Albin Kurti në Detroit – Sinqeriteti-garanci e qendrueshmërisë

( Në takimin me Albin Kurtin në Kishën e Shën Palit në Detroit )

Pjetër Jaku

Me datën 30 Maj 2013, Kryetari i Levizjes “ Vetëvendosja”, parti parlamentare ne Republiken e Kosoves pati një takim prej më shumë se 1 orë e 30 minuta në Kishën e Shën Palit në Detroit, konkretisht në bibklioteken e saj. Në takim merrnin pjesë Don Fran Kola, famullitar i kësaj qendre kombëtare dhe fetare, Kolë Gjokaj, kryetar i Këshillit të kësaj Kishe, Kryetar i Këshillit të Xhamisë Shqiptare në Detroit Nexhmedin Qafleshi, Pjetër Jaku nënkeryetar i degës së Vatrës në Detroit dhe botues i Revistes “ Kuvendi”, aktivistja Donika Bardha, ish kryetari i Fondacionit “ Vendlindja thërret” aktivisti Luigj Gjokaj, i cili e shoqëronte, administrator i ACTV, Armando Shtiza, Kujtim Qafa aktivist i njohur i komunitetti shqiptar të Detroitit, njëkohëshëm anëtar i kryesisë së degës së Vatrës, ish ushtari i UÇK-se Nikollë Perkaj, gazetari Agim Vuniqi dhe student ( Kryetar i Grupit Rinor ) Ylli Zhubi.

Pas vizites në sallën e lutjeve ku Don Frani e informoi se, që prej aty kanë marrë rrugë gjithë nismat kombëtare në ndihmë të çeshtjes shqiptare, qoftë luftës kundër komunizmit, qoftë Pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti vizitoi klasat e mësimit të gjuhës shipe dhe dy sallat e kësaj Qendre të mirëfilltë kombëtare.

Gjatë bisedës, e cila në të vërtetë pati frymën e mirëkuptimit dhe të diskutimit të sinqertë, Kryetari i Levizjes “ Vetëvendosja”, u njoh nga Dom Frani me mendimet jo vetëm të tij, por edhe të grupit pritës, në lidhje me zhvillimet më të fundit në Republikën e Kosovës, prej nga vinte Albin Kurti, në krye të Partisë së tretë parlamentare, ne të njëjtën kohë edhe Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Kosovës. Don Frani theksoi se, me rëndësi është futja e kultures demokratike në Institucionet e Kosoves, sidomos në politikë, dëgjimi i njëri-tjetrit, fryma bashkëpunuese në kryerjen e të gjithë detyrimeve politike, sidomos në marrëveshjet me sovranin, duke mos pranuar kompromiset e dhimbshme, veçanërisht me gjakun e derdhur për Lirinë e Kosovës, kujdesi i vazhdueshem për shqiptarët jashtë kufijvë të Shqipërsië dhe Kosovës, luftën kundër përçarjeve mbi baza fetare, sidomos në shqiptarët nën Mal të Zi, etj…

Albin Kurti nënvizoi se, të qënit e disa feve në Shqipëri dhe Kosovë është pasuri kombëtare. Tek ne nuk bëhët më fjalë për tolerancë ndërfetare, pasi kemi arritur një shkallë më lartë, në atë të bashkëpunimit ndërfetar. Në aspektin kombëtar “ Vetëvendosja” është e njohur që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa në arenen ndërkombëtare këtë koncept e solli Willsoni me shpëtimin që i bëri Shqipërisë. As lufta, as paqa, nënvizoi Kurti, -nuk janë të mundshme pa juve, pa diasporën, në veçanti mergatën shqiptare të Amerikës. Veç aspektit politik, diaspora ka një rëndësi të madhe edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi rreth 600 miljon euro në vit hynë nga emigrantët. Qeveria duhet t’i kushtoj shumë kujdes ekonomisë, zhvillimt të prodhimit vendas dhe nxitjes me përparësi të tij, pasi nuk kemi pse t’i marrim pulat nga Brazili, ose farërat nga Egjypti. “ Vetëvendosja” nuk është ajo që e ka cilësuar politika kosovare. Ajo nuk ka qënë dhe nuk është kurrë kundër paqes, kundër marrëveshjeve, dhe as do të jetë kurrë pro marrëveshjeve të verbëra në dëm të shqiptarëve të Kosovës, në dëm të trojeve autoktone të Kosovës, në dëm të asgjëje, sado e vpgël në dukje, që cënon integritetin komëbtar, që cënon lirinë tonë. E drejta, sinqeriteti dhe e vërteta do të fitojë, sado vonë…

Lidhur me aspektin fetar, Kurti nënvizoi : “ Zoti të jep qënien, qënia të jep mundësinë, mundësia duhet përdorë. Ideja e pronësisë mbi besimin nuk është aspak produkt i fesë. Kisha ortodokse serbe kërkon prona edhe atje ku nuk ka qoftë edhe një serb të vetëm, në vend që t’i rikthehet bashkëpunimit në ndihmë të besimtarve të saj”.

Në mbyllje të takimit, Nexhmedin Qafleshi bëri dy pyetje në lidhje me mundësinë e bindjes së Europës për problemet e Kosoves dhe, se sa ata ( eurpianët ) i kanë kuptuar politikanët e këtij vendi? Së dyti, nëse është i mundur bllokimi i marrëveshjes Thaqi-Daçiq. Kujtim Qafa, pasi foli në lidhje me bashkëpunimin e kishës ortodokse serbe dhe shtetit, si dhe shejtinimin e disa luftëtarëve serbë nga kjo kishë, për analogji përmendi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeun, i cili mbrojti katolicizmin, por nuk u bë shejt, perkundrazi mundohen te hedhin baltë mbi figuren e tij. Konkretisht, Kujtimi pyeti në lidhje me strategjinë e “ Vetëvendosjes” për bashkimin kombëtar.
Pjekuria politike dhe kultura e bisedimit tregojnë se në krye të kësaj Levizje është vërtetë përsoni që do ndihmoi konkretisht zhvillime pozitive në Kosovën e lirë!