Ranglista e FIFA-së: Shqipëria prek tjetër rekord, kalon edhe Serbinë

Barazimi i 7 Qershorit me Norvegjinë e ka ngjitur për + 1 vend Kombëtaren Shqiptare  në klasififikimin e përgjithshëm të FIFA-s për muajin qershor. Ekipi i  Gianni De Biazit ngjitet kështu në vendin e 37-të të klasifikimit me 689 pikë në total, duke lënë pas edhe kombëtaren e Japonisë, kampione në fuqi e Azisë dhe armikun e perbetuar te shqiptareve, Serbinë e renditur e 41-ta.

Historike, Shqiperia e 37-ta në Botë

Nëse i referohemi kësaj renditjeje në katër muajt e fundit, vërejmë ngjitjen si me “ashensor” të kombëtares shqiptare të futbollit. Fillimisht, në prill vendosëm një rekord historik, duke ngjitur 16 vende njëherësh dhe pozicionuar të 48-t në botë, pastaj në maj kemi superuar edhe 5 vende të tjera. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për qershorin, cka shënon një sukses të padiskutueshëm në llojin e vet, sepse vendin e 38-të (as të 43-tin, sa ishim në maj, as të 48-n, sa ishim në prill) as mund ta kishim ëndërruar më parë. Tashmë jemi të 37-t.

”Tërbohen” serbët: Poshtëruese t’i shohësh shqiptarët kaq lartkombetarja

Kjo ngritje e Shqipërisë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në shtetet fqinje, përkatësisht në Serbi, pasi përfaqësuesja e këtij vendi është për katër vende më poshtë se Shqipëria. Serbia ka humbur pesë pozita për dallim nga muaji i shkuar dhe tash renditet e 41-ta në ranglistë. Këtë ngritje të Shqipërisë mbi Serbinë, mediat serbe e konsiderojnë turp për futbollin serb.

Pas kësaj, mediat serbe kanë marrë edhe më shumë shkas për të sulmuar trajnerin Mihajloviç, që nuk po kalon momente të mira.

” E kemi prekur fundin, edhe Shqipëria ka kaluar Serbinë në ranglistën e FIFA-s”, ishte titulli i portalit ”Telegraf.Rs”. Gati në tërësi mediat onlnie të Serbisë, raportimin për ranglistën e FIFA-s, e kanë lidhur që në titull me hovin e Shqipërisë. ”Serbia pas Shqipërisë, ishte titulli i portalit ”B92”. ”Edhe Shqiponjat Shqptare para kolibrave”, ishte titulli i ”Smedia.Rs”.