Përçarjet në mes të partive shqiptare i bënë ato faktor të parëndësishëm

Vrapimi pas pushtetit me çdo kusht dhe pa çmim i ka sjellur paritë e pakicave në Mal të Zi, pa përjashtuar edhe ato shqiptare, në një faktor të parëndësishëm në lidhje me kërkesat e tyre që mund ë ishin dhe që janë të drejta e legjitime.

Përçarjet në mes partive politike të pakicave më së shumti i konvenon DPS-së, partisë më të madhe dhe që udhëheq me Malin e Zi, thekson drejtoresha e Qëndres për Edukim Qytetarë, Daliborka Uljarevic.

Sipas sajë, subjektet politike shqiptare nuk ndëgjohën më as nga votuesit e tyre, duke theksuar këtu faktin se si në zgjedhjet e fundit presidenciale, ato dështuan të bindin votuesit e vet që të votojnë kandidatin e DPS-së, Filip Vujanovic. Ajo sqaroi se Vujanovic nga shqiptarët mori më pak vota se çka kishte marrë më parë.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, liderënt e dy koalicioneve shqiptare, u rreshtuan pas asaj të pushtetit edhe përkunder mosmbajtjes së premtimeve të vjetra e të ripërseritura por as të premtimve të reja. Ndër to edhe premtimeve të shumta e të vjetra për Komunën e Malësisë e cila edhe pas shumë vitesh po zvarritet përmes manipulimeve të DPS-së por dhe ndëgjueshmërisë së subjekteve shqiptare. /Ulqini Online/ – /MALESIA.ORG/