Shqipëria pret nga Mali i Zi të financojnë ndërtimin e pjesës së papërfunduar të rrugës Guci-Podgoricë, me shumë prej 5 milion euro, e cila lidhë Gucinë me kryeqytetin përmes Shqipërisë, gjë që është e pranueshme nga Qeveria malazeze, njofton gazeta “Dnevne Novine”.
Në opinionin malazeze ishte hapur lajmi se për rrugën e cila kalon nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, qeveria shqiptare kishte kërkuar 5 milion euro nga qeveria malazeze, dhe se për këtë shkak rruga nuk do të përfundohej, megjithatë siç njofton i njëjti burim, problemi është zgjedhur dhe punimet do të pëfundojnë deri në fund të vitit 2014.
Nga Gucia për të mbërritur në kryeqytet duhen plotë 4 orë, ku me përfundimin e kësaj rruge, distanca do të shkurtohet në 60 km ose rreth 1 ore.
“Dnevne Novine”, nga burime të afërta nga kreu i DPS-së, mëson se pas fitores së opozitës në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri dhe zgjedhjes se Edi Ramës si kryeministër i ardhshëm, përfundimi i punimit të kësaj rrugë nuk do të vihet në pikëpyetje, pasi që Rama është mik i ngushtë i kryeministrit malazez Milo Djukanovic. /MALESIA.ORG/