësore;
3. Kërkojmë që organet kompetente të mos ekzekutojnë sanskionet e vëna ndaj të arrestuarëve (gjobë);
4. Kërkojmë që Diaspora shqiptare nëpër Botë të ngrejë zërin për shqiptarët në Mal të Zi;
5. Kërkojmë reagim zyrtarë të Tiranës dhe Prishtinës, si dy nga qëndrat që e kanë të obligueshëm prononcimin ndaj këtyre fenomeneve që dëmtojnë pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.
Forumi Demokratik për Integrim