A do të mbajë fjalën kryetari i KU Tuz?

M. Mugosa - F.Lulgjuraj

Të martën, me datën 10.09.2013, me fillim në ora 14.00, është lajmëruar se do të mbahet mbledhja e Kuvendit të KU të Tuzit. Kjo mbledhje është vazhdim i mbledhjes së kaluar  të datës 29 korrik 2013, ku mbeti pa u diskutuar pika e propozuar nga Këshilltari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, për ndërprerjen e kontratës me kompaninë e cila e ka punuar  elaboratin (Investment & Consulting), pika e dyte e rëndit të ditës do të jetë edhe raporti i punës së kryetarit të KU Tuz Fran Lulgjuraj.

Gjatë javëve të kaluara gazetat e përditshme malazeze kanë qenë të mbushura me akuza të ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancës në Komunën Urbane të Tuzit. Gjithashtu në disa raste nuk ka pasur vetëm akuza mes njërës dhe tjetrës palë, por edhe akuza brenda koalicionit, se kush mban përgjegjësinë më të madhe për mosrealizimin e referendumit konsultativ për Komunën e Malësisë, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me premtimet individuale të Kryetarit të kësaj Komune z. Fran Lulgjuraj i cili me 19 shkurt 2013 për gazetën “Dan” është shprehur se është bërë një marrëveshje me partitë shqiptare që referendumi do të mbahet më së largëti deri më 29 shtator. “Ti qartësojmë të gjitha dilemat dhe spekulimet politike se kjo është një lojë apo një trik, nuk ka asnjë dilemë, referendumi do të jetë këtë vit. Si kryetar besoj në premtimet e kryesisë së shtetit që referendumi do të jetë këtë vit. Në qoftë se kjo nuk do të ndodh, atëherë me përgjegjësi të plot deklaroj se nuk kam të drejtë morale të hyjë më në këtë ndërtesë si punëtor social, por as të paraqitëm para qytetarëve. Fjala është dhënë dhe ajo është më e fortë së jeta, në këto treva kanë dhënë jetën për të”  është shprehur Lulgjuraj në atë kohë.

Këshilltari i IQ Vasel Sinishtaj është shprehur po për gazetën “Dan” se fjala e dhënë në Malësi akoma ka peshën e vet kështu që pret që Lulgjuraj ta mbaj fjalën. Gjithashtu Sinishtaj ka akuzuar kryetarin e KU se nuk ka pas të drejtë ti jap firmës e cila është e autorizuar për realizimin e elaboratit ditë shtesë për ta përmirësuar atë.

Nikollë Camaj, Këshilltar i LDnëMZ është shprehur se përgjegjësia i është deleguar kryetarit të KU dhe është kërkuar nga ai të ndërpritet kontrata. “Deklaratat e tija që përgjegjësia duhet ti kalojë këshilltarëve e shoh si zvarritje, gjë që bëjnë që nga fillimi. Fjalët e tij nuk më interesojnë për arsye se ai asnjë gjë nuk punon pa konsultime dhe direktiva të Kryeqytetit”. është shprehur Camaj.

Kryetari i Kuvendit të KU Tuz Fadil Kajoshaj është i mëndi se Kryetari i KU Tuz Fran Lulgjuraj po kalon përgjegjësinë të Kuvendi. “Lulgjuraj ka qenë kryetar i Komisionit për punimin e elaboratit, ai ka nënshkruar kontratën dhe në rast se duhej, ai duhej edhe ta ndërpresë” është shprehur Kajoshaj. /MALESIA.ORG/

14 Comments

  1. kam nje knaqsi te malle kur i ndegjova fjalet te cilat frani i premtoj si krytar i komunes se malsis ,ei shalla ja ka kthye zoti menen e punon eeman fjalen qe paska llan se burri kur flet vdekje ja burgun por jote paverrteten nuk e prenon e fundi i vitit nuk ashte larg e dote presim edota shofim ,eleni laboratet tash po merrnje i her komunen se laboratet i bani ju site doni kur ta kini komunen e plot e hoqnju marrinat.

  2. Selishti, po per komune asht elaborati. Tash per tash ashtu asht procedura ligjore. Nuk qenke aspak i informuar

  3. I mjeri une,…per te ardhur keq!…sot dite vajtimi,Sali …. u dorezue dhe dha doreheqjen.E tamam ne kete dite gjendje te veshtire ne Tirane qe e piu e zeza Berishen,portali Malesia.org.na jep nje ogur edhe me te keq,ndjell e paralajmeron edhe doreheqjen e kryek.tarit KU Tuz.Ju te portalit a besoni se eklipset sjellin fatkeqesi?Menyre pra e habitshme! re te zeza qe paralajmrojne stuhine per keta dy burra te “kombit”.Ju te portalit kur po e beni piknikun?vij edhe une “antikomunisti’jo ne banjo te Igallos por ne piknik!Ju ndihmoi,se se jam kasap I specializuar per berxolla derri.Sallameshites.

    • Berisha ka mashtrua Malesort ne vitin 2006 para referendumit kur Mal izi kerrkonte ndarjen nga Serbia Berisha solli nje diplomat nga Tirana ne Tuz per ti beind disa poltikan shqiptar te cillt kerrkonin kushte pra disa kerkonin kushte nese e perkrahin ndardjen e Mal Te Zi nga Serbia ater edhe ne duem komunen e plot por ky diplomat nga Tirane pat ardhe ne nje lokal ne Tuz sic e pershkruan aj pa kondicjoner vetem zoti e din cka kam hiq mej bin poltikant e Tuzit mej hiq kushtet dhe me perkrah Pamvarsin e Mal Te Zi pa kushte sot mas 8 vite rrezikojm qe shumica dot votojn kunder referendumit pot ishte ken ne gusht rrezikohet se ater ka shum emigranta si kan drejt vote dhe po ta caktojm daten nje muaj perparan ater prap rrezikohen nga mergata

  4. Hajde i lumte Franjos se duket me done me u mundue me e la tane ate hadrak qe ka akomulua tsh 50 vjet gjate servilizmit te tij ndaj serbo-sllavo-komunisteve. Nese eshte Selishjan i vertet jo vetem se do te jap doreheqje por edhe pushken mund tja nise crna gores. Kane pase thane tek ne se MOLLA BJEN NEN MOLLE POR NE RASTIN E FRANIT MOLLA KA RA NE M… TE QENIT. SHUME KEQ!!!! KETA TIPA NA E MOREN NE QAFE MALESIN,

  5. Udha e mbare i qofte atij psikopatit. Na gjunjezoj me deklaratat : “Shqiptaret i kan te gjitha te drejtat ne Montenegro”. Edhe ate pak fuqi qe e patme na e mori. Nuk denoje torturen, nuk denoj boshnjakizimin, nuk denoj plackitjen. I patem dy korba te zi mbi koke. Njerk e pa dashur. Pa karakter. Per te semurin nuk lodhemi. Sherbetoret ne fillim e cunguan cdo hap pozitiv. Ne emer te shqipatrizmit. Ne fund diktoj aleancen me Djukanovic. Kryeministrin ma antishqiptar. Legalizuan antishqiptarizmin 23 vjecar. I vetmi qe nuk gazoj ansje dite demokracije Ende Sholla mban emrin e “shtafetes te komunizmit”, “Jedinstvo” etj. Mendoj se perseri do e zgjelli populli.i. Malesija nuk ka novoje te qej per keta burra.. Dashte zoti edhe shoket i marresh me vehten.

  6. antikomunishto desperados, ti me keto fjale te renditura ne kete koment tregon, jo vetem se ske lidhje me njerezit por kenke nje mu… mehit, qe duhet me ta ba si gicave, he njeri. i prishun kenke deri ne palc

  7. po mir more burra a spo doni ta kuptoni sot Franin aj jep dorheqjen kodhaj se i del mandati tash aj po mundohet me i hi ne qief atyre te cilt e din mir punen kun rrin e se ka prenua deri tash frani e mugosha jan si ujku me dhin ater cka pret prej tyne ,po va provojm burrnin e tyne per te pramen her fal shtete te jashtme se sa per shtet mala zias kurr skishe marr komun vec trama ban cmos dalt hajer.

  8. sidokjofte po bjen ci na malsort po hahem mes veti e vec na hupim me kete pune.

  9. Ky zotria me 2002 ne tuz pati deklaruar se jam kthye ne politik vetem per ta ndihmuar Malsin me kane premtuar kryesia e shtetit se Malsia do jete Komun ne vete nese me tradhtojn une do jap dorhiekje dhe do dal para qytetareve tu kerkoj falje tha ne Tuz ne vitin 2002 por nuk dha dorhiekje por u be nenkryetar i Komunes se PG pastaj Konzull ne Ny pastaj ne Shkup ky snep drhiekje vetem ater kur tja japin ata kartonin e kuq…
    Sa perse kane te drejt me kritikua Vaseli i cili asht ba dep me sloganin voto burrnisht se vet e maj fjalen dhe se ….. …… ja lejon ati me quajt dikan rrenc joooooooo.
    Besa edhe Nikolla asht si Vaseli barre e tyrp me ken djali Rrok Pjetrit se edhe ky ka ba dam sa kta dy te siper permendurit…

  10. Zoti na ndihmofte te gjithve,pervece atyre qe tradhtojne Shqipetaret dhe Malesine tashe ma shume se dy dekada,shume po flasim e gja s’ po bajme,fjale dhe veper.Z. Franjo eshte i dryshkun dhe i takone kohes se kaluar,nuke i takone shek. 21,dhe jo vetem aji po ka edhe shume te tjere si F.L.mose ti numrojme,por besoje se ka edhe te mire dhe te sinqerte qe si lejojne te punojne edhe na disa here pengojme.

Comments are closed.