Pse tirani malazez në sofrën shqiptare?

Ditve të fundit në Portalin e Malësia.org, qarkulloj artikulli shokues për të gjithë shqiptarët anë e kënd Globit.

Djukanovic mes te ftuarve special!

Kështu ishte titulli i këti “kumti”, që për herë të parë në historinë e Diasporës Shqiptare një organizatë shqiptaro-amerikane të ketë ftuar një diktator e kriminel ordiner.

Pa patur kurrfar qëllimi të nëvlersohet kontributi i KNSHA-se në Diasporë dhe jashtë saj për të mirën e Vendlindjes, duke qenë në dijeni për aktivitetet e ndryshme dhe për ndamjen e çmimeve në përvjetore të ndryshme personaliteteve të shquara shqiptare dhe euro-amerikane që kontribuan në çështjen shqiptare nëpërgjithsi, shqiptarët kudo që janë shprehin indinjatë të thellë për këtë akt të pakordinuem, provokues dhe të paprcedent.

Kur Nikollas Cage kishte vizitua Shqiprin në vitin 2002-2003 Richard Lukaj kryetar i KNSHA-se me 25 shoqata dhe organizata të Diasporës bashkë me institucjonet fetare shqiptare kishin protestue te Sekretari i Shtetit Amerikan Cohen Povell për tentativat e veprimet e ekspansionit grek në Shqiperi. Befasisht e konceptojmë këtë akt të pashembullt tuajin, kur në agjendën e KNASH-it ishin edhe të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe kerkesat për Komunën e Malësisë-Tuz, ku me 7 Prill 2010 kishit dërgua letër Ambasadorit të Malit të Zi në Washington DC. z.Miodrag Vlahovic për restaurimin e Komunës së Tuzit.

E nderuara kryesi e KNSHA-it sikurse jeni në dijeni gjendja e shqiptarëve nën Mal të Zi për çdo vjet vjen e keqsohet, Mali i Zi është një shtet anarkist pa parë kurr dritën e demokracis, pushteti aktual (tash 20 vite) po diskriminion shqiptarët në çdo fushë të jetës pa lanë anash as varfërinë që ka kaplue të gjitha trevat e banuara me shqiptarë. Shqiptarët e punsuar janë vetëm ata që punojnë për partinë në pushtet ose ata që detyrohen ti japin voten pushtetit, pronat private të zotruesëve shqiptare po grabiten me dhunë në të gjitha trevat shqiptare, struktura demografike shqiptare në Malësinë e Madhe po merr fatin e Plavë Gucisë e po vjen e zvoglohet dita me ditë duke u balancue me popullaten ardhacake boshnjake.

Komuna e Malësisë që ju e patët kërkue e që asnjëherë nuk zbriti nga tavolina e premtimit mbeti peng aty, duke pritur elaboratin e saj zhgënjyes misterioz, e mos të flasim për të drejtën e saj(Komunës) pa referendum, që ka gjasa në nuk do ta mbipopullojmë. Partite politike shqiptare të shumta që janë shkapërderdhë, një pjesë e vogël mbeti besnike e elektoratit të vetë por e vetmuar, pjesa tjetër e perçarë, kurse pjesa tjetër e mbytur verbërisht te pushteti pa kërkue kurfarë kushtesh për vegjlin e vetë vetëm me rrasë kokën brenda.

Populli nga skami ra në pesimizëm dhe mjerim, nga papunsia mezi nxierr kafshatën e gojës, një pjesë e mirë e saj arrinjnë të mbijetojnë nga te afermit e vete ne megrim si dhe nga ndihmat humanitare të

bujarisë së diaspors. Intelektualët dhe kritiket kapercejnë kufijt etnik të intelegjences shqiptare thue se janë në një etapë tranzitore, zhyten në botën e mendimeve të shkenctarëve e dijetarve të mëdhenj botror e harrojnë se janë nën sundimin e maniakëve të pa emancipuar pitekantrop malazes. Gazetarët shurdhmemec po thuaj se janë të padukshëm dhe nuk ekzistojnë fare që të qajnë hallin e miletit të vetë, një pjesë merren me shkrime dhe ngjarjet e të së shkuarës komuniste ku me sukses nxierrin vehten në pah tek një pjesë e intelegjencës lokale, pjesa tjetër me harmoni i shërben pushtetit që siç thotë proverbi popullor “kce majmun si don zotnia”.

Ali Podrimja i madh shprehej se “gazetarët duhen të jenë ajka e popullit që ata mos ti kapi gjumi i robërisë, kurse gazetarët e këqinj janë servilët dhe pocavrra e pushtetit”.

Media private, TV Boin dhe Portali Malesia org. japin kontributin e vetë maksimal brenda mundesive të veta. Rinia e bukur dhe e shëndoshe e zhgënjuer nga politikat e ndryshme nuk pret ndonjë (rr)evolucion shpëtues, pa parë asnjë tjetër shpresë përveç “Shqipërinë Natyrale” të Koco Danes, që sot për sot si po ecin politikat shqiptare është një fantazi e parealizuar utopiste.

Shqiptarët atje janë të gjunzuar dhe gati janë para aktit të kryer, në 10 vitet e fundit nuk kapas asnjë protestë apo demonstratë që të shpehi ankesat apo kërkesat e këti populli të vuajtur, veçmas të asaj në vitin 2007 në Podgoricë të organizuar nga familjarët të ardhur nga Amerika e të burgosurve politik, në shenjë përkrahje të kësaj proteste guxuen të solidarizohen vetëm nja 20 malësor vendas.

Edhe akcioni famkeq “Fluturimi i Shqiponjes” i vitit 2006 ku ishin dënuar 18 shqiptarë të pafajshëm ishte me prapavijë politike që ja kishte ndreq yrrnekun partia në pushtet se si me shastisë, frigue e gjunzue shqiptarët e këtyre anëve dhe Diasporën Malsore që ishte edhe bajraktari i çështjes shqiptare, pa pas kurrfar preteksi dhe jashtë çdo rregullave të konventave ndërkombëtare policia speciale malazeze e armatosur deri në dhëmb ndëmori një ekspeditë të dhunshme, hynë nëpër shtëpija të malësorve, rrahën e torturuen gra, pleq e fëmijë, burgosen malësore të pafajshëm nga të gjitha trevat e Malësisë si dhe mergimtarë nga Amerika që kishin shkua me vizitua të afërmit e tyre në vendlindje. Ata u rrahën, torturuan dhe masakruan për së gjalli në qelitë e stacionit të policisë, duke i sharë e poshtruar me fjalët më banale dhe në fund duke i quajtur edhe terrorist, nga vetë presidenti Vujanoviq bashkë me këtë të ftuarin tuaj special Millo Gjukanoviq, që aso kohe bëri rrokadë mashtruese për hesape të veta kontrabandiste, për krime që kishte bërë në fundvitet 80-ta në konteks të afertave korruptuese, të tregtisë ilegale me cigare në Itali dhe të privatizimeve jotransparente.

Për këta patriotë të pafajshëm të dënuar politik të”demokracisë malazeze” që po dergjeshin në burgun malazez, ne këtu në SHBA Malsorët e Malesisë së Madhe organizuam demonstrata në New York dhe Washington DC dhe bënë protesta edhe para Ambasadës malazeze por nuk patëm përkrahje nga mërgata shqiptare megjithse ne e meritonim më shumë se askush tjetër, të vetmit përkrahës kishim disa aktivistë të vjetër patriot që mund ti numronim në gishta të dorës që ngrehën zërin për këta malsorë të ndershëm e patriot që po vuanin dënimin nën torturë të shkjaut të çfrenuar në burgun famkeq të Spuzhit aty ku kishin vuajtur dënimet edhe baballarët e tyre në shekullin e kaluar.

Malsorët e Amerikës asnjëher nuk kërkuan nga KNSHA-i, as nuk u ankuen se nuk u gjinde ndonjë vend për dekorim të ndonjë veprimtari tonë të madh të Diasporës, pa dashtë me hi në këtë dilemë dua vetëm

të theksoj se Malsorët çdo herë ishin barra e rënde e shqiptarizmit, ata kurr për këtë tokë shqiptare nuk iu gjunzuen asnjë armikut por sakrifikuan gjithcka per ATDHE qëndruan, ranë dhe u vrane e gjithëherë u ngjitën lart dhe mbetën KESHTJELLA E SHQIPTARISE. Malsorët të tillë ishin edhe në Amerikë duke i dalë Zot çështjes Shqiptare, dhe asaj Kosovare që në vitin 1968 dhe nga ajo ditë që këmba e tyre shkeli në këtë tokë të premtuar.

Malsorët e shkolluar inteletual, aktivist e patriot prekën dyert e Kongresit Amerikan para 3 dekadave, ata sollën në skenë zëdhënesit e çështjes shqiptare Senatorin Robert Dole, Alfonce Domato dhe komgresmenin Joseph Dioguardin e të tjerë. Nuk duhet harrua se rezolutat e viteve 80-ta në Kongresin Amerikan për Kosovën ishin pjesë e fort e kontributit të malsorëve, pastaj organizimi në vitet 70-ta e 80-ta malesorët ishin kryesorët ata që organizonin demonstrata për të drejta të kosovarëve, edhe pse këtu kishte pak kosovarë e më pak ata qe merrnin pjesë në to, zeri i malsorve në Washington e New York kurr nuk mungonte për të drejta të shqipetareve e as atëherë kur Washingtoni dhe New York-u mbushej me shqiptarë protestues në vitet 90-ta kur Kosova lahej në gjak e dajak nga policia dhe ushtria e Millosheviqit.

Malsoret sollën në Amerikë për të parën herë Dr. Ibrahim Rugovën në Simpoziumin e Pjetër Bogdanit në vitin 1989 në përkujtim të 300 vjetorit të vdekjes së tij që u organizua në Fordham University nga intelektualët malsorë dhe Kisha Katolike Zoja e Shkodrës. Malsorët ishin ata mbështets të fort të Ligës Qytetare të Joseph Dioguardit, Tom Lantos dhe Benjamin Gilman për Dëshmin në Kongresin Amerikan të delegacionit kosovar të kryesuar nga Dr Ibrahim Rugova.

Gjatë luftës së Kosovës malsorët e New York-ut dhe Detroit-it ndihmuan UCK-në dhe Fondin “Vendlindja Thërret” me afro 1 milon dollarë, vetëm në një tubim në lokalet e Kishë së “Shën Palit” malsorët e Detroitit kontribuan me mbi 300 mije dollar, pa përmendur këtu edhe mjete tjera të natyrës së artit ushtarak. Veçmas këtyre malsorët kontribuan në Fondin “Vendlindja Thërret”edhe nëpermes shoqatës atdhetare të New York-ut “Dedë Gjo Luli” dhe “Fondit Humanitar Malësia” që nuk u shterrën kurr për çështjen shqiptare e bashkë me to edhe shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti. Nuk duhet harrue sa vullnetarët e”Batalonit të Atlantikut” e as djemt e ri malsorë që u rreshtuan në këtë formacion, që mësynë me lanë kryet në frontin e luftës duke iu bashkangjitur aradhave te Ushtrisë çlirimtare të Kosovës për me çlirua nga barbaria sërbe këtë krahinë të vuajtur shqiptare me anë të trimërisë dhe tytave të pushkës.

Eshtë tepër e pakuptueshme ka erdhi tani ky justifikim ndaj qeverisë Malazeze, kur situata në teren nuk mori ndonje kahje permërsimi por është me denigruese se vitet e shkuara, çka është kjo indiference e joshje kur raportet ndërkombëtare paraqesin situatën e zymtë e të përkeqsuar të të drejtave njerzore e pakicave shqiptare në Mal të Zi.

Puna e intelegjencës suaj rezulton në raporte, as padituria e megalomania nuk zënë vend tek ju, shtrohet pyetja pse Drejtoria e kesaj organizate mori vendim kaq të papergjëgjshem në dëm të shqiptarve. O Zot a mos thue se ndonjë femiju të mitur dhe vobekt nuk do ti shkonte mendja se politikat malazeze me dredhi (si gjithëherë) duan të përdorin dhe ta shtien në grusht Diasporën Shqiptare nëpërmes organizatës të KNSHA-shit e të dalin para “Bashkësisë Europiane” me “rekord” se shqiptarët

gëzojnë të gjitha të drejtat në Male të Zi dhe se edhe Diaspora Shqipetare 1 miloneshe në SHBA na fton e dekoron për këtë punë se sa mirë po i bëjmë hysmet këtij populli autokton në treva të veta.

Jo vellazër të nderuar ju nuk do të duheshit të ishit ata qe ti hapni rrugën Malit të Zi dhe Kriminelit Gjukanoviq për në antarsimin në Bashksinë Europiane, kjo do të ishte një çmenduri e paparë ndonjë herë në Arenen Shqiptare, edhe sot mbeti njollë e zezë në Historinë Shqiptare takimi i Nanos me Millosheviqin në Kretë në kohën kur Kosova shkelej nga okupatorët sërb, edhepse ky takim sporadik ishte i përfaqësive diplomatike të ballkanit.

Po a jeni në dijeni more zotrinj të drejtorise së KNSHA-it se nuk keni tager as autoritet moral as kombëtar të merreni me këtë çështje pa dijeninë e pjesës së Diasporës nga trevat shqiptare nën Mal të Zi që komunikojnë përditshmërisht me familjet, ngjarjet dhe hallet me vendlindjen e tyre, po a dini se po shkelni mbi gjakun e baballarëve tonë që u flijuen nëpër shekuj duke luftua për ato troje të shenjta nëpër malet e Shqiprisë duke mbrojtë këto treva , popullin nderin dhe besën shqiptare nga invazionet e huaja Turko-Sllave.

Po a jeni në dijeni zotrinj se në ato troje të okupuara nga malazezët u vunë bazat dhe themelet e krijimit të shtetit shqiptar, në Greçe të Malësisë u përpilua Projekt Kushtetuta e parë e Autonomise së Shqiperisë “Memorandumi i Greçës”, kurse pas 500 vjetve roberie osmane valoj i lirë flamuri ynë, shkaba dy krenare Kastriotiane në Maje të Deçiqit Legjendar falë lekeve malsore dhe fatosit të maleve Dedë Gjo’ Luli.

Mali i Zi aktualisht është vend kandidat për Bashkimin Europjan, e po synon të marrë miratimin në New York nga Diaspora Shqiptare, por në duhet ti bëhemi prita dhe istikami i këtij antarsimi në Bashksinë Europjane e jo ti shpërndajmë çmime e dekorata zoteri të KNSHA-it, vuajtjet, skllavëria e djeshit dhe robëria e sodit nuk na lejojn që ti miratojmë këto pazardhëqe në kurriz të popullit tonë të vuajtur shqiptar.

Sipas raporteve të Bashkimit Europjan Mali i Zi ka probleme mjaft me të drejtat e njeriut, të pakicave dhe margjinalizimin e grupeve te caktuara. Në një raport të qendrës për të drejtat e njeriut CEDEM (Center for Democracy and Human Rights) një organizatë jo fitimprurëse, në një studim të quajtur “Distanca Etnike” nxierr në pah një realitet diskriminues për shqiptarët e Malit të Zi.

Sipas një ankete të kësaj organizate del se në shkallën e diskriminimit malazezet të pyetur se kend nuk do të dëshironin të kenë komshi të parë ata përveç homoseksualeve, shqiptarët i rradhisin në vend të parë, kurse në pyetje për gjuhën shqipe malazezët thonë se nuk duan qe të mësojne ketë gjuhë, kurse ata që e dinë nuk duan as ta flasin.

Anketa e re e “Distancës Etnike” zbulon se shqiptarët në Mal të Zi kan urrejtje mes veti, ndërsa ata nuk i urrejnë malazezët dhe janë populli më tolerant ndaj të tjerëve.

Sipas kësaj anketë Qeveria e Malit të Zi ka grabite mbi 450 prona të shqipëtarve që nga Valdanosi në Ulqin deri ne Tuz , Plave Guci e deri në Rozhajë.

Një befasi të re na sjellë sondazhi i CEDEM-it së lista shqiptare në zgjedhjet e fundit nuk kalojë pragun prej 0.7%, që tregon se faktori politik shqipëtarë është kompletisht i çthururë brenda përbrena nga vetë politikat e pushtetit malazias.

Logjika e kësaj ankete të një organizate me renome botërore sikurse është CEDEM konkludon se këtu kemi emocione të përziera etnike në mesë të popullit dhe pushtetit malazias dhe të shqipëtarve, të cilët anketa qarte i paraqet të dikriminuar e të dhunuar nga pushteti “demokratik”malazias.

Anketa tutje na paraqet se malazezët urrejne me pasion shqiptarët, gjë e cila është e logjikshime se ky popull në demokraci nuk ka ndryshuare fare metodikën e politikës gjenocidiale shekullore të paraardhesëve të tyre Petroviqjan, që xhbinë qytete, popullsi e kultura shqiptare shekuj e shekuj me rradhë.

Ndërsa tek shqiptarët ndodhë e kunderta dhe më shume budallake e semurë sesa e cuditshme, në vend se vuajtjet strërshekullore ti kenë lodhë e molisë ketë popull nga robëria, e të gëzohemi se na ka ardhë drita e lirisë dhe “vullneti i popullit në demokraci”, ata kthehen në dashuri për armikun zaptues dhe nuk e urrejne fare, (kështu thotë raporti), thue se keta janë shënjetorë, por për “dreq” këtë dashuri nuk e kanë ndër vedi vëllazerisht por për armikun që përdite i cukate në kokë si kostari kosen.

Krimineli famekeq serb R. Karaxhiq në librin e ti “Ima Cuda Nema Cuda” Shprehet: “Robërit duhet gjunzue me torture as sa vërtetë ata të kthehen në dashuri per ne.”

Ndoshta kjo lakmi na është pjekë në koke duke na imponue armiku se janë fortë ma të zotët dhe më të qytetëruar seç jemi ne, ndoshta kjo do te vlente sikur ne të ishim robërit e anglezëve apo francezëve qe i ka prek qytetërimi modern ma se njëmijë vite.

Që nga Konstitucioni i Turqisë të viti 1908 dhe deri në fillim të luftës ballkanike, për këto katër vite Mali i Zi kishte vetëm një shtypshkronjë dhe një fletore qeveritare politike, pa asnjë shkollë të mbajtur nga të hollat e popullit, kurse në Shqipëri ishin 7 shtypshkronja, 25 fletore politike një Shkolle Normale, 32 shkolla fillore të gjitha te ndryshme dhe të gjitha të mbajtura dhe furnizuara nga parat e popullit shqipëtar.

Intelegjenca dhe edukata sllavo-malazeze asnjëhere në historin e vetë nuk ka qenë e ngritur, por edhe sot renditet në kategorinë më ultë të Botës. Sipas U.S. New World Best University, “Universiteti i Podgorices” renditet “Wold Ranking list” ne 27 mijtin ne botë.

Demokracia është një hapesirë e pakufizueshime e lirisë dhe të drejtave të njeriut, zgjedhjet duhen të jene të lira, pa tregti, trysni apo maltretime, populli duhet të jetoj në hare dhe të gëzoje liritë e barabarta qytetare. Pakicat dhe populli autokton kanë të drejta speciale dhe trajtohen conform standardeve të bashksisë ndërkombtare.

“Demokracia Malazeze” e Gjukanoviqit që cdo herë i keqëperdori shqiptarët për interesa të veta, duke ditur se shqipëtarët nuk janë të rrezikshem dhe knaqen me pak, në vend se tu jap të drejtat e veta nacionale brenda shtetit të tij, aj kundër kësaj rrace autoktone etnike vendosi të perdori ekspedita

ndëshkimore ekspancioniste dhe skllavëri deri në asimilimin dhe zhdukje totale karshi apo në mes të dy shteteve shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës.

Ftesa dhe dekorimi nga ana juaj e Gjukanoviqit me garniturë të tij është vëtevrasje për Diasporën Shqiptare, që xixellon si margaritare në Samitet e larta shqiptare, që është Krenaria e Kombit Shqiptar dhe mbeti kryelartë e superstrukturore në mbrojte të Atdheut që nga koha e Fan Nolit në fillim të Shek. XX e deri në ditët e sodit, kjo është shkelje flagrante e dijes dhe djersës së mergimtareve që dhanë gjithka patën gjithe jetën e tyre që të shpëtojnë ato troje nga skllavëria shekullore sllave.

Ftesa dhe dekorimi nga ana juaj e Gjukanoviqit me garniture të tij na preke thellë në zemrat tona të plagosura për vuajtjet e popullit tone nëpër shekuj, e sot ende te robëruar, por nuk na prishe imazhin tone patriotik, vetëm do te preki direkt në vulën tuaj që humbi torruan në oborr të vetë dhe do të mbetet njolle e zeze e vulgare e historikut tuaj në Diasporën Shqiptare.

Ndonse për ju Gjukanoviq është një personalitet i shquar, për në Diasporën dhe gjithë popullin shqiptar është nje kontrabandist, kriminel lufte, dhe një klysh i Millosheviqit që u rritë nën sjetullat e tija, është edhe Tirani i fundit i Ballkanit që mban popullin tone ne robëri.

Gjon Gjokaj, New York