Vendin e parë kënga :”Jemi ne e Ardhmja” me muzikë të Pranevera Çobo teksti Violeta Mirakaj, orkestruar nga Yllka Neziri dhe kënduar nga Adem Kaliqi, Me çmimin e dytë të festivalit u nderua kënga “Valët me Shkumë” muzika dhe teksti Luan Bakiu orkestruar Tom Lleshaj kënduar nga Teddy Çobo dhe Silvana Martinaj dhe të tretë kënga ” Loja me jastëkët” muzika dh teksti Ervin Bushati , orkestruar Jetmir Mehmeti, kënduar nga Enesa Dedinca dhe Vlerona Dauti. Foto fituesi i çmimit të parë këngëtari Adem Kaliçi – kënga :”Jemi ne e Ardhmja” me muzikë të Pranevera Çobo teksti Violeta Mirakaj
NEW YORK CITY : U zhvillua mbrëmjen e së shtunës 1 Qershor 2013, në qytetin e New York ut– Festivali i 1-rë i Fëmijëve Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë Festival magjik fëmijët Shqipëtar të mbarë Amerikës dhe Kanadasë, “cicëruan si zogjtë” për më shumë se tre orë, duke kënduar këngë të reja Shqip si dhe këngë përshëndetëse nga këngët më të mira të Festivaleve Shqiptar në dekadat e kaluara.
Në këtë festival, i cili u mbajtë në zemër të qytetit të New York-ut, Pallatin e Kulturës “Merkin Concert Hall” në Mahattan, morën pjesë më shumë se 300 spektatorë, fëmijë me prindërit e tyre, si dhe disa personalitete të shquara të komunitetit, artistë dhe muzikan, veprimtarë dhe artëdashës, televizionet dhe gazetat e komunitetit. Në mesin e publikut ishin edhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës – konzulli Fatmir Zajmi me bashkëshorten e tij – zonjën Serma si dhe anëtari i Asamblesë së shtetit Nju Jork-ut, zoti Mark Gjonaj, i cili njëhereshit është shqiptari i parë që zgjidhet në një post politik të këtij niveli në Shtetet e Bashkuara.
Festivali “Zërat e Rinj 2013″ u dhuroi artëdashësve shqiptarë në New York, e për-rreth tij, një natë të paharrushme të këndshme dhe të mbushur me plot emocione. Ky eveniment i pari i këtij lloji në SHBA, u zhvillua në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin. Pjesëmarrja në këtë Festival bazohej në krijimtarinë dhe punën cilësore dhe profesionale të bërë me fëmijët shqiptarë në Amerikë, nga profesionist: muzikan, producent , skenograf, dirigjent, njerëz të medias, artistë mjaft të njohur shqiptarë në SHBA.
Aktiviteti i përket fushës së kulturës, artit dhe synon gjithëpërfshirjen e fëmijëve shqiptarë në Amerikë e Kanada, dhe edukimin e tyre, nëpërmjet njohjes së kulturës, këngës dhe valles së bukur shqiptare edhe në diasporë.
Qendra e Kulturës Merkin Concert Hall në Mahattan – New York, ishte arenë e organizimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm për fëmijët shqiptarë në Amerikë, në fushën e artit për fëmijët dhe rinjët tanë. Në këtë aktivitet morën pjesë organizatorë dhe të ftuar nga shtete të ndryshme të SHBA, dhe Kanadasë. Fëmijët, jo vetëm nga Nju Jorku, por edhe nga shtetet e tjera: Toronto(Kanada), Filadelfia, Nju Xhersi, Detroiti, Bostoni e tjerë.
Në këtë festival morën pjesë edhe tre grupe “profesioniste” ose të njohura të komunitetit, të cilat për shkak të mundësimit të konkurrencës së drejtë mes të rinjve, shfaqjet e tyre i prezantuan në pjesën për të ftuarit: Grupi i djemëve dhe vajzave të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, me drejtuese Agelina Nikën, grupi i fëmijeve të shkollës shqipe të Fondit të Përbashket të Patresonit, dhe Grupi i “Bijët e Shqipes” nga Filadelfia, Ansambli Artistik “Këga e Vallja Shqiptare” me Pravera dhe Lorend Çobo,. Në Festival, i cili kishte karakter garues, morën pjesë me 21 këngë, me këngëtarë të rinj, shumica prej të cilëve nga Nju Jorku, por edhe nga shtetet tjera shqiptare, në SHBA dhe Kanada .
Po ashtu në këtë Festival morën pjesë me kompozimet e tyre kompozitorë të njohur në rrafshin kombëtar dhe më gjerë, por edhe disa kompozitorë të rinj të komunitetit, diregjent, dhe skenograf profesionist. Festivali i 1-rë Shqiptarë për Fëmijët në Amerikë “Zërat e Rinj 2013”, konkurojë me 21 kompozime , 10 nga të cilat ishin finalistet, nga ku dhe u përzgjodhën edhe tre këngët më të mira të këtij festivali.
Për prezantuesit e këtij festivali, kjo mbrëmje e festës muzikore, nga zemëra tingëlloi më mirë në gjuhën e ëmbël amëtare në dhe të huaj – Ku sipas tyre ishte muzika me gjuhën e vërtet që shërbej si një dialog i cili krijon atëmosferën e përshtaëshme, për të komunikuar në gjuhën tonë shqipe, duke e çuar më tej vizionin tonë kulturorë në shoqërinë tonë. Ata thanë se ky festival do të sjell nëpërmjet melodive dhe këngëve, të tij një pjesë nga jeta e fëmijëve tanë në Amerikë, një pjesë emocionuese dhe të paharrueshme, për fëmijët tanë këtu në diasporë.
Kurse, e veçanta e këtij festivali; ishte se fëmijët në këtë festival nuk vijnë vetëm nga Nju Jorku, por vijnë nga edhe nga shtetet e tjera si : Toronto(Kanada), Filadelfia, Nju Xhersi, Detroiti, Bostoni e tjerë, tha prezantuesja e këtij festivali Sidola Vata – Preçi.
Konferencierët, u shprehen se pa ideatorët e këtij festivali të cilët marrin dhe meritat e tij dhe që janë ata që mundësuan atë, pra, sponsorët e tij, pa të cilët thanë ata “ky festival nuk do të ishte mbajtur”. Një kontribut të paçmuar për realizmin e këtij festivali, sipas organizatorit të tij, dhanë edhe dy përfaqësit e shteteve tona në SHBA, ai i Kosovës dhe Shqipërisë; Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori Bekim Sjediu, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, zoti Dritan Mishto.
Ideatore dhe drejtuese artistike e Festivalit të 1-rë i Fëmijëve Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte Pranvera Çobo, Drejtor dhe regjizor i festivalit Bujar Alimani, Skenografia Valentin Veizaj, Orkestant Tomë Lleshaj, Libretiste Violeta Mirakaj, Koordinator Lorend Çobaj, Koordinator për media zoti Adem Belliu, dhe konferencier Sidola Vata-Preci dhe Mario Gjergji.
Në ndërkohë që soponsori gjeneral i këtij festivali ishte Ansambli Artistik “Këga e Vallja Shqiptare” me Pravera dhe Lorend Çobo, organizata e Grave Shqiptare në Amerikë “Motrat Qiriazi” me presidente Dr. Ana Kohen, shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, me president zotin Sadik Elshani, Fondi i Përbashkët i Patersonit në Nju Xhersi. Posterat e festivalit u sponsorizuan nga familja Dedinca, kurse logoja e madhe e festivalit nga piktori Serxhoi Bytyqi.
Në mbarim të Festivalit,– të 1-rë i Fëmijëve Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ishte një risi për shqiptarët e Amerikës, pati një vlerësim mjaft inkurajues nga shumica e pjesëmarrësve. Ky festival i pari i këtij lloji ishte me të vërtetë një festë për fëmijët, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershorin, për prindërit e tyre, por edhe për të gjithë artëdashësit e tjerë, që e ndoqën këtë festival me emocione të paharrueshme. Këtë e tregoi edhe salla e mbushur plotë e mbajtjes së Festivalit në “Markin Concert Hall” në Nju Jork.
Pas interpretimit të shkëlqyer të këngëtarve të vegjël shqiptar, Juria vendosi që vendin e parë ta merrte kënga :”Jemi ne e Ardhmja” me muzikë të Pranvera Çobo, teksti Violeta Mirakaj, orkestruar nga Yllka Neziri dhe kënduar nga Adem Kaliqi.
Çmimet e Festivalit të 1-rë Shqiptarë për Fëmijët në Amerikë “Zërat e Rinj 2013″ i sponsorizojë producenti i Televizionit Albanian Culture , zoti Adem Belliu me 500 dollar : 250 dollar nga këto u dhanë për vendin e parë, 150 për vendin e dytë, dhe, 100 dollarë për vendin e tretë.
Me çmimin e tretë u nderuar kënga ” Loja me jastëkët” muzika dhe teksti Ervin Bushati , orkestroi Jetmir Mehmeti, kënduar nga Enesa Dedinca dhe Vlerona Dauti.
Me çmimin e dytë të festivalit u nderua kënga “Valët me Shkumë” muzika dhe teksti Luan Bakiu, orkestroi Tom Lleshaj kënduar nga Teddy Çobo dhe Silvana Martinaj.
Në fund Juria e festivalit e bazuar në vlersimin dhe mendimin e secilit nga anëtarët e Jurisë, dhe të durtrokitjeve të shumta të spektatorëve, vendosi që çmimin e parë të ia jap këngës:”Jemi ne e Ardhmja” me muzik të Pranvera Çobo, teksti Violeta Mirakaj, orkestruar nga Yllka Neziri dhe kënduar nga Adem Kaliqi.
Ideatoria e këtij festivali Pranvera Çobo i tha gazetës sonë se nuk janë zhvlluar shumë festivale në diasporën shqiptare dhe aq më shumë në Amerikë, të këtillë si Festivali i Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinjë 2013, në Nju Jork. Ky festival tha zonja Çobo, do të mbetet i pari i këtij lloji, sipas mendimit të saj . “Festivali “Pranvera e Fëmijëve” shprehet zonja Çobo, që mbahet në Kopenhagen të Danimarkës ka një vision të ndryshëm nga festivali “Zërat e Rinj 2013″.”Pranvera e Fëmijëve ” është një festival i grupeve folklorike të fëmijëve ku fëmijët përgatiten dhe paraqiten si një ansambël artistik me këngë dhe valle shqipëtare nga arshiva e folklorit – Ndërsa Festivali “Zërat e Rinj 2013”, në New York, është një vazhdimësi e festivaleve të përvitshme, siç është “Kosova Fest”,”Ylberi” “Festivali Kombëtar i Fëmijëve” në Shkodër” tha presidentia dhe ideatoria e këtij fewstivali zonja Pranvera Çoba.
Ndërkaq, edhe Konsulli i z Fatmir Zajmi pergezoi organizatoret per organizimin te ketij festivali, te pare te femijve Shqiptare ne SHBA. Me crast ai theksoi se Konsullata e Pergjitheshme e Kosoves se bashku me Konsullaten e Pergjitheshme te Shqiperise kan perkrahur mbajtjen e ketij festival. Konsulli Zajmi, tha se KPNY ne kuader te kompetencave te saja edhe ne te ardhmen do ti mbeshtet aktivitetet kulturore ne interes te promovimit te vlerave te mirefillta kombetare, duke theksuar se ky festival u karakterizua me performance kualitative, kurse talenti i femijve i shfaqur ne festival e meriton perkrahjen edhe me te madhe nga komuniteti duke shpresuar se festivalet e kesaj natyre ne te ardhmen do te behen tradicionale edhe me gjithe perfshirese .
Në Festivalin e Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinjë 2013, në Nju Jork, duket se çdo gjë shkoi ashtu si edhe kishin punuar organizatorët e tij, dhe e kishin parashikuar ata për t’ia arritur qëllimit, duke ia filluar nga organizimi, regjia, skenografia, juria e deri te prezantuesit e Festivalit, dhe publiku I mrekullueshem shqiptarë në Amerikë.