Pas kongresit të Berlinit (1878) Pushtuesi Otoman i dobsuar, per të shpëtuar vetvehten kishte “vendosur” tu bejnë qjefin disa fuqive të Medha të Europes plakë , madje shpesh edhe jashtë vendimeve famëkëqia të ketij kongresi.. Lëshimet e Turqisë (konformë deshirave kryesisht të Rusisë si fituese e luftes kundër perandorisë Otomane) kerkonin të knaqnin grykesinë e pafundme të sllavëve të Ballkanit , Serbisë e Malit Zi ,duke u “falur” troje nga më shqiptaret e Shqiperisë Etnike ,ku ketë “fatë” të keq më së shumti e kishte Malesia e Madhe , e cila gjithnjë kishte qenë e gatshme të mbrojë trojet e veta me PENDË E PUSHKË…. Pikrisht një nga keto kohë të veshtira tregon edhe protesta e 21 shtatorit të vitit 1879,që krenët e Hotit e Grudes (si palca atdhetare e Malësisë e Shqiptarisë) ,me shumë diplomaci ju a drejtojnë fuqive Europiane që kishin besim në drejtesinë e tyre ,(por edhe ndonjerës që ende shikonte me “gjyslyqe” sllavo-ortodokse). Protesta ishte vijim i qendresës diplomatike të mbeshtetur në programin kombëtarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , ku kishin perfaqësuesit e tyre edhe Hoti e Gruda…
Siç dihet nga dokumentet e asaj kohe kongresi i Berlinit ishte detyruar të “miratonte” dhenien e Plaves e Gucisë Malit Zi dhe jo Hotin e Gruden, të cilat me ketë rast ishte e gatshme ti shkëmbente perandoria Otomane , e cila nuk e kishte ndjerë krurrë vehten sunduese të vertet as në Hot as në Grudë…
Ne në nderim e perkujtim të ketij akti diplomatik që 134 vite më parë , shprehte qartë urtësinë , trimërinë ,atdhedashurinë dhe besimin te Europa (perendimore..), menduam ta rikujtojmë duke e “rishkruar” si më poshtë …:
SHKODER , 21 SHTATOR 1879
PROTESTË E KREREVE TË KRAHINAVE TË HOTIT DHE GRUDES
DREJTUAR FUQIVE TË MEDHA,KUNDER PERPJEKJEVE PER LESHIMIN QOFTË EDHE TË NJË PELLEMBË TOKË SHQIPTARE MALIT ZI…:
“…Të nenshkruerit krerë të Hotit dhe të Grudes kanë nderin tju parashtrojnë per vleresim nga ana juaj, faktet që vijojnë : Meqense komisioni europian i ngarkuar per caktimin e kufirit me Malin e Zi ,kur erdhi në kodrat e Shipshanikut dhe të Vranines , pyeti banoret e kesajë treve mbi deshirat e tyre ,të nenshkruarit ishin të bindur që pergjigjja e tyre ishte marrë parasyshë. Me keqardhjen më të madhe mesuam sot se me kerkesen e malazezve ,vija e kufirit do ëe kalojë pranë Pulo-Grudës ,duke i lenë Malit Zi Kodrat e Vranines. Gjithë Bota e di dhe provon në menyre të qartë që ,as banoret e Potgorices ,dhe as ata perreth saje ,nuk zoterojnë as më të voglen ngaster toke që nga Pulo-Gruda ,në Kishen e Shenkollit ,te mulliri i Haxhi Myftarit ,që ndodhet pranë ures së vjeter të Cemit dhe deri në kodren e Bojshimes dhe që i gjithë teritori që ndodhet në ketë anë të vijes së permendur është pronë ekskluzive e fiseve të Hotit dhe të Grudes. Kongresi i Berlinit ka vendosur që vija e kufirit në fushë do të kaloje nga vendqendresa e Plavnices ,duke u drejtuar te Hani i Kakarriqit ,që ndodhet mbi Dinoshë ,dhe duke i lënë Turqisë (kupto Shqiperisë së pushtuar) gjithë teritorin e Grudes ; kjo na është dekleruar disa herë në formë të prerë si nga autoritetë perandorake ,ashtu edhe nga perfaqesuesit e fuqive të huaja me seli në Shkoder. Të nëshkruarit , duke pasur besim në shpirtin e drejtesisë që ju karakterizon ,shpresojmë në mënyrë të patundur që perpjekjet tuaja do të bejnë që Komisioni Europian të marrë per bazë ,ashtu siç e shpresojmë traktatin e Berlinit , pa lejuar që të behet as më i vogli ndryshim ,sepse është e pa kundershtueshme që asnjë banor i ketyre viseve ,sikunder edhe të nënshkruarit …nuk mund të pranojnë të kalojnë në sundimin e Malit Zi.
Në qoftë se fatkeqsisht fjalet që janë perhapur dhe që po pezmatojnë shpirterat e banorve të Hotit dhe të Grudes do të vertetohen, dhe se qoftë edhe pjesa më e vogel e teritorit të sipershenuar do tju hiqej në perfitim të Malit Zi , atëherë të drejtat tona më të shenjta do të shkeleshin me kembë ,dhe qenia e jonë do të rrezikohej , sepse në Hot e sidomos në Grudë ,nuk do të mbeteshin më ,veçse male shkembore dhe të thata. Ky akt padrejtesie do të denonte me mergim banoret e ketyre dy fiseve ,kreret e të cileve janë të nenshkruarit. Pasoja e pashmangeshme të ketij vendimi do të na detyronte të benim një qendresë deri në vdekje se sa të leshonim qoftë edhe një cop të Atdheut tonë të dashur. Prandaj të nëshkruarit kanë nderin t’ju drejtohen juve juve zoti konsull (konsuj…) ,duke ju lutur të ndëhyni , me qellim që kufiri të caktohet në perputhje me traktatin e Berlinit dhe me sigurimet e prera që ju janë dhënë dikur ;
Të nenshkruarit kanë nderin të jenë : Bjraktari i Rapshes Ahmet , Dedë Gjon Luli , Nikollë Mirash Hasanaj , Ujkë Miculi , Stak Preçi , Mal Gjoka , Ahmet Dino ,Mustaf Ujka , Mark Sula , Fran Haxhi , Dakë Pulaki , Mal Marku ,Nikë Ujk Preçi ,Pjeter Nika , Bajraktari i Grudes Smajl Martini ,Baca Kurti , Shaban Smaku , Dedë Miraku ,Dush Prela ,Sokol Baci , Haxhi Gashi , Halil Qafa , Tafil Kurti , Shul Uci , Zek Alia dhe Beqir Osmani .” ( Vlen të shenohet se bajraktari i Hotit Çun Mulen në atë kohë gjindej ne Prizren )…
Protesta u dorzohet konsujve të Frances , Anglisë , Austro-Hungarisë dhe Italise me rezidencë në konsullatat perkatese në Shkoder..( kjo është edhe aresyeja që në kokë të ptotestes shkruhet Shkoder…
Ne per ta berë me të lehte leximin e nenshkruesve të protestes i shenuam emrat pa titujt koçobash që u vihen thuajse të gjithë nënshkruesve…gjë që nuk cenon vlerat e atyre burrave që në ato ditë të veshtira si gjithnjë diten tu dalin zot trojeve të Malesisë Madhe e Shqiperisë , së pari në rrugë diplomatike , e pastaj me “Zanatin” e të parve tyre , me armë në dorë…
M. Madhe me 21 shtator 2013
Referenca : Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 – 1912 , si dhe dokumentet ku janë marrur per tu permbledhur si më siper :
– AMAE ,CPC ,Konsullata e Frances në Shkoder vëll. 21 ,fl.350r-351v.
Shtocë e letres nr.18…perkthyer nga varianti frengjisht..
-PAAA ,Turqia 129 ,vëll.II ; Aktet e kongresit të Berlinit ,II, 1878 ,dok. nr.33 …
