Nikollë Camaj: do vërtetojmë se mundemi vetëm
Të punësuarit në KU të Tuzit, kanë filluar punimin e elaboratit të ri që do të tregojnë nëse ata mund të mbijetojë si një komunë e pavarur.
Siç njofton e gazeta ‘’DAN’’ në studimin e ri do të përdorin punimet e studimet të mëhershme, por siç kanë deklaruar nga KU e Tuzit, asnjë të dhënë nga analizat e „Investment and Consulting” nuk do të përdoren për shkak se ato nuk janë të sakta.
Përndryshe, me këtë kompani KU e Tuzit ka ndërprerë kontratën për shkak se komisioni nuk ishte i kënaqur, ndërsa kompania në fjalë përmbushjen e kontratës do ta kërkojnë në gjykatë.
Siç ka deklaruar Nikollë Camaj, anëtar i komisionit të ri, studim i ri do të duhet të përfundojë javën e ardhshme. Kur të punësuarit të përfundojnë studimin komisioni do të mblidhet dhe do të diskutojë rreth të dhënave që do të gjenden në të.
“Siç mund të shihet nga deklaratat e tyre të DPS-it lokal, ata nuk shqetësohen shumë rreth studimit. Kjo është dëshmi se ata ishin në anën e drejtuarave të vet në mënyrë që të fitojnë në kohë dhe të justifikojnë shtyrjen e referendumit. Tani unë shpresoj se kjo do të përfundojë, dhe do të krijohen kushtet për mbajtjen e referendum dhe për të treguar gjendjen reale, e cila dëshmon se komuna e Tuzit ka kushte për vetë-mbajtje”, deklaroi Camaj.
Portali MALESIA.ORG zbulon emrat anëtarëve të komisionit të ri:
- Fadil Kajoshaj – kryetarë i Komisionit
- Frano Lulgjuraj – anëtarë
- Halil Dukoviq – anëtarë
- Smail Çunmulaj – anëtarë
- Enis Gjokaj – anëtarë
- Sabahudin Mustafiq – anëtarë
- Naser Krkanoviq – anëtarë
- Gjergj Camaj – anëtarë
- Nikollë Camaj – anëtarë
- Muhamed Gjokaj – anëtarë
- Ismet Gjokoviq – anëtarë
- Zelko Miliq – anëtarë
- Leonora Camaj – anëtarë