Urime Fitër Bajrami

MALESIA.ORG

Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e fesë islame gëzuar festen e Fitër Bajramit. Shëndeti, gëzimi, mirëkuptimi dhe toleranca mbizotërofshin në familjet tuaja.

_____________________________________________________

KNSH – URIM PËR  FESTËN  E  BAJRAMIT  TË MADH  

Me  rastin e  festës së  Bajramit të Madh, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët  e fesë Islame dhe shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.
Urojmë që   kjo  festë e madhe, e cila vjen pas Muajit të shejtë e të bekuar  të Ramazanit,muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë dhe në cdo hap e veprim të jetës sonë, në të mirë  familjeve tona,të afërmve, të shoqërisë dhe në të mirë të kombit.
Le të jetë kjo festë,moment i unitetit dhe mirëkuptimit  edhe ma të madh me njëri tjetrin, si  një vlerë e domosdoshme  edhe sot aktuale për ne shqiptarët, për të  punuar e vepruar për një të ardhme sa më të mirë të  brezave që vijnë, duke vënë interesin e përgjithshëm   mbi intertesat përsonale.
Dhashtë  Zoti, që  Festa e  Bajramit, të stolisë  familjet  tona  me  gëzim,  dashuri,  mirëkuptim  e  solidaritet  të  ndërsjellë  mes njerëzve.

Gëzuar !

Kryetari,
Tahir TAHIRI d.v

_____________________________________________________

PD URON FESTËN E FITËR BAJRAMIT

Partia Demokratike (PD ) me seli në Ulqin,me rastin e festës së Fitër Bajramit,ka përgëzuar të gjithë besimtarët islamë,duke dëshiruar që të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe me të gjithë njerëzit që i rrethojnë.
“Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”,- thuhet ndër të tjera në këtë mesazh të PD.
Lideri i kësaj partie  nacionale shqiptare parlamentare,Fatmir Gjeka uron qe kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave të na bashkojë dhe unjësojë.
“Muaji i madhërueshëm i agjerimit, sakrificës,përkushtimit,dashurisë ndaj Krijuesit,le të jetë atmosfera e kremtimit të festimit të Bajramit të Madh, të solidaritetit,paqes dhe respektit mes njerëzve vullnetmirë”,-  porosit Gjeka.

Shërbimi për informim i PD-se

_____________________________________________________

Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe

Urojme te gjithe vellezerit dhe motrat tona te fese islame jo vetem ne Malesi por te gjithe shqiptaret ne pergjithesi, me rastin e festes te shenjte te Bajramit te Madh. Shpresojm se kjo fest e shenjte e sakrifices do te ju sjelline lumturi ne jet dhe familje,dhe poashtu ti afrojn zemrat e shqiptareve me njani tjetrin qe te ket ma shume paqe,dashuri,solidaritet dhe bashkepunim per intersin e perbashket kombetar..

_____________________________________________________