Më gënjeve një herë turpi është i yti; më gënjeve dy herë turpi është i imi

You fool me once, shame on you; you fool me twice, shame on me!
(Më gënjeve një herë turpi është i yti; më gënjeve dy herë turpi është i imi”).

Nga Gjon Lulgjuraj

Para zgjedhjeve te fundit ne Mal t ë Zi u paraqita me një kumtesë n ë n titullin “Kujdes! Tentativa për një përgënjeshtrim te ri ndaj Malësisë”,  e cila ne thelb kishte një apel drejtuar Shqiptarëve te Malësisë qe mos te bien pre premtimeve te kohës dhe gënjeshtrave te përsëritura te Qeverisë malazeze. Sugjerova qe Shqiptarët mos tu japin asnjë votë te vetme partive malazeze dhe bashkëpunëtorëve te tyre, por përkundrazi, te votohet vetëm e vetëm për partitë shqiptare, duke besuar se ky akt do te ishte mesazhi me i fuqishëm ndaj Dukanovicit, Mugoshës dhe bashkëpunëtorëve te tyre.

Fatkeqësisht, ndolli e kundërta! DPS-i dhe aleatet e tyre morën shumicën dërmuese te votave ne Malësi?  Pse ndolli kjo?  Ne bazë te se cilës meritë? Te cilat janë ato gjëra te mira qe ka bërë Qeveria deri tani për popullin shqiptare te Malësisë për ta merituar shumicën dërrmuese te votës?  Ka mbajtur premtimet? Ka bërë investime? Ka respektuar liritë dhe te drejtat kombëtare te Shqiptarëve konform normave ndërkombëtare dhe kushtetutës se Malit te Zi? Ka përmirësuar standardet e edukatës? Ka ndihmuar ne përmirësimin e punësimit te Shqiptarëve? Ka ndikuar pozitivisht ne ngritjen e standardeve jetësore, etj. etj? Përgjigja ne te gjitha këto pyetje, dhe shumë te tjera qe duhet një libër i plote për ti shënuar, është një “ JO” absolute! Përkundrazi, gjendja e Shqiptarëve ne përgjithësi, e posaçërisht ne Malësi dhe Plavë e Guci, vazhdon te keqësohet dite e më shume. Plani i sajuar me kohë, qe synon asimilimin ose dëbimin e Shqiptarëve nga trojet tona shekullore nën Mal te Zi, vazhdon në përmasa te përshpejtuara.

Sllavo-Malazezet po përdorin te gjitha mjetet e mundshme për te realizuar ëndrrën e mbretit Nikollës për te gëzuar tokat shqiptare pa shqiptar. Në te njëjtën kohë Presidenti, ne praninë e qindra Shqiptarëve ne Tuz, i përkrahur dhe i adhuruar nga disa shqip-folës,  te shitur për pozita dhe karrige, deklaroj se, gjoja, Krajl Nikolla ka qenë protagonist i rëndësishëm ne luftë për çlirimin e Shqipërisë  nga perandoria Osmane!  Edhe më keq, nuk doli asnjë person  ta korrigjoj, zotërinj e madh, duke u bazuar ne faktet historisë dhe jo te asaj historie qe serbo-malazezet e sajojnë për ta përdorur ne avancimin e agjendës se tyre anti-shqiptare.

E vërteta historike është se kralj Nikolla asnjëherë nuk luftoj dhe as nuk ndihmoj  ne çlirimin e Shqipërisë! Përkundrazi, te gjitha lëvizjet e tija politike kishin një qellim, okupimin e tokave shqiptare. Ky fakt u evidentua posaçërisht ne pranverë te vitin 1911. Ndihmën qe ju premtoj Shqiptarëve për te dalë ne kryengritje kundër forcave turke e ndërpreu fill pas takimit me Kryengritësit shqiptar ne fushë te Vrellës, ne fillim te marsit te vitit 1911. Ne këtë takim Krajl Nikolla kërkoj qe Kryengritja te bëhet nen flamurin e Malit te Zi. Ne atë takim Nikë Gjelosh Luli iu përgjigj Krajlit me këto fjalë,  “Naltmadheni, ti je Krajli i Malit te Zi, prandaj je baba i malazezeve e jo shqiptarëve. Shqiptarët janë shqiptar e jo malazez. Te falënderojmë për ndihme qe ne ke dhanë, por se na bahemi dhe luftojmë për te ba nji shtet nen sundim te mbretenise sate, kjo nuk do te bahet, pse na kerrkojme Shqipni e jo te rrisim Malin e Zi me tokat tona, për te cilat toka, abolla, me librue prej zgjedhës barbare, nen te cilën tash sa mote gjinden, na vuejme e pësojmë e hjekim ç’mos dhe ma ne fund edhe jetën japim për lirinë e tyne, e Madhnia e juaj me sjelle nder mend bashkimin me Mal te Zi, për një gja qe kurr nuk e pranojme! Naltmadheni, pse ne shpi tande donë me na turpnue?”

Fill pas këtij takime, dhe deklaratës se Nikë Gjelosh Lulit qe fliste ne emër te Kryengritëseve, Krajl Nikolla  e pa se nuk do mund te bënte vegël te vetën ketë Lëvizje, shkëputi ndihmën, anuloj premtimet e bëra, dhe si pasoj,  Kryengritësit u detyruan te fillojnë kryengritjen më parë se ishte planifikuar, pa u përgatitur mirë dhe ne mungesën e armëve te premtuara dhe te nevojshme.

Ky pra është e gjithë kontributi i Krajl Nikollës për lirinë e  Shqiptarëve, por mos te harrojmë Luftën Ballkanike, okupimin e Shkodrës, uzurpimin e tokave shqiptare dhe krimet e vazhdueshme qe sllavo-malazezet kanë ushtuar dhe akoma ushtrojnë ndaj popullit shqiptar.

Uzurpimi i tokave shqiptare nuk ka ndaluar ende!  Ky fakt evidentohet me ngjarjet ne Martinaj, ne Rumi, e se fundit edhe ne Malësi! Vitin e kaluar u bë studimi i fizibilitetit ekonomik për Malësinë dhe iu dorëzua autoriteteve përkatëse nga Deputetet Sinishtaj dhe Nimanbegu.  Këtë studim, te kompletuar në nivel, qe përfshinte te gjitha trevat jetike te Malësisë, autoritetet përkatëse nuk e konsideruan fare, duke shkelur edhe ligjet e vendit qe kanë te bëjnë me trajtimin e studimeve te tilla! Më ne fund Qeveria kërkoj një studim te ri, te cilin, fatkeqësisht e përkrahën edhe disa shqiptar qe sot janë ne krye te Komunës Urbane. Tani po zbulohet shkaku i vërtet pse nuk u pranua elaborati i fizibilitetit i paraqitur nga Deputete Shqiptar, dhe pse u kërkua studimi i ri! Është jo me pak dhe as më shumë se vazhdimi i uzurpimit te trojeve tona, cungimi i mëtejshëm i tokës shqiptare! E fillojnë me fshatin Shtëpitë Rakiq, por pa dyshim se do te tentojnë te cenojnë edhe pjese te tjera jetike te Malësisë, si Fundënat, Koritën, Koshticën, etj. Te gjitha këto ngjarje janë pjesë  e vazhdueshme e një politike afatgjate, e sajuar me dekada, qe çon drejt asgjësimit te trojeve tona, e cila politike, për fat te keq, dal-ngadalë, po realizon qëllimet e paramenduara.

Pse po realizohet ky plane famëkeq malazez? Kur bëhen analiza lidhur me gjendjen aktuale te Shqiptarëve nen Mal te Zi, te parët ne shënjestër te kritikës bëhen politikanet shqiptar, por ne shumë raste ata janë shënjestra e parë dhe e fundit. Ndonëse, pjesa me e madhe e politikanëve shqiptar atje, e meritojnë kritiken, sepse vazhdimisht, ose për interesa personale ose dhe nga mungesa e aftësive politike, bëjnë koalicione te pa përgjegjshme dhe te pa kushtëzuara, duke asgjësuar ndonjë potencial te vogël qe mund te kontribuonte diçka pozitive për Shqiptarët.  Por duhet theksuar se nuk janë te gjithë njësoj!  Ekziston edhe elementi i zgjuat dhe i mirëfilltë, i cili me përkrahjen e plote te elektoratit Shqiptar do te kishte mundësi te bënte me shumë.

Por e vërteta  është se politikanet nuk janë qenia e vetme përgjegjëse për ketë situatë!  Janë disa faktor të tjerë te rëndësishëm, qe nuk duhet lënë pas, qe mbajnë aq përgjegjësi për gjendjen e vështir te shqiptareve nen Mal te Zi. (1) Politika anti-shqiptare asimiluese e ndjekur vazhdimisht nga qeveria malazeze. (2) Tirana dhe Prishtina zyrtare që, de facto, kanë qenë dhe vazhdojnë te ngelen plotësisht “jashtë loje” duke injoruar obligimit e tyre kombëtare dhe humane ne mbrojtjen e te drejtave elementare te bashkëkombëseve te tyre! (3) Diaspora, e cila ka dhënë dhe vazhdon te jap kontribute ekonomike, por mungesa e një bashkëveprimi te mirëfilltë te Diasporës, e cila e tregoj aftësinë e bashkimit dhe te forcës qe posedon, duke bere një kontribut kolosal për Kosovën, deri tani nuk ka arritur te bëjë ndonjë gjë domethënëse për te informuar dhe influencuar opinion amerikan dhe atë ndërkombëtar me realitetin e gjendjes se Shqiptarëve nën Mal te Zi. Është e pa dyshimtë se faktori kryesor ne mosmarrëveshje e Diasporës është influenca e politikes malazeze e cila ka arritur te  përfitoj bashkëpunim dhe përkrahje edhe nga organizata shqiptare ne Amerikë te cilat, gjoja, kane për detyrë mbrojtjen e interesave Shqiptare.  Por është edhe një faktor tjetër tepër i rëndësishëm i cili i jep dore te lirë, dhe ne mënyrë te hapur e aprovon vazhdimësinë e politikes asimiluese malazeze ndaj shqiptareve, kjo është vota qe i jepet faktorit politik sllav dhe bashkëpunëtorëve te tyre. Derisa populli Shqiptar i Malësisë vazhdon ti jap fitore pas fitoreje forcave politike malazeze, në vend qe te përkrahin forcat politike shqiptare, sado te pakënaqur qe mund te jenë me ato,   premtimet e bëra nuk do te mbahen, gjendja ekonomike dhe civile do te përkeqësohet ditë e më shumë, politika asimiluese do te vazhdoj, ngjarjet e ngjashme me ato ne Martinaj, Rumi, Dinoshë etj., do te vazhdojnë. Njëkohësisht, influenca e Shqiptarëve ne tokat tona do te denigrohet ditë e me shumë, derisa influenca e faktorit boshnjak do te zmadhohet.

Po kthehem tek Diaspora ne Amerike! Si e ceka më lart, Diaspora nuk ka bërë ndonjë vepër te madhe domethënëse për te informuar dhe influencuar opinionin amerikan lidhur me realitetin qe përballojnë Shqiptaret nën Mal te Zi! Është e vërtet se mungon një bashkëpunim i mirëfilltë, megjithatë, duhet thënë se janë bërë një serë angazhimesh dhe tentimesh, si përmes Kongresit ashtu dhe Departamentit te Shteti Amerikan, por pa sukses. Ajo qe duhet kuptuar është fakti se Kongresi Amerikan, Departamenti i Shtetit ose dhe institucionet te tjera, pas diskutimeve dhe bisedave qe bëjnë me Diasporën Shqiptare ne Amerikë, ata ulen dhe bisedojnë edhe me faktorin malazez. Për te iu kundërvu argumenteve te Diasporës, qeveria e Malit te Zi nxjerr nga citari statistikat e zgjedhjeve te popullatës shqiptare, por edhe kopjet e kontratave te koalicioneve  me paritet politike shqiptare! Si shembull, ne zgjedhjet e fundit ne Malësi, ato statistika tregojnë se mbi 60% te elektoratit ka votuar për qeverinë ne pushtet, për partitë sllavo-malazeze, e jo për faktorin Shqiptar. Madje, qeveria e Malit te Zi tregon për Koalicionet e menjëhershme te partive shqiptare, pa ndonjë kushtëzim te rëndësishëm! Bota Demokratike votën e lirë e trajton si te shenjtë, dhe me deklaratat e këtyre statistikave, qoftë Kongresi Amerikan, Departamenti i Shtetit apo ç’fardo institucioni tjetër, mbyll diskutimet!  Pra,  mbi 3000 vota dhënë Dukanovicit dhe partisë se tij ne zgjedhjet e kaluara ne Malësi, por edhe koalicionet e pakuptimta te partive shqiptare, jo veç qe kane siguruar  vazhdimësinë e gënjeshtrave dhe premtimeve te pa-realizuara, ashtu si po ndoll me çështje e Komunës se Malësisë, dhe kane siguruar vazhdimësinë e politikes asimiluese ndaj Shqiptarëve,  por i bëjnë te pamundshme dhe te kota te gjitha angazhimet e Diasporës, ose te ndonjë faktori tjetër, qe posedon vullnetin e mire dhe dëshirën për te ngrit zërin ne mbrojtjen e te drejtave te Shqiptarëve! Ndoshta ky fakt mund te jetë edhe thembra e Akilit qe shkakton heshtjen e Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare!

Për te shpëtuar nga asgjësimi i Malësisë Shqiptare, ky trend, ne një mënyrë apo tjetër, duhet ndryshuar!  Është e pa kuptimtë, e pa nevojshme dhe kundërprodhuese ekzistenca e pesë partive politike shqiptare ne Malësi! Ne Malësi, si shembull, sidomos ne këto momente, pranë sfidës se Komunës, duhet lënë interesat personale ne një ane, dhe duhet bashkuar ne një forcë politike.  E njëjta gjë është e nevojshme te bëhet edhe ne rajonet te tjera shqiptare! Një parti politike, e jo tetë ose nëntë, sa janë! Ne botën normale koalicionet nuk bëhen me ata që, me çdo kusht, duan te eliminojnë popullin tënd nga ekzistenca! Ne vendet e okupuara si janë tokat tona shqiptare nën Mal te Zi, zakonisht popullata nuk voton për okupatorin, sidomos për atë qe është i vendosur, ne mënyrë absolute,  te asimiloj deri ne zhdukje totale! Ne një ambient  te mirëfilltë, gënjeshtrat e vazhdueshme nuk tolerohen herë pas here, por ndalohen me aktin e votës, përndryshe, si thotë një proverb amerikane, “po me gënjeve një here turpi është i yti, po me gënjeve dy here turpi është i imi”.

Si përfundim, kohë më parë,  gjatë një bisede me disa politikan shqiptar ne Shqipëri, kur e përdora fjalën “okupator” duke përshkruar Malin e Zi, njëri me kritikoj duke thënë se, “referenca është e pa nevojshme dhe urrejtëse”! Pra, ndoshta fjala “okupator”, për ndonjë, mund te tingëlloi pak dramatike.  Unë iu përgjigja duke i thënë se historia qe harrohet pa dyshim do përsëritet! Mendoj se  JO, nuk është aspak dramatike, aspak provokuese dhe as urrejtëse! Është fakt historik qe nuk duhet shtrembëruar dhe nuk duhet harruar.

Florida – 3 Korrik, 2013

48 Comments

  1. Je i mrekullueshem e bravo te qofte more GJon Lulgjuri ,ishalla mesojme gja prej teje .

  2. Editorial i fuqishem ne shume kontrast me pacavurat e ceketa dhe mashtrimet me lezet tere uje e bajate te atij trieshjanit ulekoje i trashe e lajkatare nga New Yorku.Ai trieshjani i New Yorkut,karakteri i dobet,te cilin tanime e kuptojme “nga levizja e buzeve” qe perpiqet terthorazi, si nje buf polar te na e pluherosi trurin me bore artificiale,duke na e paraqit Malin e Zi si nje radiator me grile freskimi per shqipetaret! O Gj…. Gj…..; shkrimet tua ne kontrat me te Madhin Gjon L.jane vetem nje zhgenjim me perbajtje rrevoltuese ndaj cdo malesorit patriot.Ty te sillet semundja rrotull more shkretan.Shoqeria ka kohe qe ti ka mbylle dyeret! Leri more ligjeratat per Kolin e Sokolit,Cezmen e Piprit,Gjovanin Bokaco,Dante Aligierin,Nostradamusin etj.lere more dikur demagogjine……

  3. ….O i madhi Gjon Lulgjuraj.Ne mesin tone ne Detroit te kemi patur lider dhe pararoje,vajtja jote ne Floride na ka lene te gjore!ti ishe nje gure altarit per komunitetin tone.Ishe nje bllok bashkuas,fatebardhe dhe i mbare,i dobishem e i leverdiseshem.Por nuk jemi larg me mend as me zemer jo! Komentet tua magnetike qe me gjuhesine tende strukturore dhe ne menyre lineare e perpiksheri i rreshton gjerat aktuale rradhe-rradhe kane peshueshmeri te madhe.Ato me bejne te mendohem thelle per situaten dhe ngjarjet e parashikueshme nga ti. Keep up the good work!

  4. Votojne DPS dhe aleatet e tyre. Nje nder aleatet e DPS, jane partite shqipetare. Jane ne koalicion. Ne zgjelljet e para pluraliste votuan se paku 80 perqind partite shqipetare. Me vone situate ndryshoje. Deputeti Leka I madh dhe mallore I pati thane Jovanit OVAN. E kuku lele, me mujte me I kethye ato dite te fameshme. Kur u vune bazat e shendosha. Ini te ,mrrekulluashem o Gjon Lulgjuraj. Patriot I vertete. I paisur me ide perparimtare. Shkruan bukur. Flet buker.Te ka hije. Te I kishim edhe do si Juvet. Ne Malesi dhe diaspor. Po Projekti mbi fisibilitetin ekonomik ishte I mrrekulluam. Beso se as Ti nuk e kishe punua ma bukur. E, po ta paguajme bileten nese don me ardhe ne bliedhje te Lulgjurajve. Pa marre parasysh fene (musulman, katolik, ortokodoks). Duem me I hjek dallimet. Tan jem nja.

  5. Mos e harroni kryetarin e komunes uuuuurbbbbbaaaaaannnnnnneeeeee,thirrnje edhe ate halamet burrit se jau pat rregullua punet bukur me dinoshjan

  6. Asht shum leht me fole (sidomos ne diaspore), por shum veshtire me veprue.

  7. Mali i Zi nuk eshte okupator ! Thjeshte nuk eshte i zoti te jene okupator !
    Mali i Zi e pati ate fate kur superfuqite e vendosen qe nje pjes e Shqiperis te mbetet nen MZ…E deri kur ? Deri sa te kene ata vete interes …
    E cka presim ne , qe tash Mali i Zi t’ja ktheje Shqiperis ate teritor ? Jo , asnje shtete ne bote nuk do ta bente nje gje te tille .
    Sa u perket te drejtave , kur ta fal dikush nje gje , ti ben cka deshiron vete me ate gje . Kur nena Shqiperi kurre nuk u lodhe per ne , pse i cuditena MZ per te padrejtat qe na i beri ? Mos me u kujdesua nena per femijet e vete eshte shume me e keqe se ajo qe i hueji sjellet keq ndaj femijeve te huaj qe ia ka falur dikush . Sa i perket territoreve/kufijve mes MZ dhe SH , as Malin e Zi , as Shqiperine , as tjerat shtete te ballkanit…

    • O UNE, tokat shqiptare + nen Mal te Zi = Mali i Zi Okupator. E dim se si u mueren tokat shqiptare, por sido chi u mueren, prap jane te ukupueme. Me nerime…

  8. …nuk i pyet kush me shume se cka pyetem une .
    Tjeter kush pyetet dhe vendos …
    Por durohuni edhe pak se tash po na vjen rendi i ri boteror ku do te jene aq mire , sa qe une mos jetosha ne ate kohe 🙂
    Kaloni mire !

  9. I nderuari Gjon Lulgjuraj, me kujdes lexova edhe kete veshtrim tuajin qe luhatet fort dhe nuk I perngjan aspak shkrimit tuaj te vjem “Kujdes tentativa…”, me perjashtim se qellimi duket se te ka mbet I njejte por mundohesh me mjeshtri tuaja qe mos ti japesh perkrahje publike se kush na qenkan ata qe sic I quan ti “Elementi I zgjuat dhe mirfillte”.
    Kur lexova titullin e shkreses suaj “You fool me once, shame on you; you fool me twice, shame on me” mendova se paske ndryshuar qendrimin ndaj FDI dhe sateliteve te tyre, per momentin mendova se qellimin e kishe aty jo te “Okupatori”
    Kjo leter me bene pershtypjen se ende paske idene se do te mbeteni idhtare I atyre qe ne Demonstraten e Flamurit ose se kerkeses se Flamurit sollen edhe flamurin e “Okupatorit” .
    Gjon a harrove se…

  10. Pajtohem me ty o Kastriot Albani. Te lumte goja dhe penda! Po ke te drejte Gj.GJ. asnje fjele e asnje fjale nuk e shkrou kunder Gjukanovicit. Asnje fjale. Si me kene Malesoret Malisori. Po cka ije ti o GJ.GJ. Per gjon Lulgjuraj, nuk di cka te shtoj. E kam lexua kete ertikull 20 here. Disa here me jane mbushe syte me lote. Perse, thashe, na u largove o Gjon. Beso se Michigani ashte i cprazet pa ty. Na mungon zani yt in bukur. Te lutem na u kethe. Te presin me duer hapet. Patrioti me renome i madhi Leke Lulgjuraj dhe aktivisti i shquar dhe kryetari i Vendlindjes na therret Luigj Gjokaj. Ateje ne shkrepa te Malesise,ku rrjell Urrela dhe lumi i Cemit, ju peret realpoliticienti e patrioti i shquar Vasel Sinishtaj. I cili punoj punimin mbi fiskobiliotetin e komunes te Malesise. O Gjon…

  11. O Gjon Lulgjuraj, kurr nuk e tradhetove at te bukurin flamurin kuq e zi, qe u ngrit ne maje te Bratiles te Deciqin fshatit Spije. Ne Republiken e Hotit. Per ty fiset nuk kjen dhe nuk jane asgje. Per ty eksiston vetem emni shqiptare. Vetem emni Malesore. Sa here qe na vizitoni Michiganin, shendrisini si rreze. Fjalet e buta te Juve. Te buta dhe te embela. Kontributi juaj kurr nuk do harrohet. Une, vete , do propozoj te zgjidhe kryetar i perhereshem i nderit i shoqates “Malesia e Madhe”. Aqe fort e deshtet Malesine, sa qe do e pranosh kete pozite. Sepse nevet do na rritesh emrin.Do shendrites sikurese hyjet me te bukutr ne maje te maleve te Malesise. Ne maje te Brstiles, te deciit dhe Sukes tde Grudes. Rrnofsh sa malet o i ndershi Gjon Lulgjuraj!

  12. I nderuar z Lulgjuraj shkrimet tuaja jan gjithe her inspirm i verrtet per cdo shqiptar, ktu ska diskutim. Por veprimi esht dic tjeter.A harrove si e fidhuet ju ne diaspor bashkimin e te gjitha subjekteve nen ni umrell por ma von kjo umrell kaloj ne bomb shperthyese ku ju me ni grup u larguat plotsisht nga cdo veprim. Pra as ti me ter at autoritet nuk arrite ta bashkojsh diasporen ne ni veprim te perbashket,por e shkatrruat edhe me keq.Lind pyetja si te kritikohen malsoret e shkret ne vendlindje qe jan te shperndar, kur ju ne diaspor kurr su bashkuat : ku nuk luftohet as per karrig as per fitime personale por ndoshta per ni emer e asgja tjeter. Mire u pafshim ne Malesi

  13. O “Simon”, teper thedhe po hyn ne analiza. Po na shkrua edhe ne gjuhen e bukur Angleze. Ne gjuhen e qendres te demokracionit boteror. Te Londonit dhe Washingtonit. Ne London dikur ishe i madhi Leke. Ne Washington, nuk mugove ne asnji demonstrat. As Ti e as Luigji. Bile e paj met edhe Vaseli, kur ishte deputet shkou ne Washington ne demostrata. Po tash po thoni ne prakse asht shtir. Po edhe ju lueni ka pak. Tane bota po ban demonstrata. Prej Prishtinet, Kairo, Stampoll, Vashington, Medrit, Parris, Frankfur etj etj. Kush asht “Elementi i zgjuat e mirefillte…” mos kqyr cdo imesi. Mos u mundo prej vese me rrua qimen. Per FDI e dim se Anton Lulgjuraj ashte dore e djathe e Kol Lulgjuraj. V…. C….., dore e shmaket e Fran Lulgjuraj. E Angjelli ashte pyte ne ubel e qitjani kur te doni…

  14. Gjon ke qen faqja e bardh e cheshtjes,perpos ke shkjepua dy a tri her.Po cka u ba me “atdheu na bashkon” Gjon? Mir e pate vu perfill me P… C…. dhe anturazhin e tij pro jugosllavs e pro shkja tan jeten e tyne me cua tan ujet ne mulli te gjukut.Nuk te ka pas hje kur asht ken termeku i ’79 ne jugosllavi ne programin TV te Sima Birachit tue than “molim vas dajte da izgradimo nashu domovinu”.Si domovina ather si atdheu na bashkon tash.E njajta kange por tjeter melodi..Gjat jetes ke pas shum gjana pozitive ne cheshtjen Shqiptare,por jekjo e fundit ja ka xierr fundin krejt..
    Ti mig-29 na e chave te mramen me fondin vendlindja thrret tash 14 vjet,a ke gja tjeter a por si qyqja te njaten kange .Rri rahat se zogla i din tana manevrat e manipulimet tua, te lutem kujdes,ti nuk mund…

  15. MIG-29
    Hahaha ma qove gazin?!!
    Ti te me indentifokesh mua,pakez si e veshtire.
    Ne katoliket te gjithe kemi nga dy emra, ashtu si edhe emri Simon qe kure ta shiqosh nga ana tjeter e horizontit apo Universit del Pjeter ose me mire me thane “Shen Pjetri”.
    E di se le I sterlexuar por ama per Biblen dhe per shenjterit nuk ke ide prandaj ne fund del se nuk ke nohuri te mjaftueshime diskutimi,jo perse nuk je intelegjent por per arsyen se nuk e njef Zotin ose nuk e pranon Ate.
    Nese e lexon me menjepreftsi kete qe citova me lart del se te komplimentova njohurit tua,njekohsisht del edhe se ato qe dine jan hici I asaj qe nuk dine.
    MIG-29 te rroft dreqi si nuk u bere asnjehere F1-17 apo F-22 por mbete komunist dhe filo-rus I Enver Hoxhes.

  16. MIG-29
    Para nje decade pata rastin te lexoja disa botime tuaja dhe vertete ishin kombetare,qyteteruese dhe me kahje pro-europjane, se cka te muer nuk e di se metvertete ishe fantastic.
    Une besoj se femijeria ndikon shume ne cilesine e jetes se njeriut, rrethanat se si dhe ku jemi rritur,shoqeria sociale,edukata familjare dhe edukative etj.por njeriu duhet te ndyshoj dhe te njohe realitetin e vertete shoqeror, duhet dite te dalloj te bardhen nga e zeza dhe ngjyrerat tjera qe te dije te cpoj horizontin me syte, mendjen dhe dijen e vete.
    Cdo njeri ne bote eshte I verber nese syte e tije nuk shohin me larte se permes Ideologjise.
    Ideologji do te thote kur nje sistem ka pikepamje politike interesash dhe gjthnje qendrimet e tyre ideologjike mbrohen perms grupeve dhe klasave juridike dhe…

  17. MIG-29
    filozofike por gjithehere te montuara me apo pa dhune per shtresen e ndegjueshime te ulte te popullit.
    Kaq per kete me shprese se asgje nuk ishte personale per ty ashtu si nuk e mora aspak ofenduese per mue.
    Kontradita eshte e vertete dhe reale se njerzit mund te pajtohen se nuk pajtohen permes mospajtimeve,mendimeve dhe arsyetimeve, pa kaluar ne arrogance dhe mosmarrveshje.
    Te pershendes!

  18. MIG-29
    Kalojme ne pjesen e dyte te muhabetit qe ndoshta shume pajtohemi.
    Pajtohem me qendrimet tuaja per Gjonin dhe e di mire se e njehe realitetin e Malesie dhe shqiptareve ne mal te Zi.
    Gjoni padyshim se eshte bje njeri aktiviste I komunitetit te Detroitit, por aftesite tija kombetare mbeten vetem ne oborrin e tije.
    Aj eshte nje njeri I luhatur ashtu sikurse edhe rrethi I tije qe (mos)pajtohet me te.
    Antare I Atdheu na Bashkon(cili Atdhe)?!, asnje anetare I kesaj shoqerie nuk ishte I paster ne Arenen Kombetare,Gjoni,Luigji,Sabriu,Palokaetj
    Keta nuk e ndalen me kaq por edhe mbasi takuen anetaret e qeverise malazeze ketu ne Detroit shuan edhe ne Podgorice dhe u takuan atje me ta per te bere te mundshme qe te cojne perpara “demokracine malazeze”

  19. Jam shume i thjeshte . Ende i perdori vetem MIG-29 per ushtrime ne fluturime te shteteve sllave Cprej se Erdogani i ka ndalua Iztaelit fluturimet mbi Turqi , me duhet te perdore hapsiren e Shteteve ortopedoske per ushtrime fluturimi . Derisa Edi Rama te vendoset ne pushtet . Prandaj edhe perdorja e MIG e jo Fantom .
    Pershendetje zoti Pjeter Simoni.

    • ADERIME
      Edi Rama te fitoj dhe urime.
      Me kete fitote mos prit ndonje permirsim ne Kauzen Kombetare.
      Ultainternacionalizmi tek vllezeria socialiste do te trikumfoj gjate mandatit(mandateve) te Edvinit.
      Mjere Shqiperia me toka dhe vellezer perrretheth cfar do te fitojne nga kjo qeveri neokomuniste.
      Prap duhet rrespektue vota(e paguar) e popullit
      Milet Hyqymet hesapi, por ishalla nuk dalin krejt doret.
      Shqiptaret kane nje hall si te nderojme dicka, por mad pakti eshte problemi i atyre qe meremetimin e kthejne ne germalla.
      Keta i kemi specialista pa pervoje.
      Te ndertosh lypet leje dhe inpektim, te rrenosh duhet vetem hajdutllek e keto po i jep edhe qeveria e ardhshme e Edvinit.

  20. Keta te “ndershmit” dhe te “medhenjte” e diaspores ishin edhe tellallet e famshem te dieaspores, cdo gje e re qe duhej te dilte ne pah, keta ishin te paret qe duhej te merreshin me kete pune.
    Ashtu ndolli edhe me organizimin e qeverise malazeze per te pregadite diasporen shqiptare per perkrahjen e vrullshme te Pamvarsise se shtetit te tyre.
    Te gjithe keta te lartpermendurit por mjerisht edhe aktiviste te tjere dualen haptaz dhe pa pike fytyre ne koke me thirrje dhe brohoritje Mali I Zi Independent ne Zerin e Amerikes, ne Radiot dhe TV locale shqiptare te Amerikes,ne TV Boin,ne Koha Javore,ne tubime te mergimtareve etj etj.
    A ishin keta njerz ne mend qe perkrahin Pamvarsine e shtetit qe te jep dajak me shekuj, apo ishin njerze te luhatur,spiune te paguar apo budallenj.

  21. Gjon, Gjon shoqatat qe veprojne ne Diaspore kurren e kurres nuk kane veprua kunder Vendlindjes. Ti me disa shok mbasi e bate pike-pike subjektin politik shqipetar ne Vendlindje po deshironi, me sa duket, qe ate “aktivitet” ta vazhdoni ne diasporen shqipetare te Malesise ketu ne SHBA!? Tyrp!!!!!

    • Muri, ti me disa si Migu, Simoni chi edhe Zoti me u ule prej qiellet kishi me gjet rrena per ta. Ky asht faji i shkolles komunisto jugosllave dhe doktoratat chi i kini krye atje. Partit politika jane ken dhe jane te ckatrrueme e si ka chkatrruar Gjoni, por asht munua me i bashkua. Jeni njerz te semute.

  22. Keta na sollen edhe Vasel S.ketu fill mbas burgosjes se malsoreve, ne nje takim me bashkatdhetaret mbasi na ligjeruan, populli prite me gishta ne goje se cka do te na foli Vaseli.
    Aj tha keshtu: “Mos u nervikosni per kete pune se ka edhe shtete te tjera qe ka te burgosur”
    Njerzit e pranishem nisen ti bejne pyetje por aj nuk I pranoj ato dhe takimi mbaroj me rrefuzim pergjigjejesh.

    Me vone kete burre Vaselin na e sollen erdhe ne nje demonstrate ne Washington po per te burgosur e doli e Shqiptari pra Vaseli e na foli ne gjuhen Serbe.
    Ky ishte edhe nje record kombetare,asnjehere nuk kam ndegjuar qe nje Shqiptare te dale para maeset demonstruese e ti drejtohet protestueseve ne gjuhen sllave.
    Keto e shume merita te medhaja duhet te na cojme atje ku e kemi vendin dhe ku po na e…

    • Keki chue ne kame ju por-sllavo-komunistat e Pozitivnes. Uljani gryken pak se me rrena nuk shkohet ne parajza as nuk nimohet Malsia. Msoni dichka prej zgjelljevet se Malsia nuk u done, edhe Mig doktorin me e chua atje e me e ba keni shpirtin e prishumbashk me kshilltarin e Pozitivnes VC, prap nuk keni gja per fill se e keni shpirtin e prishum.

  23. e pregadisin dhe groposin vendin ne berdhogun e plehrave malazeze.
    Protestat e FDI u perkrahen nga te gjithe, me mendim dhe propaganda qe kishin bere keta burra se keto kane edhe mbeshtetjen e Tirane dhe Prishtines zyrtare,e ma ne fund ato dualen jo vetem se ishin rrena e mbrojtjes se Flamurit por lidhja e forte ne shtyllen qendrore te shtetit te Malit te Zi, qe I gjori I riu Anton Lulgjuraj nuk e kishte kuptue se ja kishin kurdise, edhe nje Vasel tjeter, Angjellku dhe Ryfshetlite e tjere ne bashkpunim me Luigjin,Paloken dhe Gjonin dhe disa te tjere qe thirrnin fshehtazi ne telefon dhe ishin bashkpuntoret e tyre te territ.
    Te nderuar, keshtu punon shteti, e kur eshte fjale per ne malsoret faktikisht dhe mjerisht mund te pohojme se me shume kine me na dale tradhtare sesa popull, edhe pse…

  24. matematiksht eshte e pa mundure,por tradhtaret dhe spiunet me siguri do te hillnin ne kutine e armikut 10 vota per nje.
    Duke kuptuar hadhin e mjere te popullit dhe rrethanat e rrezikshime qe e kanosin dita me dites ate popull gati te gjunzuar,shohim politikanet tone duke rrahe gjoks se po punojne per te “drejtat tona”
    Po ku ka Politikan apo Lider ne bote qe nuk e organizon dhe mobilizon popullin e vete vetem ne trevat tona.
    As tubim paqesore,as proteste,as konferenca per shtyp, as gazetare te pamvarur,as kerkesa kolektive,as kerkesa kulturore,as kerkesa autonome,as kerkesa politike, as shenje mosknaqsiie as as as …. ?
    Atehere te kujt jane Lideret? kujt I sherbejne? dhe mulliri I kujt po bluan?
    Ata qe duan te shpetojne tokat e veta duhen te mobilizohen me shqiptarizem.
    Rreapekte

  25. He cudi. Maloke te medhenje jeni ju Malcoret. Une pata ardhe me 10 deputet ne Malesi. Nuk qe as 1/3 e salles me popull. Ju rrebala malazez. PO i fajtoni te tjeret e ju udheheqeni tash 23 vite. Une punova me afat te gjate. Erdhe ne Malesi me kerkes te Anton Lulgjuraj, Me thate jo. E une tash nuk jam duke u lodhe per ju. Bate aleance me Djukanovic dhe me Sali Berishen kundra mejet. Nuk keni cka me bani. Prej Leke Lulgjuraj deri tek Vasel Sinishtaj. Berisha.Berisha. U ai ju ckaterroi. E gezoshi. Edhe une e gezofsha popullin tim qe me votoi. E ju ju pafshi hajrin atyre qe i votuat. Sa here kam pase takime me Jevrej. Kurr ne ato takime nuk jau kam pa flamurin. Po ju malok ma lodhet koken me ate flamur. Ju rrehen si gomareve, e nuk ja kethyet nje hete shuplaken. Ne karabushko qitni flamurin e…

  26. nuk lodhi koken. Aty jane Boshnjaket. E perkrahet Ferhatin qe merr “fryme me mushkeri te Ded Gjon Lulit” e fshati i tij as nuk don te ju lejoj te varrosni shtetasit e Satanit-SHBA me kombesi shqipetare ne varrazat e vata. E sa vdesin ne vjete ne SHBA. Sa veta jane varrose vjete. Me tregoni. A penguane shume. U kam thane perpara perdoreni quotat. Djete musliman ne varre katolike dhe 10 katolik ne vorre muslimane ne vit. Dhe situata do zgjillet. Nese vdesin me shume se 10 ne vite coni ne Cepurka. Po qieshet tere bota me ju ne shekullin e 21. Po u pergaditeni femijeve nje te ardheme jo te mire. Ju “shqiptaret” Nen Mal te Zi je filluat ne Aleance me Parti Boshnjake (SDA) dhe perfunduat ne aleance me Djukanovic). TYRP! TYRP! TYRP!!! Njeqind here tyrp. kete nuk do ju falin as historia e as

  27. femijet tuaj. Po thoni nuk beri Paloka, Antoni,Vaseli, Angjelli, Frani, Nikolla, Pjeteri, Xhemaili, Gezimi etj ashtu sikurese thoni juvet. E more rrebela. Mali i Zi nuk ka qene projekt i shqipetareve nen Mal te Zi. Ka qene projekt i atyret qe gjithmone merren me kufinj ne Ballkan. Po ju po doni me u marre me “pune te medhaja” e per nje rraze fikut, se ne mos ka kalua ne token time apo jo, kishit me e ngaterrua tere Malesine.
    Leshojuni rrugen Antonit, Angjellit, udheheqesite te ketij portali Ivezaj, Nikprelajt. E shume e shume te rinjevet. E te tjeret te shkojne e pushojne. Na kane lodhe mjafte. Une EDI ne Shqiperi. Po ashtu edhe te rinjet nen mal te ZI. Vone ja puthet b…. Djukanovic.

  28. Gjon Lulgjuraj e njof shume mire esht nje oratore i shkelqyeshem( ja ka lakmi edhe gazetaria e Tiranes), eshte patriote, pore ka nje njohuri dhe sens te limituare politike, ka sindromin shtese te Lulgjurajve, qe i ban shume penges ne vepeimtari shoqerore.
    Kete Simoni qe ka qellimin te sulmoje te gjithe patriote shqiptare ne Male te zi, po e lus tna tregoi sa e paguan Sigurimi Malazez, se eshte ma se e qart se ky nuk eshte Injornt, si nje numer i diaspores!!!!

  29. Gjon dyher ke shkjepua rand.Kur dole ne programin e Sima Birachit tua kjaj se jugosllavia asht ckatrrua prej termetit ’79 “dajte da izgadimo nashu domovinu” ather me ma te mellejt sahan lupisa te shkijeve P… C…. e L…. Mig-29 Gj…. e krijuet shoqaten “atdheu na bashkon” me sili ne Tuz.Prap vendlindja e domovina jote jugo/mali i zi, vec si me chkatrrua Malesin e me chua ujin ne mulli te gjukut e vujit.Mig-29 rri rahat se besa e zotit zogla din shum pune per ty,sidomos per ket fondin tand te famshem,vendlindja thrret.Tash 14 vjet na e chave deriere tue u luvdua.Asht mir mos me chprush se i vjen shum era e keqe!Ke pas fitua gati infrakt tue bertit viva montenegro ne programin tuaj te sponzuar nga mali i zi me tjetrin P…. C.Simon,te ruajt Zoti e kjosh i nderuam se mir po ja…

  30. Me fal “Guri i kuq”, po perzihem shume, por kam angazhua nje studious te shkruaj nje liber per shqiptaret nen Mal te Zi. Per te cilin Lulgjuraj e ke fjalen? Fran Lulgjuraj, Anton Lulgjuraj, Gjon Lulgjuraj, Kol Lulgjuraj, Leke Lulgjuraj??? I cili kontribuoj me teper? Nuk kuptoj kure thua ; ‘… ka sindromin shtese te Lulgjurajve, …”. Beso se nuk di cka ke dashte me thane: shtet, shterpe, shtek? . Ne mos jeni etnolog? antropologjist? Sali Sulltani e ka pase sindromin e mesjetarit, shpellarit, malokut, anadollaku, aziatiku. Me falni se ndoshta kam qene i ngarkuar shume me kundershtarin. Edhe dy muaj Salia mundet me ba shume: jep shtetesine, pensione, nenshkruan kontrat anderkombetare. Por do ja dal ne balle. Ndal mbret se ka handek. Shqiptaret jane Ilir. Jo rrace Mongole.

  31. Po perse po thua Gjoni ka oborr. O Simo, Gjoni kahere e ka leshua Malesine. Jeton ne banese e nuk ka oborr. Po thua Gjoni, Paloka, Sabriu nuk jane te paster ne arene kombetare? Po me kriteriume te kujte Simo? Te Liugj Gjokaj, Leke Lulgjuraj, Bimit e Pimit. Jane takua me malazez. Haptas apo per pas deret? A papa pune e madhe. Po nga nje here ne muaj qe konsulli malazez erdhi dhe ju vizitoj ne Detroit, me kende u takua? Vaseli ishte ne Malesi. Paloka eshte me renome nder plus kombetare. Jurist i spikatur Amerikan dhe Europian. Magjister dhe avokat i SHBA. Doktor i Zagrebit. Kur u angazhua ne ceshtje tona u munduat ta pengoni e kompromitoni. Kur nuk u angazhua, perse nuk angazhohet? A ju vjen tyrp te keni kryetar te shoqates me te forte dhe te famshme kend keni e jo si psh; Qoseph Dedvukaj…

  32. Suksese ne pune. Nese kini.
    Eshte cudi. Bashkeshortet dhe femijet tone tani kan shume vullnet te vizitojne Malesine. Kan fillua te na thone : ” WE LOVE MALESIA”. Malesia eshte keq. Themi se mbaroi Malesia. E keto fenomene po ndodhin. Edhe une dua me e punua nje shtepi te re. Maybe they will like there. Prej SHBA do fluturoj ne Malesine e dashur me “Fantom”.

  33. Guri i kuq
    Me vjen keq qe shprehesh ne kete menyre, nuk di te flas as nje fjale per ty por po perpiqem te njoftoj permes fjaleve te tua.
    Sa me pagua mue shtei malazias, sa me dekorim qe me veshe, ta lumsha, po ku e pave ate dyftyrsi timen, ku e pave qe nencmova nje figure te ndriture, vetem u perpoqa qe te pasqyroj ngjarjet dhe rrjellat qe ndollllen vitet e shkuara dhe “sukseset” e disa individeve qe po shiten te medhenj.
    Une do te doja te dakorrdohel me ty por zgjuarsia jote nuk me lejon, pasi mendon se keta qe une i permenda se jane patriot.
    Une nuk jam injornt qe te nencmoj ty, pasi as nuk te di, sugjerimi im per ty do te ishte qe para se te mendosh se kemi shume patriot shiqo njehere te korrurat e tyre.
    Kaq kesaj rralle.

  34. Ti konstaton se rreth e perqark teje gjinden malesore te keqi! nese mendon ashtu ajo eshte nje shenje bindese se,ti vete je i keq.Nji personit qe kurrkush nuk i duket i mire eshte shume me i pafate se aji qe kurrkuj nuk i duket i mire.Vasel Sinishtaj ka fole shkjenisht para ambasades se malit zi ne Washington D.C.,por ai nuk eshte drejtue neve por klyshave te tyre brenda ambasades me karakter agresiv dhe natyre luftarake..Zoteri Gjon Lgj.ishte nje nga themeluesit e shoqates “Vendelindja na bashkon” po!…por dhelpres se vjeter nuk i lypet mesuesi! kur Gjoni i hetoi bishtat pa qime te “pacovave”malazeze ia bathi kembeve.Por kur budalla injorat kritikon,gjen faj ne gjithcka.Edhe ne qofsh i bardhe si bora nuk mund ti ikesh gojes se keqe.

  35. Guri i kuq,ije shum i çuditshem shum njerzvet u shpifej,ije be i merzitshem me tezat tua,kush nuk pajtohet me ty,e shpall spiun e tradhtar!!!!
    Sa per Simonin ije nje milion per qind gabim,eshte anti sllav sa sta merr mendja,por eshte edhe atdhedashes dhe nacionalist i vertet,jo per interesa personale por me ndjenja shpirtrore,dhe e ka trashigue prej te parvet,pra due te mendoj se e ke gabua personin,se une Simonin e njoh personalisht e familjarisht!

  36. …ky “qullashi” ka kene keshtu e ky “totoleshi” ashtu!kushi,dikushi,ndokushi e tjeterkushi! me kete metode e nxierrni nje perfundim? Ferhati,dikur ishte Lulanaj,e sot eshte Lulanoviq,kameleon.Ai sot po ben njeqind e nje marifete.Mos e cmoni njeriun cka ka qene dje! por cka eshte sot,sot,sot.Per mue nuk ka zderranik shqipetare me mendjetrashe,burracak me te mjerueshem,egoist,dashakeq,ziliqar,mosmirenjohes se aji person qe me kenaqesi kafsherore i percmon dhe i shperfill keshillat e kolegeve tane.Nganjehere duhet me ndejte edhe mbas tryezes me armikun por,gjithehere duke i mbrojte interesat tona.Sa me perket mue e gjithe opozita shqipetare nen mal te zi qe ndeshet koke me koke me okupatorin eshte e mire.

  37. O Edi Kristaq Rama,…..tani na erdhi vera,doli dushku,shpetoi mushku! per te gjithe ata “antikomunistet” atdhetare dhe te tjereve asodore qe bejne kryq ne balle, e qe akoma jane duke u kerpite pe disfaten e “te madhit Berisha” po e shofin driten ne fund te tunelit,me ardhjen e kryeministrit te ri kristjan.Ndoshta kjo do u sherbej si ngushllim dhe force ngritese…..shpiterore.O Edi Rama ngrite ate dolli me raki rrushi me defrim e hare se koha jone ne kete bote eshte e shkurt e vdekja zgjate pergjithmone.Pershendetje.

  38. Nese Simoni eshte patriot, ateher i rekomandoje qe te nderprej komentet, se eshte ra viktim e propagandes se sigurimit sllav.
    Cdo kush ka te drejt ne bindjet e veta, por nuk guxon te futet me analiza, pa pas as edhe ma te voglen njohuri per faktet per real politiken per historin politik, per raportin e fuqis vendimemarresi, per qendrat vendimpruse, per raportin e fuqve, : ja nje shembull konkret, Gjoni thote: Mali i Zi okupatore”, po cfar okupatori, Mali i zi i humbi te gjitha betejat me disa fise malsore!
    Ju sulmoni Levizjen ” atedheu na bashkon”, organizaten e pare dhe te vetmen me nivel te cilen e shkatrroi UDB-ja, pikerishte duke e perdore injorancen tuaj!
    Sulmoni te vetmen levizje shqiptare FDI,, sulmoni dr Paloke Camaj, ngritni ne qiell nje populist politikisht shum te damshem…

    • Dakort Guri i Kuq, te komentojme vleren e shkrimit dhe mundesine per te ba dicka qe votat mos ti shkojne anmikut. Por si shihet disave nuk ju intereson ajo pune por ju intereson sulmet personale sepse ashtu i vlen anmikut. Bile nuk ju kuqet fytyra nga typri me akuzua njezit “te pa paster”, “tradhtar”, etj. pa asnji fakt. Ai qe e njef Gjon Lulgjuraj, dhe kontributin e tije tash 40 vjet, me pas fytyr a pak, mund te kundershtosh shkrimin por jo personalitetin e ti.

  39. O Guri i Kuq,o A,,,, L,,,,,,,j
    Te gjith qe komentojm kem te drejt te mendojm me koka te veta,dhe ti shikojm gjerat simbas mendimit te vet.Te thash edhe me lart se ije be i merzitur me ato shpifjet tua qe i ke mesue si gjeli kengen,udb,dps, spiuna,tradhtar e tj e tj.
    Sa per Paloken C,,,,,j ske nevoj me na tregoe se kush eshte,e njohim qysh viteve te 90te shek. te kaluar,aj don te na mesoj si te votojm ketu ne Malsi!Aj eshte dasht ta mesoj vellain e tij,ate qe ne Prishtin punoj si prokuror shtetror,ne kohen e Millosheviqit,deri ne fillim te luftes,1999v, e dihet se kush kan qene te akuzuarit ne at koh,ne Kosov.
    Sa per FDI çka me than e treguen vetin ne start me flamur Malazez,pastaj ne zgjedhje me angazhimin e D.Kavariqit,por ne fund korren ata cka mbiellën,rezultati katastrof por i…

  40. por i merituar,nje fjal e urt thot vullneti i popullit vullneti i zotit.
    Dhe ta dish zoter se na qe nuk pajtohemi me ty, nuk jemi ashtu si ti i perdor ato epitete,por ne munges te argumentevet

  41. P. C.,ai lexon ti keto; hafije,hasmeri ne shtepine tuaj! hundegjate vellai yt! brac,kobashi i millosheviqit.Te haj dreqi,jam teper kurreshtar! mos u lodhe P,ka kaluar ajo shume vite me pare? ndoshta rrethane e rastit…….shit happens!pendese! e kuptoj,vitet e 90-ta ishin dimer i madh mos e vra veshin per ate pune,ishte pune e detyrueshme,vellezer ishim e vellezer mbetemi.

  42. O Lesh Tuzi, nuk ka qen vullneti i Zotit, por vullneti i Millos, por me. Debatua ty eshte si me udhtua me karroce ne drejtim te Hanes, ose ma mire me than me zan peshkun me krevc!
    Une jo vetem qe nuk jam Anton L, por per fat te keq as qe e kam votua , sepse isha viktim e ketyre Qu… Si puna jote dhe sherbetoreve tjere te Millos!!!!!
    Sa i perket Dr Camaj ti je shume nivel i ulet ta besh vlersimine per te!

Comments are closed.