SH.K.A “Besa”, ditën e festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit, organizoi manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2013” në Koritë.
Sipas informatave që kemi, programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga Sh.K.A Besa.
Në konkurrencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 6 vajza malësore.
Ato ishin: Irena Dedivanaj, Mare Dedivanaj, Domenika Vulaj, Dijana Ivanaj, Milena Nikaç si dhe Vesna Kolçaj.
Juria ishte e përbërë nga Nrekë Camaj, Tomë Ujkaj si dhe Lirija Dedvukaj-Sinishtaj.
Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjodhën Mare Dedivanaj dhe Irena Dedivanaj , kurse kurora e bukurisë i takoi Domenikës Vulaj të cilës kurorën ia dorëzoi Maria Gjokaj , mbajtësja e kurorës e vitit të kaluar.
Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë që i takoi Milena Nikaç.
Këtij viti ishte mundësuar edhe vota nga publiku, e që me votat e publikut më së shumtit u votua Domenika Vulaj.
Po ashtu u zgjedh çifti vallëzues më i mirë, Palë dhe Dorentina Lleshaj.
Programi i mesditës vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi këngëtari Arton Nikprelaj si dhe këngëtarja Amanda Ujkaj, mbasandaj vazhdoi me muzikë të zgjedhur nga Dj Buqi.
Albert Camaj