Anton Lulgjuraj – Fjala që vret

I prirur të jem kritik ndaj politikbërësve aktual në Mal të Zi, për mungesën e vizionit, seriozitetit, mungesën e kapaciteteve arsimformuese, mos njohjes së problemit në bërthamë, mashtrimeve te njëpasnjëshme; vendosa të jap disa mendime për situatën aktuale. Para pak ditësh, në disa nga gazetat ndërkombëtare, por edhe në Mal të Zi, bëri bujë deklarata e z. Koço Danaj (drejtorit të Institutit të prognozave rajonale) për çështjen e “Shqipërisë natyrale”. Të parët që reagojnë janë shqipfolësat nga Mali i Zi!

Edhe pse i mbuluar nga shfipjet dhe intrigat ndaj meje, të formuluara me shumë kujdes nga individ jodashamirës të çështjes shqiptare në Mal të Zi; i përballur me shqipfolësat e filtruar mirë për të më baltosur, u them se jam më i vendosur se asnjëherë për t’u bërë ballë dëmtuesëve të pozitës së shqiptarëve në këtë shtet.

Zoti Danaj thotë ndër të tjera: “…Do mbledhim një milion firma për Peticionin e Shqipërisë Natyrale,… Duam t’a bashkojmë Shqipërinë në mënyrë demokratike,…,”, duke iu referuar Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe Konferencës së Londrës së 1913, të cilat realisht, e ndanë Kombin shqiptar duke e pjesëtuar për pesë. Pas një dite që ky artikull botohet në gazetat malazeze, menjëherë reagojnë disa shqipfolësa të cilët fillojnë të shesin mendë duke mohuar vetëveten!

1.Shqipëria, në çdo epokë të historisë, nuk është e njohur si ekspansioniste dhe si agresore ndaj fqinjëve të saj. Shqipëria meriton çdo lavdatë për shembullin e Saj sui generis, të pangopësisë për paqë dhe mirëqenje, duke e dashur lirinë më shumë se çdo gjë tjetër.

2.Shqipëria deri në Kongresin e Berlinit ishte etnike. Ky kongres ia shkëputi disa pjesë duke ia përforcuar edhe më shumë konferenca e Londrës. Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia nuk mendoj se mund të konsiderohen si okupator në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, sepse, edhe pse në forca të vogla, Shqipëria arriti të mbrohet nga sulmet e këtyre shteteve. Fuqitë e Mëdha ishin okupator, sepse vendimi i tyre e copëtoi Shqipërinë, ashtu sikurse të njëjtat fuqi, një shekull më vonë filluan të shlyejnë detyrimin që kanë ndaj nesh, duke njohur shtetin më të ri të Evropës dhe shtetin e dytë shqiptar që njohu Ballkani e që quhet Kosovë.

3.Presidenti Amerikan Udro Villson, në Konferencën e Lidhjes së Kombeve të mbajtur në Gjenevë paraqiti disa pika për të drejtat e popujve, ku ndër to spikat parimi i vetëvendosjes. Mbi bazën e këtij parimi, Kosova është sot shtet, dhe e pavarur. Demokracia njeh të drejtën e popullit për të vendosur për fatin e vet.

4.Objektivi i shqiptarëve po ndryshon. Kjo ndoshta edhe përshkak të trysnisë që bëhet nga vendet fqinje. Sepse nga një objektiv që të kenë një shtet shqiptar, po përballen me objektivin e të bërit pjesë e Evropës së Bashkuar. Mirëpo, ajo rrugë nuk është tërësisht e qartë për neve.

5.Z. Koço Danaj, e ka të drejtë të shpreh mendimin e tij për kauzen që ai mbron. Ai bazohet në konventa ndërkombëtare, burime diplomatike, kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe këtë nuk mund t’ja ndalojë askush. Ai, me këtë tregon që është qytetar i lirë duke sfiduar të gjitha shtetet e Ballkanit, të cilat po tregojnë që ende janë të mbushura me urrejtje dhe albanofobi.

6.Ju që keni reaguar për deklaratën e z. Danaj: edhe ju keni të drejtë të shprehni mendimin tuaj. Por, mos harroni që mendimi është i lirë, por kostoja e mendimit është e madhe. Ju nuk mund të keni mendime për faktet historike dhe ai mendim të paraqitet si i pavërtetë, duke ua mohuar shqiptarëve të kaluarën e tyre historike. Vlen vetëm një fakt të përmendet, si ju bashkangjiten Malit të Zi: Plava e Gucia, Hoti, Gruda, Ulqini? Edhe vetë historiografia malazeze e pranon zgjerimin e territoreve të saja. Këtë Shqipëri që e kemi sot, e themeluan Fuqitë e Mëdha sipas dëshirës së tyre. Mali i Zi i sotëm është projekt i SHBA – së dhe i BE – së për të ndaluar daljen e Ruso – Serbisë në Detin Adriatik. Kjo Serbi që është sot, është si shkak i luftërave që ajo ka zhvilluar duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat themelore të njeriut deri në genocid etj.

7.Ju politikbërës nuk keni mësuar për:

– Për ndërvarësinë e pjesëve të veçuara të çështjes shqiptare; E mohoni vetëveten duke treguar “qytetarizëm” tek malazezët.
– Për domosdoshmërinë e paraqitjes si një komb politik, gjeografik dhe historik;
– Nuk e keni kuptuar realitetin që ju ka rrethuar; Po harroni te merreni me problemet e shqiptarëve në Mal të Zi, ndërkohë që merreni me probleme që nuk iu takojnë juve;
– Nuk e keni parë të udhës që të bashkëveproni për interesa të përbashkëta të shqiptarëve në Mal të Zi, e jo të bëni analiza për çështjet që ju as nuk i njihni dhe as nuk keni nevojë t’i jepni ndokuj llogari, sepse nuk iu pyet asnjë njeri;
– Jeni ulur në tryezat e Podgoricës përpara se të uleni në tryezat e Malësisë, Ulqinit, Plavë e Gucisë, Rozhajës dhe Tivarit;
– Nuk jeni vetëdijësuar se jeni komb i ndarë padrejtësisht. Po silleni sikur të ishit pesë popuj dhe sikur të kishit pesë çështje të ndryshme;
– Ju mundoheni t’a kritikoni Gjukanoviqin e në të njëjtën kohë qëndroni në institucionet shtetërore, duke legjitimuar këtë qeveri dhe pushtetin e saj. Kjo në diplomaci tregon qëndresën tuaj opozitariste dhe tendencën për të hedhë fjalë në humnerë duke mos qenë serioz përballë çështjes shqiptare në Mal të Zi.
– Ambiguiteti humbet ne pyetjen se “kush jeni ju dhe çfarë po bëni për shqiptarët”, gjatë analizës së veprimtarisë suaj. Ju flisni atëherë kur nuk iu kërkohet dhe nuk flisni atëherë kur iu kërkohet! Ju po tregoheni oportunist përballë çështjes së shqiptarëve në Mal të Zi. Historia do ju vlerësojë për kontributet tuaja.

Ju bëj thirrje që të përqëndroheni në problemet e pozitës politike, ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve në Mal të Zi. Mos u merrni me gjëra që nuk iu takojnë. Lereni ekspertin të bëjë punën e vetë.
Para përmbylljes do dëshiroja që t’u tregoja disa pyetje që mi kanë bërë gjatë jetës sime, aktivizmit tim politik dhe vazhdimit të studimeve të larta:
1.Më kanë pyetur se çfarë kanë të përbashkët Malësia e Madhe (vendlindja ime) dhe Ulqini? Jam përgjigjur: pa aftësinë…, në Ulqin të mbajnë Komunën dhe në Malësi ta themelojnë atë.
2.Më kanë pyetur, po çfarë kanë të përbashkët: Tivari, Rozhaja dhe Plavë e Gucia? Jam përgjigjur: të përbashkët kanë asimilimin, sepse të tre këto vende janë asimiluar për të njëjtin qëllim dhe nga e njëjta politikë;
3.Më kanë pyetur se cila është gjëndja e shqiptarëve në Mal të Zi? Jam përgjigjur: Shqiptarët në Mal të Zi në shtet, por të okupuar padrejtësisht; në tokat e tyre, por të nënshtruar ndaj dhunës dhe detyrimit policor; shqiptarët në Mal të Zi me shpresa në Zot dhe në Drejtësi.

Jurist i diplomuar
Anton Lulgjuraj
Malësi, 22.07.2013

40 Comments

  1. Me vemendje jam ka i përcielli shkrimet tua,e lumja Malsija çi të ka,e në se vazhdon si ja ke nis i gjith populli Shiptarë ka me të njoft.kam ni porosi për ty,kur të arritsh në maje mos e harro Malsin Nanën,i lype.

    • Noshta arrin ne maje, por tash per tash, as shkallen e pare nuk e ka shkele hala.

  2. Po dritan abazoviqi? shoku jot, ma mire tkishe hap debat me dritanin se me foruminista ci tperbaltojn, kaj here edhe me te drejt

  3. ma trego nje njeri qe te ka pyet ty gja? apo bela keto kan qene ato qe bela kishe me dasht me te pyet? Ku e merr guximin ky djal me shkrua gjithe keso marrinash, a e kupton nje gje se ishin zgjdhjet, populli votov,u krye puna, tash gjithkush ka marr voten e vet, dhe u pergjegj votuesve te vet, deri ne zgjedhjet tjera….

  4. Z te ruajt O Djal e ta prit rrezikun, se ai qe nuk te perkrah ty, dhe ai qe nuk ta jep voten ty dhe ai qe nuk te bashkangjitet me i dal zote cheshtjes shqiptare.
    Ai ose asht i manipuluam ose i shitun, ose asht qyqar e kqyr mu punsua diku e me pa vetin e vet ka thellohet ne ni kriz edhe me te madhe edhe politike edhe ekonomikosociale.
    Z te ruajt e ta prit rrezikun, e djem si ti na u shomofshin ne Malsi.

  5. Cdo fjal me vend, cdo gja qe thote ky djal me bindje te thell e them se buron nga nje zemer e paste patriotit e atdhetarit sich eshte Anton Lullgjuraj.
    Per ksi djem ka nevoj Malsia, kjo vetdie politike i nevojitet Malsis si peshkut Uji, Si airi Qenjeve te gjadha mbi toke.
    Cdo artikull qe ti po shkruan po tregon se je duke bere progres te jashtzakonshem, per sa i perket avansimit te njohunive politike, dhe juridike.
    Une te deshiroj cdo te mire ne jete, dhe dhasht zoti qe nje dite kur te vi te takoj ne zyren e Kr te Komunes Malsis sepse ti i nevojitesh asaj, kush ka keq plast si Gjinkalla ne mesin e Gushtit….

  6. Shkrimi asht i mire por i mungon kulmi? Kuj i asht drejtua ky shkrim? Abazoviqit qe sulmon Koco Danaj apo Malsis qe nuk te ka votua?
    E kuptoj se Abazoviqin e ke te aferm politik aq ma shum se kshilltari yt asht edhe kshilltar i ti por besa aty je ka gabon shum por.

  7. Anton djale i mire! Nuk te njoh personalisht por e njoh shume mire familjen tane dhe ajo me ban me te rrespekua ma shume, rrjedhe prej familje patriotike. Edhe pse je shume i ri dhe te prenohen gabimet ma kollaj, duhet me pas kujdes. Kisha me te kshillue tri gjana: 1. Ulja gryken pak se hala je i ri. Mos i fut tane ne nji kallup. Ni e ke me Abazovicin pertimend atehere drejtoju ati e jo tan Malsise, se vetem aj e ka krahasua Danaj me Sheshelin. 2. Kqyre mire rrethin ci e ke krijue se nuk ke rreth te mire, e as keshilltar te mire, dhe mos fajso Malsine por merr pergjegjsi vet. 3. Tash duhet bashkimi i Malsise, pa marre parasysh dallimet ci jane. Ky shkrim, si e menoj une, nuk con drejt bashkimit. Kij kujdes djal i mire se mjalta asht ma e amel se krypa.

  8. Une te kam. Ti e ke. Ai e ka. Ne e kemi. Ju e keni. Ata e kane. Te paste familja. Te pacin Lulgjurajt. Te Paste Gruda. Te paste Malesia. Te paste shqiptarizmi. . Te paste kombi shqiptare. Kishte me thane “Edi Rama” te pacin Maloket Te medhej por munet e vogja.. E pac veten o Anton Lulgjuraj, Ta prifte zoti te maren se sa per Maloket nuk e ke nijet me e ba nji hap perpara. Ma mire vepro si Dritani nese don me pase gja persparit. Se kur te pritesh me ta leshua partite shqipetare apo me te ndihemua diaspora e ka hager dreqi punen. Paste kombi. I cili komb? I Malecorreve. Kure ishe 16 vjecare recitojshe vargje emocionale per te burgosur. E tash futje p….e grij sollate.

    • Simas kesaj qe ke shkrue ti Kishoti, kjo fjalija e mrame, mas’e miri te pershtatet ty….

  9. Nuk duket djale I keq ky Antoni, mirpo shkrimi I tij, shifet se asht I perzijem me naivitet, ka nje moshe te re e nuk asht chudi. Antoni ka andrrat e veta, kushedi, ndoshta andrron nje karriere te bujshme qe nuk asht kurrfare e keqje. Mirpo per ket I duhet nje “kalvar” i nxehte, sepse, perndashte me kene i drejte, do te kete pengesa te tmerrshme gjate ksaje rruge. E n’se mendon si shume tjere vetem per “fotelen” e famshme, ajo asht tjetergja. Paksa i globalizon gjerat, nuk mundesh ti fusesh te gjith ne nje kosh, dhe prapseprap, te gjith per te cilet flet, jane njerzit tane. Merri gjanat me ngadale, avash-avash thone shqipet tona 🙂

  10. Une e kam kuptua se Antoni ka qen kritik ndaj atyne qe sulmuan Kocon, pastaj edhe ndaj atyne politikaneve qe Sulmuan Antonin dhe qe sajuan shpifje, pastaj shume bukur e spjegon veprimtarin e partive perkrahjen e tyne qeveris Gjukanoviqit etj
    Vertet me keta dhoj politikanesh asht shtir te bashkpunoj ni Patriot si Antoni.
    Pastaj sa u perket kshilltareve Antoni kshilltart i ka mate mire se chi ka pas Titoja ne kohen e vet. Pr Dr P. C., qe ni shtet kite me dite me ullheq.
    Ka per rreth ni grup patriotash djem te mire, K. D SH. L. B. Gj qe eshte djali i M. D. patriotit me te madhe te malsis te kohrave te vshtira pastaj V. C. qe eshte i Gj. F. qe e ka pas menen ma te holle se tehu i briskut etj qe i shohe une
    Po na en Malsi tane e shajm, njani tjetrin…

  11. Po ju sjelli nje gjykim qe Koco Danaj e ka thene ne lidhje me kete shkrim te Antonit kur e kam pyetur per kete shkrim qka mendon.
    Frasher Racaj po per kete shkrim ke ndonje koment
    4 orë më parë · Pëlqejë
    Koco Danaj per ate nuk km frasher. sepse e dija qe Antoni do te fliste ashtu. nuk kisha dyshim. Por sqarimi i Dritanit ja vlente. dhe mos harro se nuk jane te gjithe Frasher, miku im

  12. Vepra kjo shkarravitja jote me siguri eshte edhe kryevepra jote, ruaje si permbledhje fjalesh, dhe shpalle si nje nga kryeveprat e injorances ballkanike!

  13. i n,deruar Z,Anton me shum vemendje e lexova shkrimin tuaj me pelqej shum lle munte them se po deshtem te gjithe e dim te verteten si elle ju vete qe e shkruet pore per fate te keq prisat ton ne malsi javkan myll syt e mshil vesht e ma e keqja brainwash. me ndihmo si ta thom shqip. Malsia ka problemet e veta pa meu marr me Z,Abazin se aje te dite gja per vetin nuke quhet ne parlamente te malit zi Abazoviq e aje nuke ka kurre fare fuqiet te merret me DANAJ ashte teper i vooogel te lutem vazhdo me aktivitetet tua sa ma mire se keme gjet perkrahje tueme kuptua popullsia e malsis se ka gabua i her noshta zgabojn ma se ma vleft ka pasur te jepet vota ty se sa mase mirit Malazias per Malsine ton prta Kumare mosu shqetso per shkrimet e disave se zdin ma shum.

  14. Valla ju komentuesve Ci spo u pelqen kta cka Ka shkrua ky lulgjuraj, tek kini dicka personalisht me kyt Djal, se kti smuj kush me ja qit posht as I fjal Ci Ka shkrua nalt, po ju spaski kurrfar ndienjash per kom, mosa abazi e gega, kur ke e u she i her kush m ini ju.

  15. Kjo tregon shume qart se Kocoa e njef Antonin, dhe kjo tregon shume qart se si Kocoa e vlerson ate duke then mos harro se nuk jane te gjithe Miku im Frasher.
    Per derisa Antonin e vlersojn keto figura te mdha te shtetit shqiptar kush jemi ne qe mos ta vlersojm.

  16. Kam lexuare ketu genjeshtra ne lidhje me mardhanjet miqesore qe ka Antoni me z. Danaj.
    Lexojeni ketu cka mendon Danaj per Antonin!
    Nese diken nga shqiptaret respekton z. Koco Danaj ai eshte Anton Lulgjuraj!
    Per ata antishqiptare qe e sulmojn Antonin, po ju tregoi dicka, luften e keni te hymbur, per aresye se Antoni eshte shqiptari komtarishte ma i cmuar dhe ma i respektuare ne qendrat kryesore shqiptare Tiran, Prishtine, Shkup.
    Antoni nuk e ka perkrahjen vetem aty ku sigurimi sllav e ka kontrollin e keto jan Ulqini dhe Tuzi, ketu perkrahjen e kan pijunat e Millit!

  17. Pershendetje per te gjith juve komentuesve … edhe per ju qe e sulmoni zt.Anton Lulgjuraj , sepse ju qe sulmoni nuk kin ke ta sulmoni andaj sulmoni zt.Antonin se ju betohem se sulmet e juaja e frcoijn zt.Anton … ju qe sulmoni me tregoni ju lutem se ku ishit ju ndonje vend te Europes apo Botes dhe vut ne pah qeshtjen e Shqiptarve te Malit te Zi e qe ju Shqiptaret e bete shtet Malin e Zi … e di qe per mua eshte me e leht te shkruaj sepse jam nga Peja … e di qe Zt.Anton Lulgjuraj eshte i ri por eshte shume i madh per ju te nderuarit shqiptar qe flisni shqip ne ato troje …
    I mderuar dhe shume i respektuari im zt.Anton Lulgjuraj me vjen shume keq qe nuk je aty ku duhet ne KRYE te shtetit SHQIPTAR ATY E KI VENDIN …
    Me respekt te Veqant edhe atyre qe te sulmoijn te cilet…

  18. Te nderuar bashkombas iu mbeta borxh se nuk po e qesin komentin tim te terin … se ky djal i ri e ka jeten perpara mund ta qoij jeten e vet jeten-rinore por eshte duke ua zbardhur fytyren ju dhe gjith Malsis ne Europ dhe Amerik andaj sipas nje analize qe eshte duke u ber ju informoij se eshte pikrisht ky zt.Anton Lulgjuraj qe e meriton te gjindet ne ball te kesaj “Shqiperije Natyrale ” e qe don me than per ju komentuesit qe sulmoni e nuk kuptoni pra ky duhet te jet Kryetari i SHQIPRIS SE BASHKUAR ….

  19. Anton, perfundoj studimet, puno disa vjet ne profesion apo ne OJQ, o te ndikoje te pjekesh dhe te shofish realitetin me mire, dhe nuk do te mundet kush me te manipulua ateher … Fjalet se je patriot, e lavdatat ci ti bajn per me te perdor, nuk jane qellimire per ty aspak, por e kunderta. Ti nuk ke pesh politike, je djal i mire, ke bindje te paster kombetare, mirepo per me u marr me keto pune duhet pake edhe eksperinc, duhet me pas njerz te mire rreth vetit me te keshillua … e jo me te rrah krahesh e ….

  20. Hahahhaaa,Lipa ti smeriton pergjigje, se i zhgarkueke drut,por zotin e paç ne ndihem.
    Edhe ti ke shans sa Antoni,per president.

  21. Pershendetje per,z. Antonin, ata qe e njofin dine se eshte nje djale ambicioz,inteligjent dhe sokol.
    z,Anton eshte aktiv qe nga mosha e vogel ne disa aktivitete ne Malesi, nje keshille po ta them, konsulltoju me disa te tiere per shkrime te tilla, me plot rrespektin nuk dyshoj per aftesite tua por edhe kryetari i Amerikes konsulltohet me keshilltaret.

  22. Antoni i ka keshilltare nga ma te miret qe i ka kombi, pervec ketyre ma te afteve qe jan ne Malsi Ai ka keshilltare ma te miret qe i ka Shqipeija e Kosova, deri edhe vet ish presidentin Bamir Topin, ka profesora nga kembrixhi Harvard university
    etj.
    Nese ti Malsorja ke ndonje kshillim jepe lirshem se Antoni respekton mendimet politikisht te pjekura, prej kah do vine!
    Degjova se Koco danaj shkrimin e Antonit e kishte vleresura: “i pjekure i matur dhe i guximshem!

  23. Guri i Kuq te lutem mos na shit demagogji apo ma mire me te thane perralla femijesh ketu.. Pa na thuaj se kush qenkan keta KESHILLTAr kaq te zotet. Dhe pastaj do te komentoj… Kujdes te lutem me keso pollavrash….

  24. Pershendetje te gjithve por edhe ty i nderuar o Llesh Tuzi drut jan te mira per ngrohje qe te mos i lesh femijet te ngrihen , por edhe ato drut tjera qe ti mndon eshte mire me i zhgarkue per ke ki me i zhgarku por me vjen keq per ata qe nuk kan fare dru as per femije dhe as ne kokë …. i huaji i yti nuk behet … per nje karrik mos lufto me e permbyes tendin , sa per zt.Anton Lulgjuraj jam plotesisht i vetedijeshm me te gjitha drut i nderuar , kur dikush deshiron ta kritikoj ehu i barabart me te me , dhe nuk do gabosh kurr. O Llesh thuaj vetes Shqiptar dhe lexoje edhe njehere shkrimi qe ka bere zt.Anton .

  25. Sinqerisht, per te kuptuare dicka nga politika duhet te jesh i lindur te disponosh me informata te jesh ne komunikim me njerez qe disponojne me te gjitha keto dhe ne funte ta kesh lexuar nje biblotek me libra, jam i sigurte se ty te mungojne te gjitha keto!
    Per te treguare ose spjeguar dicka te nevoite pala e dyte e cila i kupton ato, me ty nuk kam kohe per te humbur!

  26. me 14 gusht organizojme nji proteste n’Tuz n’mshtetje per Shqiperine Natyrale…ftohen te gjithe t’ marrin me vete ka nji flamur malazez se perndryshe na doli boja….nji mjeshter tuj me m punua dicka me gure, kah i thojsha e due kshtu, babai im i thoshte jo por kshtu, vllau ndryshe e motra ndryshe, u kthye e me tha: MENJA E KRESE GJA E MADHE!!!! e ty biro t ruejte zoti e kjosh jeteg’jat, se je djal i ri por njikohsisht t’uroj ti bashkoft zoti met’t e krese (nese ke ndopak), sa ma shpejt….

  27. Lipa, as nje shqiptar,dhe as nje dashamir i shqiptarve dhe i Shqiperis natyrale,nuk do e donte nje adoleshent,ne krye te ketij shteti,arsyen shpertheje ti vet.
    Ja kalosh mir Lipa

  28. Anton Lulgjuraj i ka fut rrenjet thell ne ceshtjen kometare dhe po leshon rrenje te thella ne fushen Akademike, ju disa zemerprishur dhe antikombetar mund tja keni inatin por nuk do ta ndaloni dote!

  29. Te falenderoij zotin qe e njof zt.Anton dhe do i jam ne krah sa te mundem dhe çdo here kur e kerkon ky burr malcije , i kuptoij plotesisht edhe kritikuesit edhe ata qe e kan deshiren te jen pran tij por ky burr edhe pse duket i ri adoleshencen ua ka len disave qe jan edhe duke plakur me mendjen e krimbur shkinisht andaj te tillet as qe e kan vendin dhe nderin te i afrohen zt.Anton perndryshe edhe xhelozija shqiptaret i vret ne syte e adoleshences tradhetare ….

  30. Anton ……………………………………………………………………………….. te lumt….!

  31. Ky Anton jaloshi sigurisht ushqen ndjenja te medha patriotike, por asnjehere dhe ne asnje moment nuk besoj se ka ndjenja patriotike me shume se nje pjesee tjeter e rinise malsore! Atehere ju analista e gura te kuq, pse po na ofendoni neve tjerve e antonin po na e bani supeem ndaj nesh, kur ne fakt antoni eshte vec nje adoleshent naiv, te cilit ‘keshilltaret’ ia kan rrit menen e ne fund edhe kan me ia thye qafen! Antoni nuk ka perkrahje ne Malesi e ne anen tjeter ne Tirane e Prishtine flet thua se ky adoleshent prepotent perfaqeson krejt Malesine!?? A jeni ne rregull o te mjere?! Po ju disa, te gjithe ata qe nuk e perkrahin Antonin po i shpallni tradhetare- a keshtu mendoni t’i fitoni votat?? JO kurre!!!

  32. Jo jo Antonin nuk po e perkrahni, kjo eshte e logjikshme se Antoni nu e don as nuk e respekton Idolin tuaj Gjukanoviq, edhe me nje votuas nese mbete Antoni Ai do te mbete shqiptare i vertedhe patriote!
    Se ju per fat te keq votate me shumice ja jepni Gjukanoviqit dhe partenereve te Ti te koalicjonit!

  33. Antoni eshte fetar , atdhetar, Konseguent, puntor, besnik i fjales,ideolog,luftar i se drejtes, i vendosur ne idealet e veta atdhedashse, guximtar , i vendosur per tu bere badhe te gjitha stuhive i pa luhatshem mosa Malet e Malsis te cilat eshte en gjendje ti mbroje me gjak, burrnisht e Trimnishtni djalosh me zemer te madhe e cila shpesh her i dhemb kur shef se si ju katandis Malsia e ti nga Dora e pushtetit te bandave, dhe sherbtoret e ti nga rradhet e partive shqiptare.
    Na nuk thon se nuk tjere patriota ne Malsi nga rinia por te rradhe jane ata qe vehen ne veprim sic eshte vu Antoni, e ni fjale e urt thot luaj ti te lua nafaka.
    Mos ja nepni voten Antonit votoni e Millon ose sherbtoret e ti ni dhoj, por ta dini se gjeneratat do ju qortojn se cka po bani me kete Malsi.

  34. Na malsoret a keperdorim shum fjalen “patriot”. Nuk mjafton ta duesh vetvheten dhe menjihere te shpallesh patriot. Patriot jane ata qe bajn dicka te madhe per komb. Te gjith ne e duem kombin, por a thua se te gjithe jemi patriot?

Comments are closed.