Tuz – Malësi (31.05.2013) – Seanca e Kuvendit të KU Tuz e cila ishte ndërpre me 17 maj, u vazhdua sot, pasi shumica siguroi kuorumin për mbajtjen e mbledhjes.
Në rend të ditës të kësaj mbledhje ishte propozim vendimi mbi planin dhe programin zhvillimor të kësaj komune urbane për këtë vit, mirëpo pasi që opozita e braktisi seancën, në mungesë të kuorumit mbledhja u shty.
Sot me përkrahjen e këshilltarit të Listës për Tuzin, DPS dhe UDSH arritën që të miratojnë këtë plan zhvillimor ku mes tjerash parashihet përpilimi i projektit dhe rregullimi i shtratit të Lumit Urrela, studimi i lokalitetit “Tregu në Tuz” dhe përpilimi i dokumentacionit projektues për ndërtimin e 4,2 km të mbetura të rrugës Tuz-Bozhaj, raporton RTCG.
As në mbledhjen e sotme nuk mori pjesë opozita pasi që konsideron se plani zhvillimor, sipas mendimit të tyre është i vonuar dhe me përmbajtje joadekuate dhe joserioze, kurse shumica u sigurua me përkrahjen e këshilltarit Muhamed Gjokaj i Listës për Tuz. /MALESIA.ORG/