Dekorata “Nderi i Kombit” për Malësinë e Madhe në shtëpinë muze të Dedë Gjon Lulit në Bardhaj (FOTO+VIDEO)

Nën organizimin e Këshillit për festimin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, në krye me Fran Camaj, profesor, e në prezencën e Shkëlqesisë së Tij z. Tonin Beci, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, Z. Besnik Konçi, këshilltar diplomatik i Presidentit të Shqipërisë Z. Bujar Nishani, ish Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë dr. Sander Kovaçi u sjell dekorata “Nderi i Kombit” për Malësinë e Madhe në shtëpinë muze të Dedë Gjon Lulit në Bardhaj të cilën e dorëzojë Prof.dr. Martin Berishaj. /MALESIA.ORG/

FOTOGRAFITË

27 Comments

  1. “..u sjell dekorata “Nderi I Kombit” per Malesine e Madhe ne shtepine muze te Ded Gjo Lulit…”. Me mire te e kishi cua kete decorate tek permendorja e Ded Gjon Lulit para kishes katolike ne Tuz. Djukanovici nuk lejoj te punohet ne Tuze e Berisha ne Tirane. Ishte ne kundershtim me parimet e Berishes te ndertohet permendorja e Dedes qe shprazi plumbat kunder Perendorise otomane. Ne Tuz do ofendonte Sultan Fitilin dhe Kral Nikolen. Dekorata ‘Nderi I kombit” I jepet “Komunes te Malesise te Madhe”, Kelmendit dhe percillet ne Bardhaj. Ku eshte Malesia e Madhe!?

    • Nuk eshte problemi se nuk ka dasht Berisha permendoren e Ded Gjon Lulit por permendorja e Ahmet Zogut kushtoj shum keshtu qe jan aluluar permendorja e Ded Gjon Lulit dhe Fan Nolit

    • Shum i neruoshimi KOMUNA URBANE,vet nuk pajtohem me ty rreth përmêndorjes Ded Gjon Lulit,se Deda e Malësija kan luftua kûdra Turkut barabar si edhe Krajl Nikolla me Mal t’Zi ater nuk dij se pse kime pa dikush prej Malazezvet kûdra përmêndores n’parkun e Tuzit.Tân fajin e kan politikanat e intelekti i Malësis.Kur âsht përmêt Kryengritja e Deda n’emisionin “Mozaiku” n’RTCG e sot themeluosi i atij “Mozaikut” e pan fjalimin n’shkalla t’shpis t’Ded Gjon Lulit para tân Malësijet si guximtar i pa trâb.A pom kallzoni ju mua kû âkên aj njeri nuk dij se sa vjet deri tash?

  2. Duke qene se Malesia nuk ka institucione te veta shqiptare, shtepia muze e Ded Gjon Lulit eshte vendi me i mire i mundshem per ruajtjen dhe eksponimin e dekorates Nderi i Kombit per Malesine e Madhe.

    • URIME! SHTEPIA MUZE “DEDË GJON LULI” DEKORATËN “MALËSIA NDERI I KOMBIT” PREJ PRESIDENTIT TË SHQIPËRIS.Z. BUJAR NISHANIT.KJO SHTËPI MUZE DEDË GJON LULI NDEON JO VETËM MALËSIN E MADHE POR NDERON EDHE TË GJITHA TROJET SHIPËTARE E MË GJËR.JU PËRSHËNDES TË GJITH JUVE QE KOMENTUET ME FJALË TË BUKURA E SIDOMOS Z. SYTKI NDRECAJ QE ME ZËMER TË SHËNDOSH NA PERKRAH EDHE NEVE TE MALESISË KENDEJ KUFIRIT. EDHE MOS TË ISHIN NË MALESI KETO MUZEUME SHUME TË RANDESISHME HISTORIKE DHE KULTURORE MALËSIA E MADHE BASHKE ME MALËSOR ËSHT MUZE NDERIT I MIKPRITJTES, BUJARIS, TRIMERIS, BESES.QE MAJTËN GJUHEN, KOMBIN DHE FEN.

      • JAM KRENAR QE EDHE DISA FOTOGRAFI QE UN I KAM PUNE NË PUNISHTEN TIME NË TUZ GJINDEN NË SHTËPIN MUZE “DEDË GJON LULI” MOS HARRONI SE UN JAM I PARI MALSOR QE NUK JAM I MIR AS TRIM, POR NË VITIN 1969 PUNOVA SHUMË FOTOGRAFI TË DËDË GJON LULIT SI DHE TË SKENDER BEGUT ME FLAMURIN KOMBËTAR DHE U HAPËN NE TË GJITHA TROJET SHQIPETARE SI DHE NË DIASPOR PËR URIME TË VITIT TË RI 1969-1970.TE.PËR KETË GJE RAÇ VIKTIM NE ORGANET POLICORE .JAM KRENAR QE FOTOGRAFIA E HEROT TON KOMBETAR DEDË GJON LULI SI DHE SHTEPIA “MUZE DEDË GJON LULI” JANË TË VËNDOSURA NË MUZEUN ETNOGRAFIK, FOTOTEKEN, BIBLIOTEKEN DHE FILATELIN E MALESISË.QE JANË TË REGJISTRUARA NË MINISRIN E PUNVE TË MRËNSHME TE MALI TË ZI.

    • I NDERUARI Z. TUZI! EMËR I MADH. I KRYEQYTETIT TE MALËSIS. NË KËTË SHKRIM SHUMË TË BUKUR DHAT KOMENT ME VEND. POR ME ÇUDITI SE SIGURISHT JENI NGA TUZI DHE NUK JENI I INFORMUEM . QE SHKRUET SE MALËSIA NUK KA INSTITUCIONE TE VETA SHQPETARE PER POS SHTËPIA MUZE ” DEDË GJON LULI” PO EDI SE JU JENI NË TË VËRTETË SE NUK KA SE NË TË TJERËT NUK JEMI HEROJA TË KOMBIT. POR PO JU TREGOJ NE QËNDRË KULTURORE MALËSIA NË TUZ ËSHT HAPUR NJI “ETNO MUZE PRONË E SHOQATËS KULTURORE ARTISTIKE “RAMADAN SHARKIQ”NË TUZ E HAPUR NGA UNJIONI EVROPJAN DHE MALI I ZI. SI DHE MUZEU ETNOGRAFIK,FOTOTEKA, BIBLIOTEKADHE FILATELIA E MALËSISË TË GJITHA JANË NE SHTËPIN TON FAMILJARE QE GJINDEN NË ZËMER TË LEKAJVE TË MALËSISË TE CILEN E SHËNDRRUEME NË MUZE. PREJ VITIT 2002.TË RREGJISTRUARA NË MINISRIN E PUNVE TË…

  3. a din kush me ma sqartue se PERSE jata burra kan qendrue ne rend si me qen tue pranue ngushllime.
    pranimi i dekorates “NDERI I ATEDHEUT”do tishte ma i celebruem dhe me shum celebrant.
    kurrfare organizimi,mfalni.

    • Nuk dij a kame tu begenis komenti êm, por kujtoj se âsht pak von për at dekorat se gati bushen dy vjet çi i kite ra Malësis e Ded Gjon Lulit meja dhân at dekorat, me 6 pril 2011.Pas dy vjetësh fladitet njeri e havaja, ater bjen posht edhe zjarmija.Pas kuptimit s’êm, 6 pril e 28 nator Jân dy data e dy festa, e para âsht dita e Flamurit e dyta dita e pavarsis.Ded Gjon Luli me Malësor e ka kûl flamurin Kuq e Zi n’Bratil para Ismail beg Qemalit çi e kûli n’balkon.Ded Gjon Luli tye luftua e Ismail beg Qemali pas luftet për pavarsin e Shqipnis.

      • …për pavarsin e Shqipnis por pa Malësi e Ded Gjon Lulin çi ja nisi luftën Turkut.As Ded Gjon Lulit nuk i ka ra mir pavarsija e Shqipnis pa Malësi.Nerimi i math kime kên masparit për Dedën ater për tân Malësi me festua 6 pril si dit flamurit e 28 nantor për pavarsin e Shqipnis

  4. E gezofsh Malesi kyt dekorate. I pash edhe fotot e po me duki te tane shnosh boll, me bark rrumullak…si bossa.

  5. Malsort e kanpa zakon kur u vjen dikush me dal mu chua me ja dhan doren. Edhe ni kan toll en bashtin ata jan chua e kan dal me tesh. Mujte me than ne dazem e jo hater more burr, se edhe ne dazem te presin ne rresht.
    Celebrimi asht organizua ne Shkoder kur asht dhan e nenshkrua prej presidentit te Shqipnis. Ma shum se gjysa e salls jan ken prej Malsiet (jasht kufinit) per at nder. E tash cfar celebrimit me ba vetem pse asht chua dekorata aty ku tash per tash mduket se asht en mat mirin vend.
    Po hajde duroju mos me fol dicka vetem sa me shpreh isoj lloj mospajtimit e mosknaqsiet.

    • Ty t’lumt g’jûha e Malësorit i neruoshimi çoban,me mujt meti çua jekto shtypsa,ëêâûîçÇËÊ,kite met dal edhe ma bukur Malësorçja.Aferim t’kjoft. Dekorata âsht n’vêt por t’ite kên me 6 pril 2011,iqin vjetorin e kryengritjes edhe me përmêndorjen e Dedës aty kite dal ma bukur se si e kan dry ën vath t’Kishës Tuzit.Ma çlirt e kite pa Heroji n’shkalla t’shpis vet.Prej s’naltit e kite ruojt Malësin e vet,siç e ka ruojt për t’gjall.E past tokën e Malësis t’let e pushoft paq.

  6. Pervec se me kete ngjarje qe nga fillimi po monopolizojne disa persona prepotent, dua te ceki edhe nje leshim tjeter: nese duam qe institucionin e KU te Tuzit ta bejme edhe me shume malsore e shqiptare, atehere nje kopje e kesaj dekorate patjeter duhej ti jepej edhe KU te Tuzit! Pikerisht ne inat te naserit, franjos, fadilit, nikoll geges… Por si gjithkun, udb-a i kA rrenjet e veta e nepermjet tyre siguron bllokimin e cdo veprimit qe con ne shqiptarizimin e komunes se Tuzit/Malesise!

  7. Duke uruar per vendosjen e dekorates ” Nderi i Kombit ” per Malesine e Madhe tek Shtepia Muze e Heroit te Popullit Ded Gjon Luli do te doja qe kjo ceremoni te ishte zhvilluar me nje prezence me te madhe te perfaqesuesve te gjithe Malesise se Madhe pa kufinj. Mungesa e transparences per zhvillimin e ketij aktiviteti nuk i sherben te mires se perbashket forcimit te unitetit mes vete malesoreve. Marrja e Urdherit te Larte ” Nderi i Kombit ” nga ana e Malesise se Madhe me 25 Nentor 2012 eshte bere ne kuader te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavarsise se Shqiperise me prezence te vete Presidentit z. Bujar Nishani e jo ne kuader te 100-vjetorit te Kryengritjes se Malesise se Madhe te vitit 1911 ndaj organizimi i kesaj ceremonie duhet te ishte bere nga pefaqesues qe kane kontribuar ne…

  8. firmosjen e dokumentit te derguar Presidentit Nishani. Aq me teper qe ne kete aktivitet nuk vura re perfaqesues te mesiperm me perjashtim te z. Martin Berishaj i cili edhe pse nuk ishte firmoses u nderua qe te ishte bashkmarres i Urdherit te Larte ” Nderi i Kombit ” nga Presidenti z. Bujar Nishani ne Teatrin Migjeni Shkoder me date 25 Nentor 2012. Vete z. Berishaj duhet te kishte kembengulur per pjesmarrjen e institucioneve te kendejme dhe e iniciatoreve per marrjen e ketij Urdheri te lartpermendur. ” Nderi i Kombit ” eshte i gjithe Malesise se Madhe pa kufinj dhe nuk duhet pervetesuar nga askush. Megjithate edhe njehere shpreh urimet e mia. Me respekt Sytki Ndrecaj Koplik, Malesi e Madhe.

    • I NDERUARI Z. SYTKI NRECAJ FALEMINDERIT QE SHUMË HERË NË PRVJETORE ME DHAT MIRENJOHEJE SI DHE KOPJEN “MALSIA NDERI I KOMBIT” PREJ PRESIDENTIT TË SHQIPËRIS BUJAR NISHANI ME 1 MAJ 2013 NE DITËN E 11 VJETORIT TË MUZEUT ETNOGRAFIK TË MALËSISË. ME JU JEMI KRENAR EDHE MALSIA. E MALSORVE. ME RESPEKT, foto. shtjefën ivezaj LEKAJ MALËSI.

  9. Sidpoqofte, eshte nje gjest i qelluar,pasi medoj se kjo merite meriton perjetesisht te qendroje ne shtepine muze te Dede Gjon Lulit. Vertet , pajtohem se kjo ngjarje ka merituar te kete karakter gjithpopullor, por megjithate duhet kuptuar mundesite e organizatorit. Kritikat jane te mirseardhura, por disa keto i bejne sepse nuk kane qene te ftuar apo jane injoruar nga organizatori, ndoshta me plot te drejte.. Fatekeqesisht jemi teper subjektiv dhe per ate i kemi punen si i kemi…Edhe pse , te vetedishem se gjithmon mundet edhe me mire, Organizatorin e uroj per kete hap kombetar. Rroft atdhetarizmi i mbeshtetur nga atdhetaret e vertete qe mjerisht nuk ka edhe aq sa do duhet te jemi, poshte pseudoatdhetaret qe fatkeqesisht jane shtuar si kepurllat pas shiut!!!

  10. Pas mijera deklaratave te pushtetareve te Sali Berishes se Milo Djukanovic eshte duke veprua ne pajtim me “standardet europjane” ne respektimin e te drejtave te shqiptareve, dekorata nga te njejtit na u duket sikurese celebrimi i nje akti ta kapitullimit te Malesise.

    Sot ne muzeun e Mark Milanit mbahet xhubleta -veshje me authentike qe tregon prejardhjen tone nga Iliret.

    Me plot respekt ndaj Muzeut te Ded Gjon Lulit, une Tuzin e konsideroj qender te Malesise, dhe nuk duhet te hjekim dore nga ajo qe aty te punohet permendorja e Ded Gjo Lulit apo (dhe) Skenderbeut. Pranimi i dekorates eshte dashte te behet ne Tuz.

  11. I ndershmi Sytki,
    E kam pare edhe ne nje portal, nuk me kujtohet kunde, te lutem a na tregon se cfare dallimi ka ne mes:
    1. Dekorates “Ndera e Kombit” Malesise te Madhe
    2. Dekorata “Ndera e Kombit” Kelmendit dhe dekorata
    3. Dekorata “Ndera e Kombit” komunes te “Malesise”

    A eshte fjala per atee qe jane dekorua tri subjekte me te njejten dekorate?
    Faleminderit.

  12. I nderuar Komuna Urbane. Ne respekt per secilin malesore dhe per gjithe treven Malesi e Madhe po me ben te hapi nje teme qe nuk do kisha dashur perpos gjithe asaj pune te madhe qe u ba per te bere te mundur marrjen e Urdherit ” Nderi i Kombit ” per Malesine e Madhe dhene nga vete Presidenti z. Bujar Nishani ne Teatrin Migjeni Shkoder me date 25 Nendor 2012 ne kuader te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavarsise se Shqiperise. Si firmoses dhe vuloses perfundimtar i dokument-kerkeses drejtuar Presidentit i kerkuam qe Urdheri Nderi i Kombit ti jepet ” treves Malesi e Madhe ” por u hodh poshte nga keshilltaret e Presidentit pasi quhet si nderhyrje ne punet e Malit te Zi per shkak te ndarjes se Malesise ne dy anet e kufirit.

  13. Atehere i kerkuam qe te hiqet fjala treve e te shkruhet thjesht ” Malesise se Madhe ” por edhe kjo u hodh poshte po me te njejtin preteks. Dhe dokumenti perfundimtar origjinal qe ndodhet ne zyren e N/Prefektit Malesi e Madhe thuhet: Republika e Shqiperise. Presidenti i Republikes I Jep Rrethit Malesi e Madhe Urdherin ” Nderi i Kombit ” Date 16.11.2012 e Nr. Dekreti 7817. Presidenti i Republikes Bujar Nishani. Se cfare permbajtjet ka Urdheri ” Nderi i Kombit ” i vendosur ne Shtepine Muze te Ded Gjon Lulit une nuk jam i informuar tashme per arsyet qe i kam bere publike. Ndersa persa i perket dallimeve qe mund te kene Urdherat ” Nderi i Kombit ” te lartpermendur nga ana juaj mendoj se nuk ka dekorate te vecante per Komunen e Malesise,.

  14. Por do jete e njejte me ate qe vete Presidenti e dorezoj ne teatrin Migjeni Shkoder. Sic eshte bere publike nga mediat por edhe ne faqen zyrtare te Presidentit Komunes Kelmend i eshte dhene Urdheri ” Nderi i Kombit ” me te njejtat motivacione sic i eshte dhene edhe Malesise se Madhe. Urdheri ” Nderi i Kombit ” dhene Malesise se Madhe besoj dhe mendoj se perfshin te gjitha njesite vendore qe ka Malesia e Madhe dhe te gjithe malesoret e Malesise se Madhe ndihen krenar duke mbartur mbi supe peshen e Nderit te Kombit. Cdo aspekt tjeter i perket veprimeve personale dhe grupacioneve qe u ka ra ndermend te interesohen per Malesine e Madhe si kofini pas te vjelave duke dalur ne siperfaqe si kerpudhat pas shiut.

  15. Duke perfhire edhe komentet e mija me siper nuk e di sa te kenaqur mund te ndiheni nga pergjigjet e mia duke qene kurdohere i gatshem te komunikoj me ju dhe cdo bashkemalesore apo bashkekombas kudo qe jane. Megjithate une ndihem krenar se jam malesore e duke iu pergjigjur edhe ” Sinqerisht-it ” cdo veprim qe i ben nder Malesise tone te perbashket e qe i sherben bashkim-vellazerimit une jam i gatshem ta respektoj dhe ti ulem ne gjunje me mirenjohjen me te thelle. Me respekt per ju dhe gjithe bashkemalesoret e treven time te dashur Malesi e Madhe Sytki Ndrecaj Koplik, Malesi e Madhe.

  16. Dod Gjeka vet jam coban e ato germa nuk mi ka kompjuteri i shkret e nuk dij me i rregullua. Kur tvish en Malsi tlutem hajde e mi rregullo ti sic ja paske rregullua vetit.
    Udbashave u pengon se Dekorata Nderi i Kombit per Malsi asht pru ne Malsi chi i bjen nar Mal te Zi.
    Tash na mujm me fol jo ka viejt kshtu apo ashtu, jo me 28 Nendor por me 6 Prill etj etj por menoj se ma shum randsi ka dekorata se ato datat. e tash na gjithmon mujm me gjet gabime e me than ka mujt ma mir.

Comments are closed.