Alternativa Shqiptare në përkrahje të banorëve të Martinajve

Alternativa Shqiptare ka ndjekur dhe po ndjek me vemëndje të madhe ngjarjet aspak të mira të cilat po ndodhin në Martinaj. Banoret e asaj treve të bukur shqiptare të cilët po mundohën që nëpërmjet protestave paqësore të mbrojnë të drejtat e tyre, po ju mohohet e drejta e pronësisë dhe në të njëjtën kohë po ju imponohën disa ndërtime absurde dhe të palogjikshme, fillon reagimi i Alternativës Shqiptare.

ASh e vlerëson si të papranueshme dhe naive që në mes të Martinajve, aty popullsia është 100% autoktone shqiptare të ndërtohet Kishë ortodokse serbe dhe se ky është një provokim i pastër që po ju bëhet shqiptarëve, gjë të cilën nuk mund të pranojnë.

“Pretendimi për të ndërtuar një kishë aty ku nuk ka kush të lutet, në një pronë të uzurpuar është shqetësuese dhe besojmë që i paraprinë një plani afatgjatë për të sjell ardhacakë në ato fusha dhe male të bukura të Martinajve ashtu siç u bë edhe me fushat e bukura të Dheut të Zi në Malësi. Ata të cilët po mundohën që këtë çështja ta bëjnë problem fetar u bëjmë thirrje të heqin dorë nga kjo tentativ për arsye se problemi i uzurpimit të pronave në Martinaj është çështje që i përket çdo shqiptari”, shkruan në reagim.

Ne si parti politike me qendër në Malësi përkrahim plotësisht vëllezërit tonë në Martinaj dhe ju premtojmë që në çdo rast do të jemi pran Jush dhe bashkë me Ju për të parandaluar uzurpimin e pronave tuaja që në të vertet janë prona të të gjithë shqiptarëve.  Dënojmë çdo akt dhune dhe arrestimet e bëra nga policia malazeze dhe jemi gati që në çdo kohë në mënyrë të organizuar nga Malësia të vim në Martinaj apo kudo tjetër që bashkë me Ju të ngrejmë zerin për të mbrojtur interesat tona kombëtare, përfundon reagimi i ASh-së.  /MALESIA.ORG/