Shqiptarja Antigona Sejdiu mund te fitoje “Miss World 2013”

Ceremonia e parë e garës për zgjedhjen e Miss World 2013, ka nxjerrë disa nga favoritet të cilat mund të triumfojnë në finalen e 28 shtatorit, e cila mbahet në Bali. Dhe natyrisht bastoret nuk mund të qëndrojnë anash kur bëhet fjalë për një eveniment të tillë, por edhe ato japin vlerësimet dhe nxjerrin kuotat se cila prej mund të ngadhënjej. Dhe në bazë të këtyre vlerësimeve, së paku sa i përket vendeve të Ballkanit, me kuotën më të lartë prin bukuroshja e cila përfaqëson Kosovën, Antigona Sejdiu. Antigona është 19-vjeçe, ndërsa ka lindur në Gjermani, edhe pse tani jeton në Prishtinë.

Ajo konsiderohet si kandidatja kryesore për të rrëmbyer titullin e më të bukurës në botë, duke o pozicionuar e teta në mesin e bukurosheve nga e mbarë bota, por me vlerësime gati të barabarta me 7 bukuroshet tjera që janë para saj. Antigona sipas bastoreve, ka shansat për fitore prej 19:1. Por ajo që është me rëndësi të thuhet, është se Antigona prinë para të gjitha përfaqësueseve të vendeve të Ballkanit.

Kur flitet për përfaqësueset e këtyre vendeve, pas Antigonës më së larti është pozicionuar ajo e Kroacisë, por në vendin e 48-të,, pastaj ajo e Serbisë është në vendin e 61-të, e Malit të Zi e 71-ta, si dhe bukuroshet nga Bosna dhe Maqedonia të cilat janë renditur në pozitën e 87-të, respektivisht në të 88-ën. Kur bëhet fjalë për favoritët, në vend të parë gjendet Rusia, me përfaqësuesen e saj Elmira Abdrazakova, të cilën ndryshe e quajnë “Margaritari i Sibirit”. Pas saj vijnë edhe Nevlet Dion nga India, pastaj vijë misat e Kinës, Filipineve, Kolumbisë, Venezuelës dhe Republikës Dominikane. Se cila prej këtyre bukurosheve do të triumfojë në fund, duhet të presim datën 28 shtator, kur zhvillohet ceremonia kryesore. /Zeri/