Buxheti i Komunës së Malësisë do të mund të jetë afro 2,24 milion euro në vit, që është dyfish më i madh se ai i Komunës së Zhablakut, që është njëra ndër qendrat kryesore të turizmit dimërorë në Mal të Zi, vërteton studimi i fizibilitetit për formimin e Komunës së Malësisë e që gjendet në procedurën kuvendore, raporton RTCG.
Studimi i arsyetueshmërisë me të cilin kërkohet formimi i komunës së Tuzit, dhe ndryshimet e ligjit për organizimin territorial, në javën e ardhshme do të duhej të gjenden në rend të ditës të mbledhjes së Këshillit kuvendor për financa dhe buxhet.
Propozim ligjin për këtë studim e kanë paraqit deputetët Genc Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj që nga muaji qershor të vitit të kaluar. Ndërkohë edhe kryeqyteti (Podgorica) kishte paralajmëruar hartimin e studimit të ri.
Studimi dhe referendumi konsultativ janë parakushte për formimin e komunave të reja.
Sipas premtimeve më të fundit të DPS-së, partisë kryesore në pushtet, referendumi për Komunën e Malësisë do të mbahet në fund të muajit shtator të këtij viti.
Në studimin të cilin e punoi Nikollë Sinishtaj, kërkohet kthimi i statusit të komunës së Malësisë, konstaton se komuna do të ishte ekonomikisht e qëndrueshme dhe se më këtë do të rikthehej e drejta e Malësorëve për një komunë në vete, e drejtë kjo e cila ju suspendua disa dhjetëra vite më parë.
Si vërtetim ndaj këtyre pohimeve, nga aspekti ekonomik, studimi thotë se në Malësi ka dyfish më shumë të punësuar se sa për shembull në komunën e Zhablakut, ndërsa për të ardhurat e komunës së Malësisë, propozuesi thekson se shumica e mjeteve do të grumbulloheshin nga tatimet dhe taksat, por këtu llogarit edhe në një shumë të konsiderueshme mjetesh nga legalizimet dhe kasa shtetërore.
Malësia, sipas propozuesit, llogarit edhe në të ardhura nga donacione të ndryshme, afro 300 mijë euro në vit, kurse si donatorët më të sigurt ceken Tika e Turqisë, USAIDI amerikan, Caritasi i Luksemburgut dhe Helpizi i Holandës. /MALESIA.ORG/