Korrja e grurit me drapen, ende traditë në Malësi (FOTO)

Ky dokumentar që po u sjellim këtu të nderuar vizitor të portalit Malesia.Org, përbën një shikim ndaj së kaluarës, së tanishmes dhe së ardhmes.

Në këtë dokumentar mund të shohim disa fotografi, ku kamera ka kapur momente të ditës së tyre të përditshme, p.sh. se si vendasit ende korrin grurin me drapen në dorë.

Makinat për korrje vështirësish ngjiten në këto treva të Malësisë, të rajonit malorë, prandaj dhe mënyra e vetme e korrjes së grurit është mënyra tradicionale.

Dokumentari shpie në një mënyrë patriarkale të jetesës dhe zbulon tradita dhe zakone të vjetra, të cilat ruhen edhe sot në Malësi, gjegjësisht në fshatin Llofkë të Grudës.

Ne këtë vend të bukur të Malësisë, arritëm të bëjmë disa fotografi me rastin e korrjes grurit, në arën e familjes së Gjon Ujkës Lulgjuraj, të cilët për të parën herë, mbas 40 vitesh mbjellën grurë në këtë vend malor, për ç’gjë të bijt e Gjonit, Gjeka dhe Nreka ishin të detyruar që grurin ta korrin me dorë (drapen), siç ishte traditë, por edhe e vetmja mundësi e korrjes së grurit nga baballarët tonë.

Është interesante dhe për lëvdatë për familjen Lulgjuraj, të cilët edhe sot mbas shumë vitesh, ruajnë nga shuarja në harresë këto tradita shumë domethënëse të këtyre trevave shqiptare.

Albert Camaj