Thirrja e Malit të Zi Pozitiv (PZP) drejtuar partive të popujve pakicë mbas zgjedhjeve të vitit të kaluar që të negociojnë për formimin e qeverisë vazhdon të jetë e hapur, tha deputeti i Dritan Abazoviq.
Ai theksoi që partia Pozitive si mbas zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar, ashtu edhe sot, vazhdon të jetë e hapur për të gjitha modelet e bashkëpunimit , si me partitë e popujve pakicë ashtu edhe me subjektet tjera në bazë të parimeve të qarta.
– Ndryshimet demokratike janë ajo çfarë na intereson, e partitë e popujve pakicë mbas zgjedhjeve kishin shansin që, ndoshta edhe me meritë, ta rrotullojnë rrotën e historisë në Mal të Zi. Kjo gjë atëherë, për fat të keq nuk ndodhi, por thirrja mbetet e hapur. Tani, mbas vetëm disa muajve të qeverisë së re, kuptojnë që PDS për të njëmijtën herë i ka tradhtuar dhe që ndaj tyre sillet në mënyrë nënvlerësuese, tha Abazoviq.
Ai ceku se Mali i Zi Pozitiv është partneri i tyre i natyrshëm dhe “nëse dëshirojnë që së bashku të bëjmë politikë dinjitoze në favor të t’gjithë qytetarëve të Malit të Zi pavarësisht nga dallimet që na afrojnë, dora jonë mbetet e shtrirë, deklaroi Abazoviq. /MALESIA.ORG/