Deklaratë për shtyp e Lidhjës Demokratike në Male të Zi, Dega: Plavë – Guci

Me rastin e arrestimit dhe denimit të 23 banoreve të fshatit Martinaj nga policia malazeze, gjegëjsishte nga gjykata per kundervajtje e komunes së Plavës, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dega Plavë – Guci shpreh indinjaten e thellë dhe denon ashpër këto lloj sjelljesh provokuese dhe destabilizuese të policisë Malazeze ndaj popullatës autoktone shqiptare të këtyre trevave.

Vite me radhë, kisha ortodokse serbe me disa persona të panjohur, provokon banoret e fshatit Martinaj duke tentuar që të kryej disa punime pregaditore për ndërtimin e kishës ortodokse serbe në pronën e familjes Prelvukaj të uzurpuar shumë vite më parë nga pushteti i atëhershem jugosllav. Po kështu disa herë provokimet vazhduan edhe nga ana e policisë malazeze e cila asiston për të mbrojtur dhe hapur rrugën këtyre individëve dhe një kleriku fetar që të hyjnë dhe të kryejnë punime në këtë pronë të uzurpuar edhe përkundër faktit se këta individ nuk kishin asnjë leje përkatëse për të kryer punime.
Banorët e fshatit Martinaj protestuan në mënyrë të qetë dhe demokratike për të mbrojtur të drejtat e tyre njerëzore, gjegjësisht për të mbrojtur pronën e tyre. Edhe përkundër faktit që banorët e fshatit Martinaj protestuan të qetë, policia malazeze arrestoi në mënyrë të paligjshme 23 persona, ku në mesin e të arrestuarve ishte edhe kryetari i degës së Lidhjes Demokratike z. Bujar Hasangjekaj dhe dy anëtarë të kryesisë, ndër të arrestuar kishte edhe të mitur dhe të moshuar mbi moshën 80 vjecare. Të arrestuarit u dënuan nga gjykata për kundervajtje duke mos marrë përbaz asnjë dëshmi apo fakt nga ana e të arrestuarve por duke u bazuar në dëshmit e një kleriku, dhe disa policëve.
Është e habitshme që edhe përkundër këtyre ngjarjeve institucionet relevante shtetërore të Malit të Zi dhe mediat shtetërore nuk bënë asnjë reagim, por rrinë në heshtje, thuajse nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse paraprakisht ishin te informuara.
Banorët e fshatit Martinaj nuk janë kundër ndërtimit të asnjë objketi fetar apo cfardo qoftë ai, por janë kundër ndërtimit të cfardo objekti qoftë ai në pronat e uzurpuara të këtyre banorëve, e në rastin konkret në pronën e familjes Prelvukaj.
Poashtu banorët e fshatit Martinaj dhe gjithë shqiptarët e Plavës dhe Gucisë janë të vëndosur dhe cdoher të gatshem për të mbrojtur pronat e tyre.
Lidhja Demokratike në Mal të Zi dega: Plavë – Guci edhe përkundër faktit se faktori kombëtar dhe ndërkombëtar në një masë u interesuan për ngjarjen, fton këta dy faktorë që ta japin kontributin e tyre edhe në të ardhmën për zgjidhjen e këtij problemit dhe shumë problemeve të tjera të shqiptarëve në Mal të Zi, njëkohësisht të ushtrojnë ndikimin e tyre tek institucionet e Malit të Zi që ta ruajnë rëndin dhe qetësin publike, në të kundërtën nëse situata del kontrollit, prëgjegjësia do të bie mbi organet shtetërore të Malit të Zi.

Shërbimi informativ i LD në MZ dega: Plavë – Guci