“Andrra e Trieshjanit” kënga më e re e këngëtarit Nikollë Nikprelaj.
Këngë kushtuar malit të Trieshit dhe trieshjanëve, e cila përmes një “andrre” paraqet realitetin e hidhur, duke përkujtuar se si këto male po braktisën dhe shtëpitë po mbesin vetë.

Te lumte Nikolle Nikprelaj! Kenge e bukur por edhe kenge e trishtueshme. Eshte vend qe vete Zoti e grishi me bukuri natyrore nje nder me te bukurat e Malesise. Qysh ate dite qe keto troje mbeten nen Malin e Zi, filloi t’i kaploje lajthitja, tkurrja, boshatisja, tjetersimi. Dikur kjo krahine etnografike autoktone shqiptare kultivonte traditat me te bukura shqiptare: besen, burrerine, bujarine dhe trimerine, kengen dhe folklorin e mirefillte qe mbufatej nga thellesia zemres se pashtershme te maleve tona. Nikolle Nikprelaj eshte krenaria e Trieshit dhe e Malesise, i cili eshte pjese e trashigimise kulturore, eshte shpirti krijues i muzikes burimore, zeri i te cilit bart dicka magjepse nga gurgullimi i ujit te kristalet te Cemit shekollor. Pacin bekimin e Zotit te gjithe ata qe u…
kendojne maleve tona dhe ruaji trojet e te pareve tane nga kanosja e se keqes.