PRISHTINË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi sot zyrtarisht Kosovën. Në fjalimin para deputetëve të Kosovës, i cili zgjati mbi 30 minuta, Rama foli për një rrrugë të përbashkët Shqipëri-Kosovë drejt familjes europiane por dhe fillimin e një bashkëqeverisje pa kufij, që do të mbështetet në unifikimin e sistemit arsimor, bashkimit doganor, turizmi të njësuar, përafrim të legjislacionit, por dhe të një Akademie të përbashkët Shkencore.
Në vizitën e parë jashtë shtetit dhe në Kosovë për herë të parë në cilisinë e kryeministrit, Edi Rama u shpreh se se shekulli i ri i shqiptarëve lindi me fatin e bashkimit mes dy vendeve.
“Kufirin mes shteteve tona nuk e shoh si një vijë mes dy shteteve. Kufiri ishte i djeshëm, e ardhmja s’ka kufi”. Me këto fjalë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu drejtua ligjvënësve kosovarë në Kuvendin e Kosovës. Në fjalim e tij para deputetëve Rama u shpreh se shekulli i ri i shqiptarëve lindi me fatin e bashkimit mes dy vendeve.
“Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikes së shtetit amë me shtetin bijë, por për një aleancë strategjike mes të barabartësh. Energji të reja krijuese pavarësisht nga vijat kufitare”- theksoi Rama.
Kryeministri gjatë fjalës së tij ka vlerësuar edhe punën e paraardhësit të tij Sali Berisha për projektin TAP, ndërsa premtoi se do të angazhohet që kjo linjë të kalojë edhe në Kosovë.
“Pune e mirë te paraardhësit tim, Berisha, si pjese e lobit për projektin TAP. Do bëjmë ç’është e mundur që kjo linjë të ketë një degëzim edhe në Kosovë”- premtoi ai.
Gjatë fjalës së tij Rama ka folur edhe për një sistem të përbashkët arsimor, strategji mbarëkombëtare për bujqësinë dhe bashkim doganor mes dy vendeve. /Gazeta Koha/