Të martën, me datën 06 gusht 2013 ishte paralajmerar vazhdimi i seancës së Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, mirëpo për shkak të mungesës kuorumit u shty për një datë të pa caktuar. Në këtë mledhje nuk muarën pjesë këshillëtarët që përmbajnë shumicën dhe disa këshilltar të opozitës, gjegjësisht këshilltarët e DPS, UDSH, Partisë Boshnjake si dhe këshilltaret e opozitës; i Listës për Tuzin, Muhamed Gjokaj, i SDP Ismet Gjokaj, i PSP Zhelko Miliq si dhe këshillëtari i IQ Smail-Maliq Çunmulaj.
Vlen të ceket se sikur të merrnin pjesë këshilltarët opozitar do të kishte kuorum dhe do të kishte mundësi të mbahet mbedhja, por mospjesëarrja e tyre le hapësirë për të dyshuar se mos opstruksion po bën edhe një pjesë e opozitës.
Në fillim pati disa verejtje për mospjesmarrje të këshillëtarëve. Kështu, vërejtje patën këshilltarët e IQ Lindon Gjelaj dhe Vasel Sinishtaj, këshillëtari i LDnëMZ-së Nikollë Camaj dhe këshillëtarit të ASH-së, Mark Lucgjonaj, të cilët shprehen moskënaqesit e tyre rreth mos pjesëmarrjes së këshilltarëve.
Vasel Sinishtaj akuzoi këshilltarët që me qellim e zvarrisin mledhjen duke u treguar se, që mbrëmë ishin të njoftuar përmes emailit nga këshillëtari i DPS Halil Dukoviq, se nuk do mbahet seanca sepse shumica nuk do të marrë pjesë në Kuvënd.
Sinishtaj akuzoi Kryetarin e Kuvëndit të KU Fadil Kajoshaj, se nësë vazhdojnë kështu që me qellim, vetëm po dëshmojnë se në lidhje me DPS po i mbajnë vetem rrogat e majme përsonale dhe jo interesi i Malësisë.
Ndër të tjerat Sinishtaj ftoi Kajoshaj-në që me kapacitetin e dashamirësisë ndaj çështjes që quhet Komunë dhe me atë kapacitet që ka si Kryetar i Parlamentit tek këshillëtarët, nëse e ka, që menjëherë, prej ditës së sotme, ta shkëpusin Koalicionin me DPS, nga se qartë shihet se këta nuk e kanë dëshirën e themelimit të Komunës dhe nuk e kanë pasur kurrë dhe demagogjinë më të madhe paraqet pikërisht hartimi i elaboratit. Kjo po zvarritë procesin pakufi. Një procedurë e tillë nuk ishte parapare as për Petnjicën e Gucinë.
Kajoshaj, reagoi ndaj Sinishtaj, duke e akuzuar se e ka zgjatë tepër dhe se akuzat ndaj tij dhe UDSH-së, i njohin dhe sa i përket asaj me shkëput apo mos me shkëput koalicionin është çështje e tyre dhe sipas tij përsonalisht e thotë se nuk ka kë me gjetë më të mirë se kishte me e shkëput menjëherë. Duke vazhduar me polemikë joformale, Sinishtaj e Kajoshaj kaluan edhe në çështje familjare.
Këshillëtari i LDnëMZ, Nikollë Camaj u shpreh se i vjen keq për një dialog të tillë nga kolegët dhe se nuk ishte nevoja për këtë tension pasi që të gjithë jemi bashkvëdas dhe njihemi, sepse këtu është vendi i vogel dhe në një farë mënyre me këso diskutimesh e kualifikimesh na humbni edhe vullnetin për të diskutuar dhe kontribuar. Sipas Camaj mungesa e kuorumit sot flet shumë, paralajmërimet që nga mramë se do të mungojnë, tregon shumë. Sipas Camaj “dy kryetarët, ai i Komunës dhe ai i Kuvëndit sot i ngjajnë Gjeneralit të Ushtrisë së vdekur, po këshilltarët kjoshin shnosh kudo që janë”. Camajn e çudisin këshillëtarët e UDSH-së, pasi që për këta të tjerët nuk mërzitet dhe as që e çudisin fort. Camaj e çudisin këshilltarët e UDSH-së dhe Kajoshaj si Kryetar i Parlamentit dhe përfaqësues i UDSH-s, për Malësinë, meqënë se e vetmja arsye që i ka mbajt në këtë koalicion, sipas tyre, ka qenë referendumi, keshtu që me pjesëmarrje në këto hile rreth referendumit, ata jo vetëm se ndajnë pergjegjesine me dps-in, por humbin çdo arsye per të ndej ma në këtë koalicion. Kështu që definitivsiht me këto lojna që janë bërë që nga shpallja e tenderit për punimin e elaboratit është pa se në cilin drejtim po shkohet, zvarrritje, zvarritje, e vetem zvarritje. Tashmë është e qartë se referendumi nuk ka mundësi as teknike që të mbahet deri në shtator. Çfarë duhet të bëni ju është çështje juaja, por definitivisht opsioni i tashëm ua humbë krejt atë kredi që e keni investua tash 3 vjet e sa, se gjoja do të çoni deri tek referendumi, sepse ne definitivisht mbetme pa referendum, tha Camaj.
Sipas Camaj edhe vet elaborati ashtu siç është punuar përpos kohës që na merr dhe zvarritë, ka provuar të deshmojë se komuna nuk ka resurse, pastaj kush do ta përkrahë referendumin. E ky është dami kryesor që prodhon nje elaborat i këtillë, ka thënë Camaj. Prandaj ai propozoi që të ndërpritet kontrata me firmen që ka prodhuar një elaborat defekt e qellimkeq, dhe të dalim me një elaborat real. Kemi 4 elaborate të punuara deri më tani dhe prej 4 elaborateve të shkojmë në atë drejtim që të punojmë një elaborat tonin, për të cilin ju si administratë do të merrni përgjegjësinë e hartimit.
Këshillëtari ASH-së, Mark Lucgjonaj, duke iu drejutar Kajoshajt u shpreh se injorimi dhe shtyrja edhe para kësaj mledhje edhe e kësaj mledhje vërteton se sa po i jepni rëndësi në përgjithësi ju edhe këta kolegët e nderuem të cilët po shihet se nuk po i japin rëndësi aspak referendumit, nuk i japin rëndësi elaboratit të porositun prej tyne, nuk i japin aspak rëndësi aspak çështjes jetike të Malësisë dhe vazhdimisht po e shtyjnë.
Sipas Lucgjonaj, po e shtyjnë fatin e tyre dhe e dinë shumë mirë se opozita ka qënë konstruktive vazhdimisht, por siç deklaroi nuk kan pas me kë të jenë konstruktiv. Po shihet qartë se nuk duan ma retorik nuk duanë më diplomaci dhe nuk duan më marrëveshje të pastër me ne por thjeshtë, na kan shty e na kanë shty e tash me këtë fatkeqësisht po u ndihmoni edhe ju të UDSH-së, me shty Malësinë. Lucgjonaj duke vazhduar u tha nësë për ju nuk ka aspak rëndësi Komuna dhe ju me qellim po na injoroni ne, as na nuk mundena meu godit as ma të mirë as ma të këqi, prandaj siç theksoi ai zgjedhja e vetme është që UDSH të kalojnë në krahin tyre dhe të bashkohemi dhe më në fund të kenë një za dhe një qëndrim të përbashkët.
Albert Camaj